Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara takohet të hënën për të diskutuar krizën rreth Ukrainës. Uashingtoni ka paralajmëruar se do të sfidojë Moskën për pozicionimin e trupave afër kufirit të Ukrainës, gjë që ka rritur shqetësimet për pushtim të këtij shteti. Pavarësisht se Moska deklaron se nuk synon të nisë konflikt, frika për pushtim të shpejtë është rritur në ditët e fundit, duke nxitur Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe të paralajmërojnë për sanksione ekonomike “shkatërruese” kundër Rusisë. Ndërkohë që rriten tensionet rreth 100,000 trupave të Moskës afër Ukrainës, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë të përgatitura…
Author: tirana
Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim jo vetëm nga policia e Tiranës, por edhe nga gruaja, e cila mbasi kontrolloi zonën ku ai qëndronte me të dashurën vendosi t’i tregojë policëve fill e për pe aktivitetin e tij. “E kam duruar prej 2012 për hatër të fëmijëve”, thotë në denoncimin pranë komisariatit numër 4 F.S, por gruaja e cila dhunohej vazhdimisht vendosi të flasë ditën kur pikasi se ai e tradhtonte dhe mbante paralelisht një lidhje jashtëmartesore. “Zbulimin e kreva në shtator 2021, dhe gjeta edhe emrin e vajzës që quhet E.T, e cila jeton afër Zgarës Korçare, – shprehet…
Droga që kishte destinacion trafikantët shqiptarë ka fundosur një shofer italian. Drejtuesi i kamionit frigoriferik Massimo Fonnesu u ndalua nga policia financiare pasi brenda mjetit që ai drejtonte u gjetën 12 kg kokainë. Ai është lënë në burg me vendim të gjyqtares Caterina Interlandi, ndërsa shoferi i cili përfaqësohej në gjykatë nga avokati Giuseppe Corda zgjodhi të mbrohej duke heshtur para togave të zeza. Operacioni që solli arrestimin e tij nisi mëngjesin e të enjtes së kaluar në Isola Bianca kur u ankorua anija nga Livorno. Massimo Fonnesu u vu në pranga pas kontrollit në kamion ku u pikas një valixhe e…
Antonela Berisha ka ndarë një lajm të mirë me të gjithë ndjekësit e saj në “Instagram” që padyshim është një hap i madh në karrierën e saj si ‘influencer’ dhe ‘showgirl’. Ajo ka bërë me dije se do të jetë pjesë e festivalit të njohur të “Sanremo”-s këtë vit, duke qenë një nga të ftuarat e natës. Ky lajm fillimisht është publikuar nga gazetat si dhe portalet italiane, të cilat, ish-konkurrentja e “Big Brother Albania” i ka ripostuar në llogarinë e saj të “Instagram”, duke e verifikuar edhe një herë. “Kumbara e javës do të jetë ylli ndërkombëtar Antonela Berisha,…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur janë një kopsht zoologjik në Uzbekistan ku një nënë ka hedhur vajzën e saj 3 vjeçare në kafazin e një ariu të murrmë. Mediat bëjnë me dije se nëna rrezikon që të dënohet deri në vite burg, pasi akuzohet për tentativë vrasje të vajzës së saj. Ndërkohë mësohet se e mitura është lënduar nga rënia brenda kafazit dhe jo nga kafsha që ndodhej aty dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. Përmes një video të publikuar shihet momenti kur gruaja hedh vajzën e saj të mitur dhe më pas e…
Lezhë Finalizohet nga Policia e Lezhës, operacioni policor i koduar “BAOFENG”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Procedohet penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi”, drejtuesi i mjetit në të cilin udhëtonte si pasagjer shtetasi në kërkim. Sekuestrohen një armë të ftohtë (thikë) dhe 1 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë. Shërbimet…
