Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se në 6 mars do të futet në garë me koalicion. “Edi Rama ka konfiskuar me një akt madhor kriminal politik siglën e PD-së. Ne e konsiderojmë të konfiskuar dhe qëllimi më madhor ishte që ne të mos merrnim pjesë në këto zgjedhje. Ne marrim pjesë në zgjedhje, sepse bojkoti nuk është opsion për ne. Do të ketë një marrëveshje me një koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do të paraqitet edhe logoja, të cilin cdo shqiptar e ka të qartë, që logon e vërtetë tonë e ka konfiskuar Edi Rama” tha…
Author: tirana
Pasi SPAK kërkoi 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dhe me gjykim të shkurtuar 8 vite, ky i fundit ka apeluar për pafajësi. Sipas saj, Tahiri kishte shkuar i përgatitur në sallën e gjyqit, pasi kishte marrë me vete dhe një tabelë ku kishte caktuar detaje nga dosja e tij. Ai i ka kërkuar trupës gjykuese që të veprojë me profesionalizëm dhe të veprojë mbi bazë të provave. “Ju kërkoj me përulësi, veproni me profesionalizëm të gjitha provat. Nëse do të bëni këtë gjë, unë do të jem i pafajshëm”, tha ai. Lala tha se Tahiri analizoi…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka kërkuar dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin Saimir Tahiri. E njëjta masë është kërkuar edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën. Ndërkohë, ish-ministri Tahiri kërkoi pafajësi. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, SPAK ka kërkuar 8 vite burg për ish-zyrtarët. Por pavarësisht se në sallë mbahej seanca, gjyqi u ndërpre pasi u fiken dritat. Ndërkohë, seanca pritet që të rifillojë kur të vijnë dritat. Prokuroria e akuzoi asokohe Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi…
Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro deklaroi sot në një takim me operatorët turistikë në plazhe që katër muaj para nisjes së sezonit do të nisë procesi i hartëzimit të stacioneve duke njoftuar edhe afatet e aplikimit. Kumbaro theksoi se 27 shkurt është afati i fundit dhe nuk do të ketë rihapje të dytë. Risi këtë vit është se çdo subjekt që aplikon për një hapësirë në plazh duhet të ketë shlyer çdo detyrim ndaj shtetit në sistemin e tatimeve. “Katër muaj punë për të prodhuar hartëzimin e stacioneve të plazhit të miratuara nga komiteti për menaxhimin e sezonit turistik. Janë…
Gazetari grek Stavros Tzimas ka analizuar në “Kathimerini” vizitën e Presidentit të Turqisë Erdogan në Shqipëri dy javë më parë, duke e cilësuar atë si “krejt pa emocion”. Në analizën e tij të titulluar “Erdogani dhe fantazma e Skënderbeu”, gazetari grek i referohet faktit se lideri turk erdhi në Shqipëri pikërisht në ditën e vdekjes së heroit kombëtar të shqiptarëve. Ndër të tjera ai shpreh edhe shqetësimin për ngritjen e raporteve Shqipëri-Turqi në nivelin e partneritetit stragjik, ndërsa thotë se nuk e kupton qasjen e Ramës pro Erdoganit. Analiza e gazetarit grek në “Kathimerini”: Vizita e fundit e presidentit turk Rexhep Tajip…
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se ka nisur asgjësimi i të dhënave të zgjedhësve të zgjedhjeve të shkuara si dhe materialet zgjedhore. Nga Lundra ai tha se ky proces do përmbyllet për 10 ditë për të pasur kohë për nisur përgatitjet për zgjedhjet e 6 Marsit. “Ne sot fillojmë me procesin e asgjësimit të të dhënave në pajiset që janë përdorur për identifikimi e zgjedhësve dhe do fillojë ky proces për asgjësimin e të dhënave në server. Kjo mund të përfundojë për 10 ditë. Ajo është e rëndësishme, kemi marrë masat që ky proces të jetë i sigurt. Kemi marrë…
Flakët e zjarrin kanë përfshirë këtë të hënë një apartament në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në rrugën Xhon Belushi”, ku ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, në një banesë të pabanuar. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë detaj tjetër në lidhje me këtë ngjarje, policia po punon për zbardhjen e plotë të saj. “Me datë 31.01.2022, rreth orës 12:50, në rrugën “Xhon Belushi” ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, në një banesë të pabanuar. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për…
Vallëzimet e tij të publikuara në rrjetin social “Tik-Tok” bëri që profesori Lulzim Peci nga Vushtrria të fitoj zemrat e mijëra përdoruesve të këtij rrjeti, madje mori edhe epitetin si “Profa i Tik Tok-ut”.Por jo të gjithë e mirëpriten këtë veprim të profesorit Paci. Shumë kritika erdhën në adresë të tij, derisa ai duke folur për këtë gjë një intervistë për KTV-në, shpërtheu në lot. Ai tha se vëllait të tij, i ka thënë se nëse ndihet i turpëruar, të mos tregojë se e ka vëlla.“I thashë vëllait tim, nëse të pyesin se çka e ke Lulzim Pacin, thuaj kushëri.…
Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Rrugën e Arbrit. Ngjarja ndodhi rreth orës 12 në fshatin Shkallë. Një automjet, i cili drejtohej nga një 40-vjeçare u përplas me barrierat anësore të rrugës.Drejtuesja e mjetit është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e vërteta të aksidentit. Paraprakisht shkak dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit.
Kryetari i Gjykatës së Lartë rishpall thirrjen për plotësimin e vendit vakant të krijuar nga mbarimi i mandatit të gjyqtarit Gjykatës Kushtetuese, për pjesën e mbetur të mandatit 9 vjeçar, që përfundon në muajin mars 2025. Sipas njoftimit të Gjykatës së lartë, bëhet me dije se afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të njoftimit. Pas përfundimit të këtij afati, Gjykata e Lartë i përcjell Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të tyre në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë kandidatët që konkurrojnë për…
Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ditën e djeshme gjatë prezantimit të GEN, ekipit të Gjeneratës për Ndryshim. Kryemadhi deklaroi se Kejdi i është bashkuar LSI-së kur ishte 16 vjece dhe vazhdon edhe sot që është bërë nënë me fëmijë. Ndërsa ditën e sotme kryetarja e LSI-së ka postuar një foto të vogëlushes, Lura. Emri i saj vjen nga origjina e të atit prej Lurës shqiptare. “Përshëndetje miq, ju ftoj të njiheni me këtë e bukur! Kjo është Lura, vajza e Kejdit…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përcaktuar sot kuotën vjetore për pranimin e kandidatëve për profilin prokuror në Shkollën e Magjistraturës për 2022-2023. Në mbledhjen e sotme, KLP ka vendosur t’i propozojë Shkollës së Magjistraturës 35 vende për studentë në profilin prokuror për 2022-2023. Gjithashtu, KLP kërkon se Shkolla e Magjistraturës duhet të zbatojë vendimin për kuotat e vendosura nga Këshillat.