Author: tirana

Pritjes së gjatë të Kozmait dhe Enkelejdës, që nuk flasin prej 13 vitesh, i erdhi fundi. Pas pranimit të ftesës për të ardhur në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” të “E diela shqiptare” në Tv Klan, motër e vëlla u përshkuan nga emocione të forta. Në 13 vite, nuk janë parë as në fotografi, asnjë telefonatë, asnjë komunikim, por veçse një mur i madh. Ky mur trazoi motrën e tyre të vogël që ka ndërruar jetë vite më parë, e cila prej muajsh i shfaqet Kozmait në ëndërr dhe e shtyn drejt Enkelejdës. Më në fund, ajo mund t’i…

Read More

Policia e Shtetit, në kuadër të aksioneve për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për goditjen e armëmbajtjes pa leje, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, për goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike, ka bërë një sërë arrestimesh. Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, janë arrestuar 171 persona si dhe janë proceduar penalisht 251 persona dhe janë shpallur në kërkim 27 persona, për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë, pas hekurave kanë përfunduar dhe 17 persona të shpallur në kërkim, nga këta 16 në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim…

Read More

Showman Robert Berisha ka ndarë me ndjekësit shifrën që ka mbushur sot, dhe është pikërisht 44. “Robi 44, nga ta kthesh njësoj i bien”, thotë ai me humorin që e karakterizon, duke bërë ironi me ata që e lexojnë moshën mbrapsht, kur vitet kanë ikur ca si shumë. Por, për Robertin mosha është thjesht një numër, pasi siç titullohet emisioni i tij “Robi plaket kur don vetë”, atëherë do plaket edhe Roberti. Me flokët si kur ishte 20-vjeç, fytyrën pa rrudha, trupin gjithë muskuj dhe energji non stop, ky është Roberti 44-vjeçar. Po ku qëndron sekreti i tij që mbetet gjithmonë…

Read More

Një ngjarje si në filma ka ndodhur pak më parë. Dy te rinj, një vajzë dhe një djalë kanë tentuar të grabisin një argjendari në qendër të qytetit të Shkodrës. Ata hynë në dyqan të paarmatosur dhe filluan të shikonin bizhuteritë që i ofroheshin nga shitësit. Në një moment, vajza nxjerr një antidjersë nga xhepi dhe ia hedh në sy shitësve. Ndërkohë personi që ishte me të tenton të tërheqë bizhuteritë. Por ata nuk ia dolën ta çojnë vjedhjen deri në fund pasi u përballën me shitësit. i kanë hedhur pronarit spraj paralizues, duke tentuar ta neutralizonin e më pas…

Read More

Probleme në horizont për Mason Greenwood. Sulmuesi i Manchester United, akuzohet nga ish e dashura e tij, Harriet Robson për abuzim seksual dhe keqtrajtim. Robson shpërndau në rrjetet sociale një video ku shfaqet me buzë të gjakosura dhe të mavijosura si dhe shenja në të gjithë trupin. “Për këdo që dëshiron të dijë se çfarë më bën në të vërtetë Mason Greenwood”, shkruante në videon e saj vajza. Policia nisi hetimet ndaj futbollistit, ndërsa Djajtë e Kuq preferuan të mos komentojnë historinë: “Presim rezultatin e hetimit. Klubi nuk pranon asnjë lloj dhune”.

Read More

Studiues izraelitë kanë zbuluar, se vaksina të mbron nga sëmundje pasuese të mundshme pas infektimit me Corona dhe madje edhe nga ftohja. Nga ana tjetër, me Omikron infektohen edhe shumë të shëruar. Kush është i vaksinuar, ka një rrezik më të vogël të zhvillojë simptoma “Long-Covid” – kështu quhen simptomat si lodhja kronike apo sëmundje të tjera që të shëruarit shpesh informojnë pas infektimit me Corona. Këtë e tregon një studim paraprak i mjekëve të klinikës universitare “Bar-Ilan” në Safed, Izrael, i cili u publikua më 25.01. në revistën shkencore “Nature”. Rastet që kanë marrë në shqyrtim mjekët, lidhen të…