Një fenomen i pazakontë është zbuluar së fundmi nga studiuesit te një paciente me HIV e cila nuk trajtohej, u infektua me Covid. Mediat e huaja bëjnë me dije se sipas të dhënave të studimit rezulto se në trupin e pacientes 22 vjeçare me HIV gjatë periudhës 9 mujore që ajo ishte e infektuar me Covid janë zhvilluar 21 mutacione të koronavirusit. E reja pasi ka nisur përdorimin e ilaçeve anti-retrovirale të përdorura për trajtimin e HIV-it dhe u forcua sistemi i saj imunitar, ishte në gjendje të kapërcejë infeksionin COVID-19 brenda gjashtë deri në nëntë javë. Ndërkohë në studimin e…
Shqiptari bënte thirrje përmes Facebook që të gjithë të kishin kujdes nga Anisa që e cilësonte një hajdute profesioniste. Arben dhe Anisa Hoxhaj, burrë e grua që tentuan të vidhnin argjendarinë në Shkodër nuk e kishin për herë të parë grabitjen. Një shqiptar nga Zvicra rezulton të ketë denoncuar çiftin që nga muaji qershor i vitit të kaluar. Në një postim në Facebook, personi në fjalë, pa u identifikuar tregon se Anisa Hoxhaj kishte shkuar të pnonte si dado në shtëpinë e tij në Zvicër. Por, siç tregon shqiptari, katër ditë pasi gruaja në fjalë kishte nisur punë, i kishte…
E ftuar në emisionin “Wake Up”, drejtoresha e ISHP ka folur për situatën epidemiologjike në vendin tonë.about:blank Tomini u shpreh se ka sërish shifra të larta të infektimeve, por më tej shtoi se nëse arrihet 70% e mbulesës vaksinale të popullsisë mund të zbehen efektet e pandemisë. “Sipas çdo parashikimi, Covid-19 i ka tejkaluar pritshmëritë. Është i paparishkueshëm dhe nëse themi që pandemia po vijon nga 2019 dhe ka hyrë në vitin e tretë, sërish kemi rikthim në Pekin të një numri shumë të lartë infektimesh. Kemi sërish rikthim të numrit të lartë të infektimeve në Europë e Ballkan. Pra…
Policia Rrugore në Fier ka vijuar kontrollet për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve të të qarkullimit rrugor. Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar gjashtë persona dhe janë pezulluar tetë leje për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjithashtu sipas policisë janë vendosur edhe 1207 masa administrative. Informacion- DVP Fier Sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Kontrollet e kryera nëpër akset urbane dhe rurale të qarkut. Janë arrestuar në flagracë 6 shtetas për shkelje…
Sot përkujtohet në 6-vjetorin e ndarjes nga jeta historiani, profesori, akademiku i shquar shqiptar Kristo Frashëri. Kristo Frashëri lindi në Stamboll më 4 dhjetor 1920. Në vitin 1927 u riatdhesua familjarisht dhe u vendos në Tiranë. Pasi kreu shkollën e mesme më 1940 u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Universitetin e Firences. Gjatë vitit 1942 ai u internua nga administrata fashiste e pushtimit dhe më 1943 kaloi në rreshtat partizane. Gjatë periudhës 1945-1952 punoi në Bankën e Shtetit Shqiptar. Studimet e larta i ndoqi në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, në Institutin e Lartë Pedagogjik, në vitet…
Eriksen do jetë pjesë e Brentford për të paktën 6 muaj, pasi mesfushori ëndrron që të kapë formën dhe të luajë me kombëtaren në Botërorin e Katarit. Christian Eriksen ka lënë pas makthin e 12 qershorit teksa pësoi një atak në fushë me Danimarkën dhe ka firmosur një kontratë me Brentford në Premier League. Fantazizti, i cili pak kohë më parë ndërpreu me consensus kontratën me Interin pasi në Seria A është e ndaluar me ligj të luash me defribilator në zemër, do të jetë i lidhur me klubin e ri për 6 muaj. Kjo kontratë pasi mbetet për t’u…