Author: tirana

Kompania Meta ka ofruar mundësi të reja për aplikacionin e saj Facebook Messenger. Mundësitë reja dedikohen end-to-end, mesazheve të koduara, edhe pse ato akoma janë një opsion për dallim nga WhatsApp, që gjithashtu është në pronësi të Meta ku mesazhet e koduara end-to-end janë një procedurë standarde. Është një dallim i madh që duhet pasur parasysh, pasi në rastin e Messengerit përdoruesit duhet të hap në menynë end-to-end për të realizuar një bisedë të koduar. Megjithatë, kodimi tani nuk është i kufizuar në biseda “një për një”, pasi mundësohen edhe bisedat grupore të koduara dhe thirrje audio e video. Pra,…

Read More

Pesë persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit. Policia ka bërë me dije se të arrestuarit akuzohen për shitje të lëndëve narkotike cannabis sattiva dhe për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Gjithashtu mes të arrestuarve është dhe një 45 vjeçar i cili akuzohet për ushtrim të dhunës fizike ndaj bashkëshortes së tij. “Vihen në pranga 5 shtetas për vepra të ndryshme penale Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – Gj. Z., 22 vjeç, pasi në Arbanë, gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Komisariatit…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg në deklaratën e tij të fundit ka përjashtuar mundësinë dërgimin e trupave ushtarakë të NATO-s në Ukrainë. Në një intervistë për mediat ai është shprehur se Aleanca nuk ka plane të vendosë trupa luftarake në Ukrainë, një vend jo anëtar i NATO-s, në rast të një pushtimi rus. “Ne nuk kemi plane për të vendosur trupa luftarake në Ukrainë; ne jemi duke u fokusuar në ofrimin e mbështetjes. Ka një ndryshim midis të qenit anëtar i NATO-s dhe të qenit një partner i fortë dhe i vlefshëm si Ukraina, nuk ka dyshim për…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dëgjesës në Komisionin e Ligjeve, të nënë Lizës, gruaja që u bë simbol i përplasjes së banorëve me policinë në rrugën ‘5 maji’ në Tiranë, zonë në të cilën u shembën disa shtëpi. Përmes një reagimi në “Facebook”, kreu i shtetit theksoi se fjalimi i të moshuarës është leksion kulture dhe dije për deputetët. Sipas tij, dëshmia e të moshuarës është zë i fuqishëm i shumë shqiptarëve që sot vuajnë dhunën e një pushteti arrogant. REAGIMI I METËSLeksion kulture dhe dije deputetëve nga Nënë Liza.Është zëri i fuqishëm i shumë shqiptarëve, që vuajnë sot…

Read More

Nisur nga shqetësimet dhe parregullsitë e konstatuara në raport me mënyrën e qëndrimit dhe pushimit të mjeteve, kryesisht në stacionet e rezervuara për mjetet e transportit publik, autobus dhe taxi, si dhe parkimet në rresht të dytë, rrugoret e kryeqytetit kanë shtuar kontrollet. Kontrolle të imtësishme janë kryer edhe ndaj mjeteve me targa të shteteve të tjera, që u ka kaluar afati i përdorimit, apo targa që nuk u përkasin mjeteve, të cilat janë sekuestruar nga shërbimet e Policisë Rrugore. Gjithashtu, në të gjitha rrugët e kryeqytetit dhe rrugët interurbane që lidhen me Tiranën, janë shtuar monitorimet duke përdorur radarët,…

Read More

Solucionet zbardhuese janë ndër më të preferuarat e amvisave shqiptare, të cilat duan ta mbajnë shtëpinë sa më të pastër. Por këto solucione janë shumë të dëmshme për shëndetin, thonë ekspertët. Shkencëtarët kanë zbuluar se tymrat e lëshuar nga këto solucione bien në kontakt me toksinat e ndryshme në ajër, dhe irritojnë sytë, hundën, fytin. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tyre mund të shkaktojë dhimbje koke, të përziera por edhe dëmtim të mushkërive. Përdorimi i Solucioneve Zbardhuese në Shtëpi Nxit Alergjitë Tek AmvisatSipas ekspertëve, dëmtimi në mushkëri mund të bëhet shumë i rrezikshëm si pasojë e përdorimit afatgjatë të solucioneve pastruese.…

Read More

Bekim Balaj do ta vazhdojë karrierën në Turqi, pas eksperiencës jo të mirë së fundmi në kampionatin rus. Sulmuesi shkodran është bashkuar sërish me Odise Roshin, këtë herë të Boluspor në ligën e dytë turke. Balaj gjen atje tre shqiptarë që luajnë rregullisht, pasi pjesë e Boluspor janë edhe portieri i kombëtares Gentian Selmani dhe sulmuesi anësor, Dejvi Bregu.

