Author: tirana

Këtë fundjavë në vend do të ketë pjesërisht qarkullim të masave të paqëndrueshme. Si pasojë do të ketë mot me vranësira dhe kthjellime por që prej mesditës së të shtunës e deri mëngjesin e së dielës do të pasohen nga reshje shiu në veri e lokalisht në qendër si dhe flokë dëbore në alpe. Era do të fryjë nga juglindja e verilindja e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë

Read More

Polica dha detaje për makinën e djegur në Krrabë brenda së cilës është gjetur një trup i pajetë ende i paidentifikuar. “Më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Krrabë, në rrethana ende të paqarta ka marrë flakë një automjet tip “Volkswagen”, ku në brendësi të mjetit ka një person të pajetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit të pajetë” – raporton policia.

Read More

Pas 5 vjetësh betejë ligjore, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënuar me 5 vjet heqje lirie nga apeli i GJKKO. Kryesuesi i trupës ishte Engert Pëllumbi me anëtarë Igerta Hysin dhe Florian Kalanë. Megjithëse prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara u qëndruan akuzave për trafik narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal, trupi gjykues vendosi të lërë në fuqi vendimin e shtatorit 2019 të ish-Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, që e dënoi Tahirin me 5 vjet heqje lirie për shpërdorim detyre, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua me 3.4 vjet. Ndryshe…

Read More

Përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 25 prillit, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pasur si synim që të fitonte një mandat të dytë në krye të shtetit dhe më pas t’u futej rrugës së diplomacisë. Planet që kishte para zgjedhjeve Meta i tregoi në një intervistë në A2CNN ndërsa shtoi se nuk është aspak i shqetësuar për përfundimin që do të ketë procesi i shkarkimit, i iniciuar nga mazhoranca. “Që pas 25 prillit, mezi pres 24 korrikun. Më herët, unë kisha një plan tjetër. Kisha në plan për një mandat të dytë si president dhe pastaj të largohesha nga politika,…

Read More

Prej 6 orësh banorët e Njësisë Administrative në Levan, Fier janë pa energji elektrike. Energjia elektrike është ndërprerë prej orës 15:00. Nuk është hera e parë që banorët e Levanit ndodhen para një situate të tillë, pasi herë pas here në këtë zonë ikën energjia. Burime nga OSHEE bënë me dije se ndërprerja e energjisë është bërë për shkak të një defekti. Kohëzgjatja e defektit sipas OSHEE-së, është për faktin të fiderit që është i gjatë.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka thënë gjatë një interviste televizive tha se ndjen zero shqetësim për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për një shkarkim të tijin. Kreu i Shtetit ka thënë se shkarkimi nga ana e Parlamentit nuk ka ndodhur për shkak të shkeljes së Kushtetutës, por për shkak se ai ka mbrojtur sovranitetin e Shqipërisë ndaj armiqve. Pjesë nga intervista: Gazetarja: Ju keni një përballje me Parlamentin në Gjykatën Kushtetuese dhe ne presim që të hënën të vijojë seanca e nisur. Presidenti META: Ka tri vite me hetime, me procese farsë, që mbështeten me nenin që nuk ekziston më në Kushtetutën…

Read More

E komentuar jo vetëm për karrierën në modeling, por edhe për shkak të marrëdhënies së saj me Mauro Icardin. E kemi fjalën për Wanda Narën, e cila sa herë poston ndonjë foto në rrjete sociale bëhet kryefjalë në mediat rozë. Së fundmi, Wanda ka ndarë me 10.2 milionë ndjekësit imazh ku shfaqet duke u ushtruar me gira dhe veshur me dekolte. Sigurisht nuk mund të mungonin komentet e fansave, të mahnitur nga linjat trupore të partneres së futbollistit të famshëm, Mauro Icardi.

Read More

Dënimi me 3 vite e 4 muaj burg i ish-ministrit Saimir Tahiri nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave fqinje. Kathimerini, shkruan në një artikull të saj për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm. Ajo shpjegon se si Tahiri u shpall fajtor në 2019 për shpërdorim detyre në kohën që ishte ministër, në vitet 2013-2017. Më tej, kjo media e quan ish-ministrin si një ish-aleat të ngushtë të kryeministrit Edi Rama: “Tahiri ka qenë dikur aleat i ngushtë i kryeministrit Edi Rama. Rasti i tij, megjithatë, nuk ndikoi në popullaritetin e Ramës, i cili siguroi një mandat të tretë si kryeministër…

Read More

Javën e kaluar, kur Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja hodhën poshtë kërkesat e sigurisë të Kremlinit në lidhje me Ukrainën, frika e një sulmi të afërt rus kundër Kievit u rrit. Por në vend që të dërgonte blindat brenda territorit ukrainas, mes rritjes së shqetësimeve nga Perëndimi, Moska ‘bombardoi’ kryeqytetet perëndimore me letra diplomatike ku citonte një marrëveshje ndërkombëtare të cilën Kremlini e sheh si një argument të fortë lidhur me qëndrimin e tij në përballje. Pavarësisht se Presidenti Vladimir Putin tha një muaj më parë se dëshironte një përgjigje të shpejtë ndaj kërkesave ruse dhe paralajmëroi se Moksa nuk…

Read More

Parlamenti i Malit të Zi sapo votoi për rrëzimin e qeverisë, me 43 vota pro dhe 11 kundër.Mosbesimin e qeverisë e votuan 43 deputetë të opozitës dhe të grupit parlamentar “Bardhezi”.Kundër ishin 11 deputetë (Demokratët, të Drejtat dhe Mali i Zi i Bashkuar).Para votimit, deputetët e Frontit Demokratik (DF), Lëvizjes për Ndryshim (PzP) dhe Partisë Popullore Socialiste (SNP) u larguan nga salla plenare.Në sallë nuk ishte as deputeti i Partisë Demokratike.

Read More

Partia Demokratike prezantoi kandidatin për zgjedhjet e pjesshme lokale për kryetar të bashkisë së Lushnjës, Indrit Sefa. Prezantimi u bë në selinë e PD, Lushnjë para strukturave të degës nga drejtues kryesorë të PD, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, nënkryetari Enkelejd Alibeaj, kreu i degës dhe deputeti Saimir Korreshi, drejtues të PD në qark si dhe anëtarë të kryesisë qendrore. Në prezantimin e tyre drejtuesit demokratë e vlerësuan kandidaturën e Indrit Sefës si të duhurin për Lushnjën dhe shprehën bindjen se ai do ti kthejë dinjitetin që meriton kësaj bashkie. Vetë kandidati Sefa tha se së bashku demokratët do të…

Read More