Author: tirana

Partia Demokratike ka mbledhur sot Kryesinë e saj ku pritet të miratohen emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Për bashkinë e Dibrës, strukturat e PD kanë propozuar si kandidat për zgjedhjet e 6 marsit Luan Hakën.Mësohet se strukturat drejtuese të PD në Shkodër kanë propozuar Xhemal Bushatin kandidat për kryetar bashkie. Në Rrogozhinë është propozuar si kandidat më 6 mars, Ferdinand Saraçi, ndërsa në Durrës Luan Hoti. PD pritet t’i besoj Indrit Sefës bashkinë e Lushnjës, ndërsa për Vorën është propozuar Ymer Marku. Kandidatët e propozuar nga baza do i nënshtrohen shqyrtimit dhe miratimit nga…

Read More

Ditët e fundit është shtrenjtuar për të disatën herë çmimi i karburanteve. Në pikat e tregtimit të karburanteve me pakicë rezulton se një litër naftë po tregtohet me 193 lekë duke pësuar një rritje me më shumë se 5 lekë për litër. Lidhur me këtë fakt, disa qytetarë i kanë shprehur kryeministrit Edi Rama shqetësimet e tyre, ndërsa kreu i qeverisë nuk ka ngurruar që tu përgjigjet. Një qytetar shkruan: Pse nuk i pyet këta 71.923 qytetarë në anketim në rast se duan apo jo tu reduktosh disa nga 7 taksat e përfshira në çmimin e naftës? Por sipas kryeministrit…

Read More

Tiranë mban vendin e parë për numrin e të infektuarve me COVID duke nisur që nga fillimi i pandemisë. Pas kryeqytetit më të prekura nga COVID janë Kruja me 57 raste, Fieri me 54 raste, Vlora me 53 raste, Berati me 45 raste, Lushnja me 39 dhe Durrësi. Renditja në vijim sipas ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit është: 30 të infektuar në Sarandë, 27 në Shkodër, 25 në Gjirokastër, 24 në Elbasan, 18 në Kamëz, 17 në Kuçovë, 16 në Lezhë, 13 në Tepelenë, 10 në Kurbin, Mallakastër, 9 në Gramsh, 8 në Vorë, Peqin, 7 në…

Read More

Aurel Zarka është votuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Vlorë. Zgjedhja e tij është bërë gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme. Zarka ka marrë 218 pikë përkundrejt kandidatit tjetër, prokurorit Albert Kuliçi i cili ka marrë 178 pikë. Njoftimi i plotë i KLP Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme, më 03.02.2022, seancën dëgjimore për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Duke respektuar të gjithë detyrimin ligjor, dy (2) kandidatët e kualifikuar në këtë faze, ishin z. Albert Kuliçi dhe z. Aurel Zarka, të cilët kishin kaluar…

Read More

Një 16-vjeçar shqiptar nga Podujeva ka ndërruar jetën në një aksident në Gjermani. Bëhet fjalë për adoleshentin Roni Mustafa, i cili jetonte prej vitesh me familjen në Gjermani. Lajmi i hidhur u dha nga kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. “Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen tragjike të djaloshit 16 vjeçar, Roni Mustafa, nga fshati Peran i Podujevës, i cili humbi jetën aksidentalisht në Gjermani, ku edhe jetonte bashkë me familjen e tij. Në këto momente pikëllimi, ndaj dhimbjen me familjen Mustafa dhe gjithë farefisin. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe familjes Mustafa dhe…

Read More

Moderatorja Bora Zemani u shkëput për disa ditë nga ekrani, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. 30-vjeçarja u infektua me Covid 19 dhe emisioni u prezantua për disa ditë nga Elona Duro. Këtë të premte, Bora u rikthye, për të vazhduar programacionin, ku sot po transmetohet takimi i Rrushes me Erionin.

Read More

Kuvendi ka miratuar marrëveshjen e firmosur me Greqinë për hapjen e një qendre të përbashkët policore dhe doganore për të luftuar krimin ndërkufitar. Qendra është e vendosur në anën greke të kufirit dhe do të ketë specialistë nga të dy vendet. Shqipëria dhe Greqia nënshkruan të hënën një marrëveshje për funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore për të luftuar krimin ndërkufitar, përfshi trafikun e narkotikëve. Marrëveshja e për hapjen e qendrës u nënshkrua nga Zv-Ministri i Brendshëm shqiptar Julian Hodaj dhe homologu grek Lefteris Ikonomu dhe parashikon vendosjen e një trupe të përbashkët policore dhe doganore në…

Read More

Moderatorja akuzoi vëllezërit Veshaj se nuk e kanë paguar, por Donaldi e hodhi poshtë këtë gjë, duke thënë se ajo nuk ishte korrekte në punë. Mbas shumë reagimesh nga të dyja palët, së fundmi ka reaguar edhe babai i Einxhelit, Muzaferi. Përmes një postimi në Instastory, ai thotë se në prezencën e tij, binjakët kanë premtuar të tjera gjëra për angazhimin e Eixhelit pranë tyre.

Read More

Një diskutim kokë më kokë për afro 90 minuta ishte takimi në kryeministri mes presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin dhe kryeministrit Edi Rama. Sigurisht në tryezë kanë qenë ndërhyrjet politike në zgjedhjet e FSHF-së e mbi të gjitha finalja e Conference League në ‘Air Albania”. Ceferin është një nga ata që kur bëhet fjalë për evente të mëdha të UEFA-s nuk mund të tolerojë asgjë ndaj dhe vizita e tij me Ramën tregon se numri 1 i futbollit europian kërkon siguri për finalen e madh të këtij kompeticioni.

Read More

Pëson ulje numri i viktimave dhe i të infektuarve nga koronavirusi ne vend. 1001 raste të reja dhe 7 humbje jete janë regjistruar në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Vlora 55 dhe 82 vjeç, një qyetetar nga Shkodra 66 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 66-93 vjeç. Mësohet se janë shëruar 1,803 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin…

Read More

Deputetja e PD, Orjola Pampuri referuar udhëtimeve të kryeministrit Rama me charter, sot në një deklaratë për mediat thotë se i ka bërë një kërkesë zyrtare Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Në këtë kërkesë Partia Demokratike shtron disa pyetje, ku ndër të tjerë kërkon që të bëhet publike  kontrata dhe numri i fluturimeve me charter. DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETJA ORJOLA PAMPURI Edi Rama vazhdon te refuzoj te beje transparencen e shpenzimeve te udhëtimeve te tij luksoze me charter. Qe nga viti 2020 Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, ka lidhur një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’ për të marrë me qira një…

Read More

Vëmendja e gjithë botës është drejtuar tek presidenti rus Vladimir Putin, i cili ka grumbulluar mbi 100,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës. Ekspertët thonë se Presidenti Putin mund ta ketë vënë veten në një pozicion të vështirë në përpjekje për ta forcuar ndikimin e Rusisë në botë. Pas disa javë heshtjeje, Presidenti rus Vladimir Putin bëri komentet e tij të para për Ukrainën, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për tensionet në rritje. “Objektivi i tyre (Shteteve të Bashkuara) më i rëndësishëm është që të frenojnë Rusinë. Në këtë kuptim, Ukraina është vetëm një mjet për të arritur këtë…

Read More