Author: tirana

Ish -ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shkuar Drejtorinë e Policisë së Tiranës së bashku me avokatin e tij Maks Haxhia pasi mësuan vendimin e Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili e dënoi me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre dhe lidhje me grupin kriminal të Habilajve. “Balkanweb” publikoi foton e fundit të ish-ministrit socialist me avokatin e tij në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Pas mbylljes së procedurave formale. ai do t’i drejtohet burgut 313, ku do të kryejë dënimin e dhënë sot nga Apeli i GJKKO.

Read More

Saimir Tahiri ka përfunduar në burg. Media ka siguruar momentin kur ish-ministri i Brendshëm, del nga dera e pasme e godinës së SPAK ku ndodhet GJKKO dhe pritet të dërgohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, për tu transferuar më tej në dhomat e paraburgimit tek 313. Pas një seance maratonë ditën e sotme, Gjykata e ka dënuar Tahirin me 5 vite burg me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ndërkohë duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, Tahiri do të duhet të vuaj 3 vite e 4 muaj burgim. Ish ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017,…

Read More

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci komentuar vendimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili u dënua nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit. Vendimi final për ish-ministrin është 3 vite e 4 muaj burg. Beci ka deklaruar se gjykata të gjitha veprimet i ka kualifikuar si shpërdorim detyre. Mosaplikimi i nenit 59 për Tahirin sipas Becit është i drejtë. “Gjykata e lartë do të gjykojë mbi shkelje proceduriale. Ne dëgjuam nga gjykata se të gjitha veprimet…

Read More

Gazetari investigativ, Artan Hoxha iu është bashkuar reagimeve të shumta që solli dënimi i ish-ministrit Saimir Tahiri. Në një mesazh në Facebook, Hoxha thekson se Tahiri u bë kokë turku. Postimi i plotë: Maks Haxhia, avokati i Tahirit: “Visi, çoji dy paketa…” Tahiri besoi shume, se do t’i shpetonte pikerisht kesaj fjalie, thene nga avokati i tij tek dera e gjykates. Por nuk ja doli… Padiskutim qe Saimir Tahiri, si ministri i brendshem me jetegjate i 32 viteve te postkomunizmit, di shume per ATA dhe ATË atje larte.. Si ish-minister i brendshem dhe si krahu i djathte i kryeministrit ne…

Read More

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski shprehu habinë e tij për faktin që Lionel Messi nuk e votoi për çmimin si lojtari më i mirë i FIFA-s. Sulmuesi argjentinas deklaroi në ceremoninë e Topit të Artë se Lewandowski e meritonte këtë trofe, megjithatë Messi votoi shokët e tij të skuadrës të PSG si Neymar dhe Mbappe dhe sulmuesin e Real Madrid, Karim Benzema, për çmimin për lojtarin më të mirë të FIFA-s. “Është e vështirë për mua të lidhem me të”, tha Lewandowski për Pilka Nozna. “Unë votova për Messin sepse e vlerësoj për atë që bëri në vitin 2021.…

Read More

Ulen shifrat e infektimeve me COVID-19. 931 të infektuar dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit në vend. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të…

Read More

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja të vendosura nga Republika e Kosovës për hyrjet në vend. Njoftimi ➡️ Duke filluar prej datës 5 shkurt, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme: 1. Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë me dy doza ose me një dozë të vaksinës Johnson & Johnson, që nuk ka kaluar më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës së fundit; 2. Certifikatën e vaksinimit me një dozë e shoqëruar me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër…

Read More

Dënimi i Saimir Tahirit me burg ka tronditur shumë politikanë. Kështu u shpreh në ‘Kontrast’ analisti Lorenc Vangjeli, i cili nuk përjashtoi mundësinë që si ish-ministri, Tahiri të ketë shumë materiale kompromentuese për një pjesë të politikës. Ai tha se vetë Tahiri tashmë është në një pozicion delikat teksa shtoi se dilema e vetme është nëse ish-ministri do t’i përdorë këto materiale apo jo.“Po, zoti Tahiri ka materiale të cilat nëse do të dilnin në dritë do të trishtonin shumë të majtë dhe të djathtë, emra të njohur të politikës shqiptare. Dilema është nëse do t’i përdorë Saimir Tahiri këto materiale.…

Read More

GJKKO la sot në futi vendimin për ish drejtuesin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre. Ai akuzohet nga gjykata se ka mbajtur lidhje me Moisi Habilajn dhe ka ndërhyrë në policinë Vlorë që drejtonte që të mos pengohej aktiviteti i kultivimit të kanabisit. Ky vendim i GJKKO do të apelohet nga avokati i Jaeld Çelës, Genti Rumano, i cili tha se vendimi ishte i padrejtë dhe pa përmbajtje. “Që nga momenti i parë i hetimit për këtë çështje tre gjëra duhet të merren në konsideratë për këtë proces; 1.…

Read More

Pas dënimit me burg nga Apeli i GJKKO, Saimir Tahirit i janë vënë prangat dhe është dërguar në Drejtorinë e Policisë. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia, ndërsa më pas pritet që Tahiri të transferohet në burgun 313 në Tiranë. Maks Haxhia pas dhënies së vendimit ka kërkuar edhe dy paketa cigare për klientin e tij. “Për Saimirin kërkova dy paketa cigare” tha Maks Haxhia.

Read More

Ideja për të cilën po punon Liga e Serisë A është ajo që ta luajë turneun në një strukturë në SHBA, që mund t’i lejojë 20 skuadrat të jetojnë dhe të luajnë, dhe të stërviten, në të njëjtin vend. Pak a shumë e njëjta gjë që është bërë me ‘flluskën’ e NBA në 2020-ën. Andrea Butti, përgjegjës i kompeticioneve dhe operacioneve të Serisë A, ka shpjeguar për Tuttomercatoweb.com: “Në atë kohë kemi qenë në kontakt direkt me kampionatin amerikan të basketbollit. NBA ka marrë më të mirën e protokolleve të ndryshëm, ne kemi qenë ajo që është studiuar më shumë.…

Read More

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar mbi vendimin e gjykatës për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Teksa e cilësoi vendimin për Saimir Tahirin një drejtësi të vonuar, ajo tha se ideatori dhe urdhëruesi i kanabizimit të Shqipërisë është Edi Rama. Po ashtu Kryemadhi tha se nuk ndjehet mirë për asnjë shqiptar qe dënohet megjithëse theksoi se kanabizimi i vendit ishte një nga pikat që solli dhe ndarjen e LSI me PS. ‘Mendoj që sot për mediat dhe ndoshta dhe për klasën politike mund të jetë shumë interesant lajmi për dënimin e zotit Tahiri. Sigurisht vjen një dënim…

Read More