Author: tirana

Ukraina dëshiron të furnizohet me armë mbrojtëse nga Gjermania. Në një letër drejtuar Ministrisë së Jashtme Kievi rendit shumë dëshira dhe kërkon që Gjermania ta shqyrtojë sa më shpejt kërkesën. Ndryshe nga partnerët e tjerë të NATO-s Gjermania refuzon ta furnizojë Ukrainën me armë. Tani qeveria gjermane mori një kërkesë nga Kievi. Ambasada e Ukrainës ka kërkuar zyrtarisht mbështetje në formën e furnizimeve me armëve. Gazeta “Süddeutsche Zeitung” citon nga një letër drejtuar Ministrisë së Jashtme në të cilën ambasada liston një numër armësh që dëshiron Ukraina. Në letër thuhet se për shkak të “situatës jashtëzakonisht të tensionuar të sigurisë…

Read More

Engert Pëllumbi është gjyqtari i cili dënoi me 3.4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke e shpallur fajtor për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe bashkëpunim me grupin kriminal të Habilajve. Por kush është Engert Pëllumbi dhe ironia e fatit që nuk mungoi as këtë herë… Pëllumbi kreu studimet e larta në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Më pas ai u caktuar gjyqtar në Gjykatën e Fierit. Në periudhën 2017-2020, Pëllumbi ushtroi rolin e këshilltarit ligjor në Gjykatën e Lartë. Këtë funksion e ka ushtruar nga nëntori 2020 edhe në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Në…

Read More

Gjatë takimit me elektoratin në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se pas 102 vitesh nga Kongresi i Lushnjes, Bashkia e Lushnjes do të drejtohet nga një vajzë lushnjare, Eriselda Sefa. “Ju falënderoj për mbështetjen e bësimin. Të njëjtën gjë kemi marrë edhe me 25 prill. Ajo që dua të ndaj sot me ju, është nevoja që PS të vijojë të qeverisë në qeverisjën vendore të Lushnjes dhe Edi Rama në gjithë këto vite i ka dhënë shumë besim vajzave e grave në qeverisje. Dhe unë mendoj…

Read More

Në Shtetet e Bashkuara numri i viktimave nga pandemia COVID-19 ka kaluar shifrën prej 900,000, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Presidenti amerikan Joe Biden, përmes një deklarate, bëri thirrje për vaksinim të qytetarëve. “Çdo shpirt është i pazëvendësueshëm. Ne lutemi për të dashurit që humbëm dhe së bashku ne mbajmë në zemrat tona çdo familje që po kalon nëpër këtë dhimbje”, tha Biden, duke iu bërë thirrje qytetarëve që “të vaksinoheni, vaksinoni fëmijët tuaj dhe merrni dozat përforcuese”. SHBA-ja, që ka rreth 330 milionë banorë, është shteti që ka regjistruar më shumë shumti vdekje nga COVID-19. Kjo shifër…

Read More

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të karburantit. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Tabaku thekson se 61 lekë është kosto reale me të cilën vjen nga tregjet ndërkombëtare një litër naftë. Ndërkohë ajo shton se taksat e shndërrojnë atë në 199 lekë/litër. “📍Veç 61 lekë është kosto reale me të cilën vjen nga tregjet ndërkombëtare e një litri naftë përpara se taksat ta shndërrojnë në 199 lekë/litër”, shkruan Tabaku.

Read More

Këngëtarja Fifi, dyshohet se është në një lidhje dashurie me Adis Patushi ish-bashkëshortin, aludimet për këtë lidhje vijnë nga postimi i disa fotove në Instagram nga vet Fifi dhe Adis, shkruajnë mediat rozë. Fotot e postuara nga dyshja në faqet e tyre të instagramit, duken mjaft dyshuese, shumë afër njëri-tjetrit dhe me një puthje ne faqe nga ana e fifit. Adis Patushi ish-bashkëshorti i modeles së njohur Adrola Dushi, dyshja janë prindër të një djali I quajtur Troi, ata i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2018.

Read More

Rindërtimi i mënyrës se si njerëzit e kanë imagjinuar Zotin me kalimin e kohës, mund të sjellë me vete shumë surpriza. Kjo sepse Perënditë u janë shfaqur njerëzve në një larmi të pafundme formash. Madje edhe Zoti ynë, ai i hebrenjve, të krishterëve dhe myslimanëve, duket se ka pasur identitete të ndryshme në kohët e lashta. Zoti i kafshëve Paraqitja e parë e një hyjnie në formë njeriu, por me brirë dreri dhe lëkurë ujku, është zbuluar në Shpellën e Tre vëllezërve në Francë, dhe daton rreth 25 mijë vjet më parë. Figura paraqet një shaman të hyjnizuar (një lloj…

Read More

Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen se shpërndanin droga të forta në lagjen 10 të Korçës. Në pranga ranë Elton Adili, 41 vjeç, banues në Korçë dhe Andi Duka, 44 vjeç, banues në Elbasan. Njoftimi i Policisë Dy trafikantët në lagjen nr. 10, Korçë, ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin e tyre. Gjatë kontrollit në banesën Elton Adilit, u gjet 90.2 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 120.2 gram prokusor (përzierës) dhe 1 peshore elektronike. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik 41-vjeçarit dhe të mjetit të tij tip “Volksëagen…

Read More

Armand Mici, i riu i cili u gjet i djegur mbrëmjen e kaluar në mjetin e tij, kishte blerë pak minuta më parë në një karburant 13 litra benzinë. 32-vjeçari është filmuar nga kamerat e sigurisë duke i thënë punonjësit se makina e tij nuk kishte me karburant. Ai kishte lënë derën e shoferit dhe derën e pasagjerit të hapura çka e orientoi policinë drejt pistës së vetëvrasjes. Po ashtu mësohet se janë këqyrur kamerat e sigurisë në terren, ku shihej Mici në karburant. Nga verifikimi i targës së makinës policia identifikoi viktimën dhe mori në pyetje familjaret e tij…

Read More

Duke nisur nga e hëna, hyrja në Greqi për ata që kanë një certifikatë evropiane aktive do të bëhet pa test të detyrueshëm. Kështu tha për ERT ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris. Nga ana e tij, Vassilis Kikilias e cilësoi vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për heqjen e detyrimit për kryerjen e testeve për qytetarët me certifikatë aktive evropiane Covid si një hap për rritjen e flukseve turistike në vend. Vendimi vjen pas një sërë masash që sipas pjesëmarrësve të tregut, e bëjnë më të lehtë për vizitorët potencialë planifikimin e udhëtimit të tyre në Greqi. Ministri i Turizmit Vassilis…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të dalë sot në një konferencë për mediat. Mësohet se konferenca është parashikuar që të mbahet në orën 11:30 në Kryeministri. Nga zyra e shtypit të Kryeministrisë, mësohet se Rama do të shoqërohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. Ajo çka mbetet për t’u parë është fakti nëse kryeministri Rama do të flasë apo jo për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit u dënua dje nga Apeli i GJKKO-së, me 3 vite e 4 muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Read More