Është identifikuar shqiptari, që u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në Belgjikë. Mësohet se viktimë është shqiptari Klodian Turja, i cili u gjet pa shenja jete në një bllok apartamentesh në qendër të qytetit Roeselare. Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes, por autoritetet belge raportuan më herët se ngjarja ishte e dyshimtë, pasi viktima kishte lëndime në pjesën e pasme të kokës. “Ne e konsiderojmë këtë si një vdekje të dyshimtë dhe jemi në pritje të rezultateve të para të hetimit”, tha njëri ekspertëve të kriminalistikës. Ndërkohë, kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë pikasur trupin e pajetë…
Author: tirana
Një dosje voluminoze hetimore, me fakte të përmbledhura që prej vitit 2020 që çoi në ekzekutimin e 28 urdhër-ndalimeve për afera me të dënuarit në burgje nga të burgosur dhe zyrtarë të IEVP-ve Peqin, Drenovë dhe Jordan Misja në Tiranë. Sende të paligjshme, si telefonë, playstation për komunikim, drogë etj u sekuestruan gjatë operacionit “Trinomi”. Nga përgjimet rezulton se shtetasi Ilia Beshello këta telefona i merr nga një person akoma i paidentifikuar, por që ishte takuar me të pas porosisë së dhënë nga shtetasi Aleksandër Alibashi, i cili thirret dhe me emrin Sanço. Personi nën hetim Veli Bici, 61 vjeç,…
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, iu përgjigj akuzave të opozitës për hapjen e pikës së përbashkët doganore me Greqinë. Nga foltorja e Kuvendit, Balla ju drejtua deputetëve opozitarë, duke iu thënë se para se të flasin për këtë marrëveshje, duhet të kërkojnë ndjesë për marrëveshjen që firmosën vetë në vitin 2009, sipas së cilës, Shqipëria do të kishte humbur mijëra metra katror det. “Mendoj që PD duhet ta votojë këtë marrëveshje. Nuk gjej lidhje mes votës pro marrëveshjes dhe argumenteve që ngrihen. Këto janë marrëveshje që edhe mes vendeve anëtare të BE, funksionojnë me qendra të tilla,…
Me një merkato shumë të vakët, shumë larg kërkesave të tij, Maurizio Sarrit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të afrohet me grupin aktual, ti marr më të mirën lojtarëve që ka në dispozicion. Tekniku vendosi të imitojë Inzaghi duke anuluar seancën e fundit stërvitore dhe duke ftuar të gjithë grupin në një darkë të ofruar prej tij. “Të gjithë të bashkuar deri në qershor, më pas të shohim”, ky ishte thelbi i kësaj mbrëmje pasi dhe disa lojtarë shprehën dëshirën për tu larguar që në merkaton e janarit. Më pas të gjithë u bashkuan rreth Toma Basic i cili…
Dosja hetimore e Prokurorisë së Elbasanit, për operacionin në burgjet e vendit, koduar “Trinomi”, ku u dokumentua implikimi i 28 personave, mes tyre gardiane, e zyrtare te larte te policise se Burgjeve, si dhe te denuar VIP, zbulon detaje nga menyra se si ata thyenin rregullat me veprimtarine e tyre kriminale. Në dosje permenden dëshmi e fakte se si të dënuarit në burgun e Korçës vendosnin baste sportive nga ambientet e burgut dhe realizonin festa me alkool e drogë. Sipas Balkanweb, i burgosuri Leo Osmani, ka organizuar një festë në burgun e Korçës, në të cilin vuante dënimin. Në atë…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë menjëherë fjalën, sapo ka mbërritur në sallën e Kuvendit. Berisha ka folur edhe në foltore për protestën e banorëve të “5 Majit”, duke akuzuar qeverinë se nuk ka bërë një kontratë apo marrëveshje me ta, por vetëm një vetëdeklarim. Ish-kryeministri ka vijuar të flasë edhe pasi i ka mbaruar koha, ndërsa nuk i është përgjigjur kërkesës së nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, për të liruar foltoren. Teksa Berisha vijonte të fliste me akuza e sulme, drejtuesja e seancës ju drejtua mbështetësit të ish-kryeministrit, deputetit Flamur Noka, që ta largojë nga foltorja. Debati:Berisha: Nuk është kontratë dhe…
