Author: tirana

Arbana Osmani ka treguar si ka qenë rrugëtimi në programin “Dua të të bëj të lumtur”, që e cilëson më të vështirë se Big Brother. Tek “Ëndërrtjerrësit”, Arbana Osmani ka zbuluar se sa të vështira kanë qenë situatat në një program dhe kujtoi rastin kur thërriti policinë. “Marrin pjesë në të njerëz që nuk zgjedhin shpesh herë me dashje të vijnë në televizion, por pranojn ë të vijnë dhe gjenden në situata të vështira dhe duhet t’i neutralizoj dhe kanë jo të pakta historitë e vështira. Është një histori kur dy persona ishin kushërinj të largët dhe farefisi i vajzës…

Read More

Pas një studimi të publikuar nga Ministria e Familjes në Gjermani, ku del në pah rritja e madhe e vetmisë tek të moshuarit gjatë pandemisë, bëhet thirrje për një samit kombëtar kundër vetmisë. Shoqata Sociale e Gjermanisë, (SoVD) kërkon një samit kombëtar kundër vetmisë. “Politika nuk duhet të vazhdojë të bëjë sehir, kur pjesë të mëdha të popullatës po vetmohen gjithnjë e më shumë nga pandemia Corona, deklaroi presidenti i SoVD, Adolf Bauer në Berlin. Të premten (28.01.) Ministria e Familjes publikoi një studim, sipas të cilit njerëzit e moshuar vuajnë shumë më shpesh nga vetmia për shkak të pandemisë…

Read More

Dy oficerë policie janë qëlluar për vdekje, teksa ishin në një patrullë rutinë në Gjermaninë perëndimore. Sipas mediave të huaja, të shtënat ndodhën gjatë një kontrolli trafiku pranë Kusel rreth orës 4:20 të mëngjesit, tha policia në Kaiserslautern në një deklaratë. Ata thanë se autorët u larguan, por policia nuk kishte asnjë përshkrim të tyre, makinës që përdornin apo në cilin drejtim u larguan. Policia u bëri thirrje shoferëve në zonën e Kusel që të mos marrin autostopët dhe paralajmëroi se të paktën një i dyshuar ishte i armatosur.

Read More

Moderatorja Einxhel Shkira është rikthyer paraditen e së shtunës në shtëpinë e “Big Brother Vip” pas incidenitit të rëndë ku theu krahun. Teksa fliste në ambientet e suitës, me aktoren Monika Lubonja dhe modelen Beniada Nishani, ajo ka shpjeguar arsyet pse ka vendosur që të rikthehet. Einxhel tha se ka zgjedhur të rikthehet në shtëpinë e “BBV” pasi familjarët e saj kujdesen tashmë për nënën e saj të sëmurë dhe “nuk i kanë kushtet për t’u kujdesur dhe për një tjetër”. “Ata këtej kujdesen për mamin, këtej do kujdeseshin për mua. Një e kanë që nuk ecën nga këmba, do…

Read More

Këngëtarja e njohur, Flaka Krelani në këto ditë të ftohta ka provokuar ndjekësit në rrjetet sociale. Flaka Krelani ka mahnitur me imazhet e fundit, në të cilat ka sfiduar temperaturat e ulëta teksa pozon e veshur me bikini në mes të dëborës! Këngëtarja nga Gjakova shihet e veshur vetëm në të brendshme me ngjyrë të zezë dhe një palë çizme, ndërsa nuk munguan as komentet e shumta. “Do të jetë stuhi nesër”, ka shkruar Flaka në mbishkrimin e fotografive.

Read More

NATO ka përjashtuar mundësinë e një ndërhyrjeje luftarake në rast të një marshimi rus në Ukrainë. “Ne nuk kemi plane të angazhojmë trupat luftarake të NATO-s në Ukrainë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për BBC. Aktualisht në Ukrainë janë të angazhuar instruktorë ushtarakë të NATO-s. Aleanca ndihmon të forcojë aftësinë mbrojtëse të Ukrainës dhe e furnizon atë me armatim luftarak. Por për shkak se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, nuk vlen garancia e mbrojtjes 100% që mund të marrin anëtarët e saj. “Për Ukrainën, një partner ne ofrojmë mbështetje, dhe dërgojmë mesazhin, se do të ketë…

Read More

I Dërguari Special për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, do të vijnë ditë e sotme në Kosovë. Takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes dy palëve, teksa theks i veçantë do t’i jepet edhe vazhdimit të dialogut me Serbinë. Lajçak ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet mirëpo askush me mendje të shëndoshë nuk do “Republika Srpska” në Kosovë. Serbia ka të drejtë t’i japë propozimet e saj për Asociacionin, por kosovarët nuk do të detyrohen të nënshkruajnë diçka të dëmshme…

Read More

Java që presim përpara parashikohet një javë me mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk do të mungojnë reshjet e shiut dhe të dëborës si dhe temperaturat në vlera relativisht të ulta. Në këtë mënyrë për ditën e e hënë moti nis i kthjellët në të gjithë territorin e shtim gradual të vranësirave deri të dendura në orët e mbrëmjes. Në mbrëmje reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar në formë shtrëngatash përgjatë ultësirës perëndimore. Në relievet malore mot me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare. Vlen për tu theksuar se nga dita e Martë deri në orët e mbrëmjes…

Read More

Arkimend Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka treguar se gjithmonë është një mbështetës i flaktë i Sali Berishës. Së fundmi, këngëtari ka publikuar një foto, ku shihet se është i sëmurë me grip, dhe duket se shërim ka gjetur pikërisht nga një imazh i Sali Berishës. Stresi ka postuar në Instastory një foto, ku tregon se është duke konsumuar çaj me një filxhan të veçantë, ku edhe është printuar imazhi i Berishës me 2 gishta.

Read More

DASHI (21.03. – 20.04.) Puna: Prisni sukses material. Do të ndiheni në një pozicion mjaft të fortë dhe do të jeni në gjendje të bëni plane të caktuara biznesi për të ardhmen. Filloni të analizoni motivet tuaja për përshtatjen e modeleve të caktuara të sjelljes për të krijuar një perspektivë të re. Shëndeti: Ndjenjat ju ngarkojnë, orientoni ato përmes aktivitetit fizik. Dashuria: Ka mundësi që në periudhën e ardhshme të përballeni me vështirësi në familje. Emocioni juaj i tepruar dhe ndjeshmëria ndaj çdo gjëje mund t’ju dëmtojë. Sukseset tuaja janë të garantuara, falë atyre që ju mbështesin. Është koha për…

Read More

Detektivja Shkënda Lili ka treguar se gratë e politikanëve shkojnë dhe kërkojnë shërbimet e saj për të mësuar nëse bashkëshortët kanë marrëdhënie jashtëmartesore. Në një intervistë të dhënë për emisionin “N’kohë”, ajo u shpreh se kërkesat më të larta për të hetuar vijnë nga personazhe të njohur të biznesit, por edhe të njohur për publikun, por nuk ka preferuar që të flasë më emra. Personalitete, emra të njohur ka? Shkënda Lili: Vipa, biznesmenë dhe gratë e tyre më mirë. Kategoria VIP vjen tek unë. Politikanë? Shkënda Lili: Mos më ngacmo, mund të kem në fokus politikanë por jo se politikanët vijnë te…

Read More