Author: tirana

Shqiptari Luan Hasanaj, i cili vrau me plumb në kokë policin Milutin Lekoviç në Mal të Zi 3 vite më parë, ka kërcënuar gjyqtarët e prokurorët gjatë seancës gjyqësore në Podgoricë. Seanca u mbajt ditën e djeshme, ku gjyqtari Predgrad Taba e largoi atë nga seanca për shkak se filloi t’i kërcënonte ata duke thënë “Do eliminoheni të gjithë”. “Pres të dal i armatosur dhe t’ju eliminoj të gjithëve”, ka thënë Hasanaj. Më 15 dhjetor të 2019, Hasanaj vrau oficerin e policisë Milutin Lekoviq, të cilin e qëlloi me armë në automjetin e policisë. Ai tentoi të vriste edhe një…

Read More

Apeli i Gjykatës së Posaçme do të vendosë sot për fatin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Vendimi pritet të jepet rreth orës 13:00, ndërsa në seancën e kaluar, më 31 janar, SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin e po ashtu edhe për Jaeld Çelën. Në rast se GJKKO pranon kërkesën e SPAK, Tahiri përfundon sot në qeli, në të kundërt do të mbetet në fuqi dënimi aktual për shpërdorim detyre, ose merr pafajësi. Kujtojmë se vendimi më 28 shtator i Gjykatës së Lartë e rikthye për rigjykim çështjen me trupë të re drejtuese. Tahiri u dënua nga Krimet…

Read More

Zonat bregdetare mbeten në ndikimin e motit të kthjellët përgjatë gjithë 24_orëshit. Sipas MeteoAlb zona e ulët dhe malore do të kenë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta, të cilat më të fokusuara pritet të jenë përgjatë kufirit Lindor. Por vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje në vendin tonë. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga punimet në tunelin e Skërficës përgjatë rrugës Kardhiq Delvinë. Rama shprehet se kjo vepër e bukur së shpejti pritet t’i vihet në shërbim Shqipërisë turistike për ta afruar edhe më shumë Sarandën këtë verë. “Mirëmëngjes dhe me një tjetër vepër të bukur që së shpejti do t’i vihet në shërbim Shqipërisë turistike, siç është Tuneli i Skërficës, përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë që do ta afrojë ndjeshëm Sarandën këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga punimet në tunelin e Skërficës përgjatë…

Read More

Tirananews.al sjell për lexuesit e saj disa nga momentet pikante nga seanca e sotme plenare. Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka zgjedhur që qëndrimin në atë sallë ta shfrytëzojë për të lexuar libra. Dashamir Sula, është kapur “mat” me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi. Kurse zv/kryeministri, Arben Ahmetaj, duket i përqendruar te ministrja e Transportit, Belinda Balluku.

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta me nota humori ka deklaruar se mandatin e dytë të Kreut të Shtetit do ta marrë pas 20 vitesh, duke sjellë kështu shembullin e Presidentit Italian, Mattarella, i cili në moshën 80-vjeçare u bë President per here te dyte. Ai u shpreh se tani ka një rrugë të re, sepse pas 25 prillit situata në vend ka marrë një tjetër drejtim, duke e detyruar atë të kthehet aktiv në jetën politike. “Nuk më vjen keq fare sepse pas 20 vitesh do ta bëj mandatin e dytë të Presidentit. Mattarela është 80 vjec dhe mori mandatin e…

Read More

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Kandidatët janë propozuar nga strukturat e Partisë Demokratike dhe u miratuan unanimisht nga kryesia. Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati, Bashkia Durrës: Luan Hoti Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa, Bashkia Dibër: Luan Haka Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi Bashkia Vorë: Ymer Marku. “Pas mbledhjes së kryesisë, fokusi i punës do të jetë angazhimi në terren për të fituar zgjedhjet në të 6 bashkitë”, thuhet në njoftimin e PD.

Read More

Mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha i është kundërpërgjigjur PD, duke thënë se Basha ka vendosur që të heshtë për shkak se ka disa dosje të rënda. Berisha ka shtuar se ai e ka fajësuar me pa të drejtë kandidatin e “Rithemelimit” në Dibër. “Lulzim Brava, pasi e pa veten se mund të arrestohej nga SPAK ka bërë paqe absolute. Aferat e tij janë vepra të rënda. Dosja Muzin. Basha në vend të fajësoji SPAK, ai fajëson zonjën që e riktheu çështjen në saj të ligjeve ekzistuese. SPAK për të larë duart e çoi dosjen në Peshkopi. Dosja ishte kompetencë…

Read More

Analisti Arjan Çani thotë se në zgjedhjet e 6 marsit, gara bëhet për vendin e dytë. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Çani tha se zgjedhjet e pjesshme do të fitohen nga socialistët, por nëse renditet i treti, Lulzim Basha e ka gati alibinë. Sipas tij kjo e fundit lidhet me rreshtimin e LSI-së në krah të Berishës. “Le të supozojmë që bëhen zgjedhje normale. Edhe sikur Berisha të dalë i dyti, pasi në këto zgjedhje sipas meje fiton Rama, përfshirë edhe Shkodrën. Lojë bëhet kush del i dyti dhe i treti. Por Basha e ka alibinë që tani. Ai…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i vendosur se nuk e shkarkon dot askush. Në një intervistë për emisionin “Frontline” në News24, Kreu i Shtetit shqiptar tregoi edhe arsyet se përse nuk mori pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, ky proces është i rëndësishëm, por jo për fatin e tij, por për një precedent për të ardhmen e vendit. Kreu i Shtetit bëri të ditur se tek ky parlament jane vetem 40 deputetë që kanë shprehur vullnetin për ta shkarkuar dhe nga 9 anëtarët e Komisionit Hetimor sot eshte vetem nje deputet ne parlament. Ai u shpreh se…

Read More

Frymëzuar nga romani “1984” i George Orwell, “Big Brother”, që pas transmetimit për herë të parë në vitin 1999 në Danimarkë, është një nga reality show-t më të njohur në botë. Qoftë programi origjinal i krijuar nga John de Mol Jr., versionet e transmetuar në SHBA, Itali, Indi, Shqipëri e shumë vende të tjera, formati ka mbetur i njëjtë: Një grup njerëzit që jetojnë për 3 muaj (ose më shumë) të mbyllur brenda një shtëpie të vëzhguar nga qindra kamera dhe garojnë për një çmim në para. Një garë si “Big Brother”, një eksperiment social, një reality show patjetër që…

Read More

Syzet e diellit janë një prej aksesorëve më të përdorur gjatë stinës së verës, por jo vetëm. Përdorimi i tyre jo vetëm mbron sytë dhe një pjesë të fytyrës nga rrezet UVB dhe UVA, por plotëson gjithashtu pamjen tuaj. Në qoftë se nuk keni blerë akoma një palë të tillë dhe jeni në mëdyshje se çfarë të zgjidhni, mos harroni që përveç filtrit mbrojtës, ngjyrës apo markës, duhet të zgjidhni modelin që i përshtatet fytyrës suaj. Syze për fytyrë ovale Syze për fytyrë rrumbullake Syze për fytyrë në formë diamanti

Read More