Kryeministri Edi Rama reagon për rritjen e çmimit të naftës, benzinës dhe gazit, në ditët e fundit. Kryeministri Rama ka pasur replika me një qytetar në faqen e tij në Facebook, pikërisht për këtë çështje. Qytetari i ka kërkuar llogari Ramës, duke i thënë se qeveria duhet të vendosë një çmim tavan, pasi Shqipëria është vendi më i varfër në rajon. Ndërkohë, Ramë i është përgjigjur se ky është një problem jo vetëm i Shqipërisë, ndërsa për rrogat ai thotë se janë rritur dhe do të rriten. “Rritja e cmimeve eshte nje problem i pergjithshem sot, mjafton te shihni Kosoven…
Ndërsa banorët e “5 majit’, protestojnë sot në Tiranë, fillimisht para parlamentit e më pas para ambasadës amerikane, kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur një prej komentuesve lidhur me këtë cështje. Rama shkruan se te 5 maji të gjithëve u është dhënë haku që u takon dhe disave madje edhe më shumë se sa u takon. “Unë besoj se te 5 maji të gjithëve u është dhënë haku që u takon dhe disave madje edhe më shumë se sa u takon, prandaj tani duhet vetëm durim dhe besim, sepse njësoj sic po ndodh me të tërë ata që po përfitojnë…
Kryeministri Sali Berisha ka folur sot teksa po hynte në seancë plenare edhe për protestën e banorëve të 5 Majit, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit. Berisha tha se dokumenti i ofruar banorëve është mashtirm. “Dokumenti nuk përbën marrëveshje por akt mashtrimi. Një marrëveshje mes palëve kërkon firmën e të 2 palëve. Kërkon firmën e titullarit ose personin e autorizuar nga titullari. Çfarë ndodh këtu? Një territor i jepet disa kompanive për tu zhvilluar. Këtu është dora e zezë e vjedhjes së qeverisë. Këtu nuk lejohet që atë që duhet t’i jepet banorëve në përqindje të madhe e përvetëson qeveria…
Nënë Liza, gruaja e moshuar që tërhoqi vëmendjen gjatë prishjes së banesave në rrugën ‘5 maji’ ka qenë sot pjesë e protestës së banorëve para parlamentit. Ajo deklaroi se kanë që në 19 janar që flenë jashtë dhe se bashkia iu ka dhënë letra false.“Iu bëjmë thirrje të japin kontratat. Nuk janë letra këto.Duam letra me vulë, me kontratë. Nuk dal në rrugë të madhe. Nuk më ka vrarë një, por vet i 13-ti. Nuk do kërkojmë azil. Jemi luftë brenda për brenda. I bëj thirrje Gledis Nanos, nuk kemi qëlluar ne në policë, policia ka gjuajtur në ne. 30…
Noka i cili i është bashkuar mëngjesin e sotëm protestës së banorëve të lagjeve të prekura nga projekti i procesit rindërtimit, tha se qeveria po tregohet e pashpirt dhe se teksa ata flenë në luks, fëmijët e këtyre qytetarëve mbështillen plastmasë për t’u ngrohur. “Banorët kanë pritur një përgjigje qeveritar, kanë pritur që dikosh të kujtohet për hallet e tyre. T’i jap rrugë problemeve tyre në bazë të ligjeve. Por deri më tani kanë parë vetëm heshtje dhe shpërfillje kriminale qeveritare, bashkia dhe pushteti horrave. Sot është shtuar numri i banorëve të i Tiranës që hidhen në rrugë të madhe…
Mega-operacioni në tre burgje në vend, në Elbasan, Peqin e Korçë, që çoi në burg 28 persona, mes tyre gardianë dhe të burgosur VIP, duket se nuk do të jetë thjeshtë një operacion që mbetet me kaq. Kështu paralajmëroi sot Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha nga foltorja e Kuvendit ku tha se do të ketë një investim të përditshëm për forcimin e sigurisë në burgje. “U godit një grup kriminal që merreshin me veprimtari kriminale brenda dhe jashtë sistemit të burgjeve. Në operacion u arrestuan edhe punonjës të burgjeve. Ajo që ndodhi dje ishte punë e nisur…