Read More

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar sot, GEN, ekipin e Gjeneratës për Ndryshim. Gjatë fjalës së saj kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se pas 25 prillit kjo parti do të bënte ndryshime rrënjësor për Shqipërinë. Ajo theksoi se votat që LSI mori në 25 prill nuk u përkthye në mandate. “Faleminderit per ftesen ne startimin e kesaj inisiative kaq te rendesishme. GEN…Ekipi i Gjenerates per Ndryshim, me pelqen tejmase ky emer qe e keni quajtur ekipin tuaj. Kur me erdhi njoftimi juaj qe me shpjegonte cfare kishte ndodhur, si e keni ideuar dhe hapat qe keni ndermarre, e kam…

Read More

Nga František Vrabel/ Në luftën kundër keqinformimit, armiku mund të jetë i vështirë për t’u përcaktuar. Gazetarët, politikanët, qeveritë, madje edhe gjyshërit janë akuzuar se kanë mundësuar përhapjen e gënjeshtrave në internet. Ndërsa asnjë nga këto grupe nuk është tërësisht i pafajshëm, kundërshtari i vërtetë është më i zakonshëm. Siç dëshmoi dekonspiruesja e Facebook, Frensis Hogen, në fundin e vitit të kaluar, janë algoritmet e mediave sociale ato që e bëjnë të mundur keqinformimin përmes rrjetit. Që nga themelimi i tij në vitin 2004, Facebook është rritur nga një faqe e rrjeteve sociale të disa mijëra studentëve, në një “përbindësh…

Read More

Bora Zemani ka publikuar mbremjen e shkuar një video, ku ka treguar gjendjen e saj shëndetësore, pas mungesës disa ditore në “Përputhen”. “Faleminderit shumë për mesazhet që më keni dërguar. Unë kam qenë shumë sëmurë gjatë këtyre ditëve, me temperaturë të lartë, deri në dyzet, por ka nisur përmirësimi dhe shpresoj të jem sa më shpejt në Për’puthen. Ju puth fort të gjithëve, nga larg, që mos t’ju ngjis ndonjë gjë”, shprehet Bora. Moderatorja ka munguar prej disa ditësh në program. Dy puntata janë prezantuar nga Ana Lleshi, ndërsa në puntatën “Prime” programin e drejtoi Elona Duro.

Read More

Britania e Madhe pritet të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, gjatë javës që vjen, lidhur me përshkallëzimin e tensionit në Ukrainë. Kështu ka paralajmëruar këtë të diel Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, teksa është shprehur se “Britania do të godasë bankat, kompanitë e energjisë dhe ‘oligarkët e Kremlinit’ me sanksione ekonomike, që do të prezantohen nga qeveria këtë javë”. Kjo skemë është përpjekja e fundit e Mbretërisë së Bashkuar për të bindur Presidentin rus, Vladimir Putin, të ndalë tentativat për pushimin e Ukrainës. Njoftimi për ashpërsimin e sanksioneve u bë disa orë pasi Britania tha se…

Read More

Gjykata e Matit ka lënë në burg 10 të arrestuar që u kapën në kuadër të operacionit të anti-drogës “Kepi i Vozajve”, ndërkohë 3 prej tyre iu caktua masa ‘arrest shtëpie. Togat e zeza caktuan masën e ‘arrestit me burg’ për shtetasit; Gëzim dhe Vilson KolecinIdajet dhe Lezan KolecitMehmet Kolecit dhe Fatjon DodësRasim Gjeçukës dhe Albert KolecitGestian Kolecit dhe Agim Kolecit Arrest shtëpieGazmir GjeçukësEsat KolecitAsim Hespapas Sipas policisë, organizator i kësaj veprimtarie kriminale është Gëzim Koleci, me detyrë kryetar i fshatit Lam i Madh, i cili organizonte punën për kultivimin e bimëve, dhe më pas gjetje e tregut që e…

Read More

Deputeti demokrat Flamur Noka i pyetur në lidhje me pjesëmarrjen e ulët në votimet e Bashkisë së Vorës, tha se demokratët e vërtet po vijnë. “Sot demokratët e Vorës do të vendosin për përfaqësimin e tyre, pjesëmarrja do të jetë e shkëlqyer,. të jeni të sigurt, pjesëmarrja do t’ia kalojë edhe referendumit të 18 dhjetorit, demokratët e vërtet po vijnë. Demokratët e letrave të shoqatës, nuk mund të përcaktojnë listat dhe numrat. Në Shkodër radhët janë të gjata. Do ta marrin Vorën, nuk ka rast të kundërt! Kandidatët janë figura të nderuara të zonës, përfaqësues të denjë të qytetarisë.”, u…

Read More