Read More

Në një raport të ri të Kombeve të Bashkuara është thënë se rreth 2,000 fëmijë të rekrutuar nga rebelët Huthi – të përkrahur nga Irani – në Jemen, kanë vdekur në fushëbetejë në periudhën janar 2020 – maj 2021. Raporti ka qarkulluar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 29 janar, dhe në të është thënë se rebelët vazhdojnë të kontrollojnë kampet dhe të inkurajojnë të rinjtë që të luftojnë kundër Qeverisë kombëtare të Jemenit. Qeveria e njohur ndërkombëtarisht në Jemen dhe rebelët Huthi janë përfshirë në luftë prej vitit 2014, kur kryengritësit kanë pushtuar kryeqytetin, Sanaa. Koalicioni…

Read More

Shpresa Qehaja anëtare PD ka votuar sot më primaret e Rithemelimit pavarësisht se nuk e kishte emrin në listë. Ajo tha se kjo ka ndodhur për shkak se ajo është mbështetëse e Berishës. Duke folur për mediat, Qehaja deklaroi se sot merr ilaçe për shkak të “helmit” që mori në protestën e 8 Janarit duke shtuar se ai ishte më i fortë se ai që ka marrë në protestat kundër Ramës. “Unë votova. Jam një demokrate e flaktë me shpirt e zemër. Kam qenë në 13 protesta. Protestën e parë më kanë futur në burg. 72 orë për Lulzim Bravën.…

Read More

Mbrëmjen e djeshme, Beniada Nishani dhe Donald Veshaj, kanë kaluar pak kohë bashkë ku kanë folur për prindërit e tyre. Në një moment, ata kanë zbuluar se si baballarët nuk shpenzonin para, madje babi i aktorit të humorit shikonte faturat se mos i shtojnë ndonjë produkt tjetër. Teksa të dy po qeshnin, modelja e njohur shton se për këtë arsye nuk e marrin me vete kur dalin, e lënë në shtëpi. Biseda mes Beniadës dhe Donaldit: Donaldi: Ata të shtëpisë sime nuk harxhojnë as 20 lek Beniada: Babi im nuk blen asnjëherë, të harxhojë babi lek Donaldi: Kur marrim faturën…

Read More

Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka sqaruar synimin ekipit të Gjeneratës për Ndryshim që u prezantua sot. Gjatë fjalës së saj, Kërpaçi theksoi se GEN synon ridimensionimin dhe ristrukturimin e LSI-së. FJALA E KËRPAÇITPërshëndetje te gjithë qytetareve që po ndjekin zhvillimet e kësaj tryeze, ne këto momente shume te rëndësishme per zhvillimet ne vendin tone.Cili është hapi i radhës? Këtë pyetje e kam dëgjuar shumë shpesh këto muaj pas 25 Prillit 2021. Që nga qytetarët e zakonshëm, tek familjarët, tek kolegë dhe deputetë të partive të tjera. Dhe ndryshe nga herët e tjera, sa herë që dikush të pyet, si…

Read More

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot në një deklaratë për media se raporti i KLSH për inceneratorët provoi vjedhjen kolosale të qytetarëve shqiptarë. Sipas deputetes demokrate, “U paguan 80 milionë euro për incineratorin që nuk ekziston. Bashkia nuk përballon dot projektin e panevojshëm për Tiranën, por Veliaj e firmosi”. Më tej, Tabaku theksoi se “PS është kthyer në mburojë politike për të mos hetuar vjedhjen e 430 milionë eurove”, ndërsa paralajmëroi se “Dosja e re do të çohet në SPAK. Nuk ka drejtësi pa dënuar Ramën, Veliajn dhe bashkëpunëtorët e tyre”. DEKLARATË E NËNKRYETARES SË PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA…

Read More