Author: tirana

Ish-gruaja e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Ksenija Vuçiç është varrosur ditën e sotme. Blic.rs shkruan se varrimi i gazetares u bë sot në Varrezat e Reja, ku morën pjesë familjarë, miq dhe politikanë të shumtë midis tyre dhe vetë Presidenti Vuçiç. Fjalimin në varrimin e saj e mbajti Patriarku Porfirit, ku u shpreh se atë e njihte prej 20 vitesh. “Ksenijën e njoh prej 20 vitesh. Ishim bashkë në një klinikë kardiovaskulare dhe asnjëri prej nesh nuk flisnim për gjëra kalimtare atëherë. Folëm për kuptimin e ekzistencës, çfarë na mban në situata të tilla. Gjatë gjithë atyre dhjetë ditëve në…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 3030 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 522 qytetarë, në këto bashki: 290 në Tiranë, 36 në Fier, 17 në Durrës, Lushnje, 14 në Vlorë, Gjirokastër, 12 në Sarandë, 9 në Devoll, 7 në Gramsh, Librazhd, Prrenjas, 6 në Delvinë, 5 në Mirditë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Peqin, 4 në Kurbin, Mallakastër,Pogradec, Kuçovë, 3 në Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Kamëz, Libohovë, Kolonjë, Berat, 2 në…

Read More

Gjeneral Major David H. Tabor, Komandant i Komandës së Operacioneve Speciale në Europë dha një intervistë për Top News ditën e sotme. Tabor tregoi se pse Shtetet e Bashkuara zgjodhën Shqipërinë për të ngritur një shtab të bazës të Forcave të Operacioneve Speciale. Ai gjithashtu zbuloi se sa do të jetë kohëzgjatja e kësaj njësie dhe roli i saj. Pse SHBA zgjodhi Shqipërinë dhe Rusia Serbinë? Thimi Samarxhiu: Gjeneral Major David Tabor, faleminderit që gjetët mundësinë dhe kohën për këtë intervistë për t’i dhënë përgjigje shumë pyetjeve që janë ngritur pas vendimit tuaj. Gjeneral Major David Tabor: Më lejo t’ju them, Thimi,…

Read More

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasen L. B., rreth 50 vjeçe, dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit. Falë ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, Policisë Rrugore të DVP Elbasan, Forcave të Posaçme “Shqiponja” dhe Njësisë Operacionale është bërë e mundur kapja e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Mjeti tip “Opel” është sekuestruar në cilësinë e…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar sot në studion e Zona Zero në Top News foli për situatën ku po kalon PD. Sipas saj, asnjëri nga demokratët nuk e dëshiron gjendjen në të cilën po kalon partia më e madhe opozitare në vend. Berisha u kthye në armikun e PD-së? Jo për mua, ai është një njeri që i është errësuar arsyeja e vet në raport me personin e vet. Ai nuk e ka imagjinuar kurrë që mund të preket nga PD se ai e quan pronë të veten. Kjo çorienton arsyen e tij. Berisha e ka krijesë…

Read More

Uniformat blu kanë mbërritur pranë tregut të Medresesë, aty ku banorët e ‘5 Majit’ kanë bllokuar rrugën. Policia u ka kërkuar që të bllokojnë rrugën, pasi po shndërrohen në burim aksidentesh. Ndërkohë, është krijuar një radhë e gjatë automjetesh. Atyre i janë bashkuar edhe banorët e Laprakës. Më 19 janar Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Shembja e banesave u shoqërua me kundërshtinë e banorëve, të cilët që nga ajo ditë kanë ndërmarrë një sërë protestash, një tek parlamenti dhe…

Read More

Seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri dhe ish drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela përfundoi këtë të hënë, ndërsa vendimi do të jepet më 4 shkurt ora 13:00. SPAK i qëndron të njëjtit qëndrim si në shkallën e parë dhe kërkon 12 vite burg për Tahirin e Çelën. Duke qenë se Tahiri dhe Çela kanë përfituar gjykim të shkurtuar, atyre i ulet 1/3 e dënimit. Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha Jaeld Çela tha: “Në të gjithë dosjen janë katër episode. Unë në detyrë kam ardhur më…

Read More

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka rezultuar pozitiv me Covid-19, edhe pse i vaksinuar me tre doza. “Këtë mëngjes, u testova pozitiv për COVID-19. Ndihem mirë dhe do të vazhdoj të punoj në distancë këtë javë duke ndjekur udhëzimet e shëndetit publik. Të gjithë, ju lutemi vaksinohuni dhe përforcohuni,” shkroi Trudeau në Tëitter. Trudeau dhe familja e tij kanë qenë të izoluar për disa ditë pasi u ekspozuan ndaj Covid-19. Të paktën një nga fëmijët e tij gjithashtu ka rezultuar pozitiv, sipas zyrës së Kryeministrit.

Read More

Dashi Gjatë kësaj dite nuk përjashtohen debatet me një person, i cili kohëve të fundit nuk është sjellë shumë mirë. Këshillohet që të mbani nën kontroll nervozizmin. Gjatë orëve në vijim do të ketë disa momente sikleti, por fundjava do të sjell rikuperim. Shëndeti, kërkon më shumë kujdes. Demi Kjo ditë e parë e muajit është mjaft e favorshme, në sajë të ndikimit të Venusit. Sfera e ndjenjave do të jetë protagonistja e ditës. Ka ardhur momenti që të ndryshoni, nëse keni qëndruar shumë gjatë peng të së shkuarës. Binjakët Nuk jeni natyrë që pushoni dhe çlodheni, por edhe ata…

Read More

Grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka zyrtarizuar kandidatët për kryebashkiakë në gjashtë bashki ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njoftohet se është mbledhur ditën e sotme për të verifikuar materialet zgjedhore dhe për të miratuar tabelën përfundimtare të votimeve të “Primareve” të mbajtura të dielën. Kështu, kandidatët fitues sipas degëve janë: –Premtim Kryemadhi në bashkinë Dibër me 424 vota. –Ardia Muka në bashkinë Durrës me 1162 vota.- –Elton Bano në bashkinë Lushnje me 671 vota. –Hekuran Xhani në bashkinë Rrogozhinë me 221 vota. –Lulzim Vrana në bashkinë…

Read More

Rruga e Durrësit në kryeqytet është bllokuar . Disa djem të rinj janë shfaqur të maskuar, me motorra dhe makina “G Class”. Ata kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar që makina të tjera të kalojnë. Ndërkohë, nuk dihet arsyeja, por mendohet që djemtë po xhirojnë një videoklip të një kënge të re të rrymës ‘hip-hop’. Bllokime të tilla janë bërë të zakonshme në kryeqytet, ku persona të papërgjegjshëm nuk marrin parasysh interesat e përdoruesve të tjerë të rrugës, ndërsa policia rri e bën sehir se si individë apo grupe të rinjsh me sjellje prej banditi sundojnë qytetet shqiptare.

Read More

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike lidhur me 120 mijë euro shpenzime që ka harxhuar për udhëtime private. BISEDA E PLOTË Rama ka udhëtuar me charter privat, jo për të zgjidhur ndonjë hall të shqiptarëve por për qejfet e veta. Edi Rama harxhon paratë e taksave të shqiptarëve. Rama: Ne fakt jo, une jam i pari kryeminister ne kete vend qe udhetimet e mia shume te rralla private me familjen, nuk i bej kurre me shpenzimet e shtetit. A përdore charterin privat për të dhënë intervistë per ”Manager Magazine”? Rama: Jo, kam perdorur me bilete vajtje-ardhje,…

Read More