Namir Lapardhaja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, u shpreh se dënimi i Saimir Tahirit është një lajm i keq për politikanët e tjerë që kanë mbajtur peng për 30 vite këtë vend. Lapardhaja tha se tashmë Sali Berisha është i ekspozuar ndaj drejtësisë së re, dhe se laku po ngushtohet për frymëzuesin e Foltores. “Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, por është një lajm i keq për Edi Ramën. Është një lajm i mirë për drejtësinë, por Edi Rama e ka mbrojtur gjatë kohës kur ishte ministër. E rëndësishme është që drejtësia po fillon të funksionojë. Ministri…
Author: tirana
Avokati i Saimir Tahirit ka folur pasi ish ministri përfundoi në burg. “Edhe pse për shkak të procedurës që la në fuqi vendimi për pafajësinë për kryerjen e veprës penale në pjesëmarrje në grup të strukturuar dënimi me 3 vite ishte e papritur jo ne aspektin që na çuditi po ishte non sens juridikisht që të hiqej pezullimi. Se di si do ta justifikojë gjykata. Ky vendim ishte për të kënaqur. Realizuan njollosjen e Tahirit. Sot Tahiri i kishte të gjitha mundësitë që edhe të mos vinte pati dhe njerëz që i thanë të mos vinte por ai tha do…
Avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë në një dalje për mediat, pasi klienti i tij u dënua me 3 vite e 4 muaj burg. Ai e cilësoi këtë vendim skandaloz dhe për të kënaqur, pa etiketuar se kë. “Ishte një vendim skandaloz. Në këtë vend dy gjëra dihen që janë të sigura. Lindja dhe vdekja, të tjerat nuk dihen. Nëse vendimi i Saimir Tahirit do të kënaqë dhe përmbushë atë shqetësim që kishte opinioni shqiptar, le të quhet i përmbushur. Donin ta njollosnin”, tha Haxhiaj. Haxhia tha se Tahiri e priti vendimin me…
Apeli i GJKKO vendosi që ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri të dënohet me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 3.4 vite burg. Bëhet e ditur që pas shpalljet të vendimit, Tahirit i është lejuar të kryejë vetëm një telefonatë. Nuk dihet se kë ka zgjedhur të telefonojë ish-ministri, por ka vazhduar të qëndrojë pranë avokatit, Maks Haxhia. Rikujtojmë që prokuroria e akuzoi Tahirin se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm bashkë me ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn. Tahiri mund të bëjë nga nesër rekurs në Gjykatën…
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të premten ka dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Gjykata lë në fuqi vendimin e shkallës parë, me ndryshimin që Tahiri do të vuajë në burg dënimin me 5 vite heqje lirie.
Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka reaguar me një postim në Twitter menjëherë pas dhënies së vendimit të dënimit për Saimir Tahirin. “S’ka më të paprekshëm”, shkruan ajo në Twitter.
Pas dënimit nga Gjykata me 3 vite dhe 4 muaj burg, ka reaguar për herë të parë edhe Saimir Tahiri. Ish-ministri i Brendshëm, shprehet se i vjen keq që ky proces shkoi kështu, ndërsa siguron se nuk ka shkelur asnjë ditë ligjin. “Ju dua shumë të gjithëve! Më vjen keq që shkoi kështu. Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur që kam bërë detyrën siç më mirë munda.Është thjesht PADREJTËSI”, shkruan Tahiri.
Reagon kreu i PD-së, Lulzim Basha pas dënimit të ish-ministrit Saimir Tahiri. REAGIMI Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin, dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Faktet e përfshirjes së tij në një grup të struktuar kriminal, janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij. Saimir Tahiri dhe Lefter Koka janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit që ka për…
Vendimi i gjykatës për ta dënuar me burg u duk i papritur për Saimir Tahirin, por më shumë akoma për avokatin e tij Maks Haxhia. Gjykata dënoi me 5 vite burg ish-ministrin, por nga gjykimi i shkurtuar do të dënohet me 3 vite e 4 muaj burg. SPAK e akuzon ish-ministrin socialist Tahiri për veprat penale: trafik të lëndëve narkotike, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale me grupin Habilaj.
Modelja Juju Vieira, me origjinë nga Brazili, bëri një vizitë në bazilikën e Shën Pjetrit në qytetin e shenjtë të Romës me 30 janar, e veshur me një fustan të ngushtë dhe çizme të gjata. Por influencuesja thotë se u ndje “e ofenduar”, pasi iu kërkua të dilte nga Vatikani prej veshjes së saj “tepër seksi”. “Shkova në Vatikan si çdo njeri për të bërë disa foto. Por pas pak një zotëri m’u afrua e më tha se ishte një vend lutjeje dhe se nuk isha veshur në mënyrë të pranueshme, prandaj më ftoi të largohesha. Ata më dëbuan nga…
Vendimi i sotëm duket se nuk ishte i papritur për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në një rrëfim të gjatë në emisionin “Opinion” ku do të fliste për akuzat ndaj tij, Tahiri do shprehej i bindur se pas heqjes së mandatit e priste dënimi me burg. Tahiri do të shprehej se kërkesa e Prokurorisë për të ishte jo korrekte, sepse ajo nuk kërkoi ta hetojë, por me heqjen e mandatit do ta arrestonte. “30 minuta para ngjarjes në Gërdeci ka folur me pronarin e firmës. Dhe nuk u thirr kurrë që të dëshmojë. Vetëm se u permeda nga dy kriminelë.…
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë vendimin për Saimir Tahirin. Për ish ministrin GJKKO ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Tiranes me 3 vite e 4 muaj burg. Tahiri akuzohet nga SPAK për trafik të lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale. “Vuajtja me dënim fillon nga dita e ekzekutimit dhe të kryet në një burg të sigurisë së zakonshëm. I lejohet rekurs në gjykatën e lartë.”, tha Gjykatesi.