Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Noka nga protesta para Kuvendit: Qeveritarët flenë në luks, ndërsa banorët e ‘5 majit’ mbështjellin fëmijët me plastmasë!

11:15 / February 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Noka i cili i është bashkuar mëngjesin e sotëm protestës së banorëve të lagjeve të prekura nga projekti i procesit rindërtimit, tha se qeveria po tregohet e pashpirt dhe se teksa ata flenë në luks, fëmijët e këtyre qytetarëve mbështillen plastmasë për t’u ngrohur.

“Banorët kanë pritur një përgjigje qeveritar, kanë pritur që dikosh të kujtohet për hallet e tyre. T’i jap rrugë problemeve tyre në bazë të ligjeve. Por deri më tani kanë parë vetëm heshtje dhe shpërfillje kriminale qeveritare, bashkia dhe pushteti horrave. Sot është shtuar numri i banorëve të i Tiranës që hidhen në rrugë të madhe pa mëshirë. Që nga 2013 e deri më sot, në çdo projekt që është paraqitur ka patur dy shtylla. 1 korrupsion 2 pashpirtësia ndaj qytetarëve të Tiranës.

Banorët nuk duan asgjë tjetër, përveçse të drejtën e tyre. Asnjeri prej tyre nuk është i paligjshme në tokën dhe vendin e tij. Nuk ka vend në botë ku pashpirtësia qeveritare të arrijë këto përmasa. Do t’iu kompensojmë i thonë, por s’ka gjë më fyese se kompensimi të jetë në një vlerë që s’blejnë dot një dhomë, as një banjë jo më një shtëpi. Kjo tregon se për këtë qeveri ka vetëm një prioritet, babëzi dhe vetëm babëzi.

Kjo është fytyra e kësaj qeverie. Parimi në një demokraci është legalizimi pastaj urbanizo. Nuk mund të urbanizosh në kurriz të qytetarëve. Ne jemi me banorët, krah tyre, çdo ditë, çdo moment, nuk do t’i braktisim në kauzën e tyre të drejtë dhe jetësore. Qeveritarët flenë në kushte luksi, por nuk duan t’ia dinë se ka netë që këto familje dhe fëmijët e tyre e kalojnë natën me plastmasë.”, u shprej Noka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.