Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Operacioni në burgje që çoi në pranga 28 persona, Manja paralajmëron: Do të jetë investim i përditshëm për forcimin e sigurisë

11:05 / February 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ulsiu 770x409 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mega-operacioni në tre burgje në vend, në Elbasan, Peqin e Korçë, që çoi në burg 28 persona, mes tyre gardianë dhe të burgosur VIP, duket se nuk do të jetë thjeshtë një operacion që mbetet me kaq. Kështu paralajmëroi sot Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha nga foltorja e Kuvendit ku tha se do të ketë një investim të përditshëm për forcimin e sigurisë në burgje.

“U godit një grup kriminal që merreshin me veprimtari kriminale brenda dhe jashtë sistemit të burgjeve. Në operacion u arrestuan edhe punonjës të burgjeve. Ajo që ndodhi dje ishte punë e nisur nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve, por nuk do të jetë aksion, as kalendar veprimtarish në drejtim të goditjes së paligjshmërisë në burgje, por investim i përditshëm i të gjitha strukturave tona në zbatim të ligjit dhe forcimit ët sigurisë në sistemin e burgjeve. Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve është në riorganizim total. Qëllimi është të ristrukturojmë edhe sistemin e karrierës në burgje, duke e përafruar me atë në Policinë e Shtetit”, tha ai.

Komentin Manja e bëri teksa u thirr në interpelancë nga deputeti Kastriot Piroli, i cili i kërkoi llogari ministrit në lidhje me trajtimin e punonjësve të burgjeve.

“Duhet të fillojë operacioni zbatimi i ligjit për rritje e pagave të punonjësve të burgjeve. Pagat kanë rritje të vogël të panjehësuar me Policinë e Shtetit. Thatë se do rriteshin pagat, por nuk pamë asgjë në buxhet. Pagesat e orëve shtesë dhe ditëve tepër nuk paguhen. Ku shkon mundi i punonjësve?’, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhet propozimi i PD për reformën territoriale me 100 bashki, ja si ndryshon harta e Shqipërisë. Tirana ndahet në 5 pjesë të reja. Kush janë 39 njësite që shtohen?

15:30 / July 31, 2026

“Territorialja”, Berisha për draftin e PS: Raportin s’e paraqitën në komision, Rama e kuptoi se e ka betejë të humbur

12:27 / July 31, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, Spahia: Shërbimi i radhës ndaj Vuçiçit nga Rama

13:09 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.