Gjykata Kushtetuese merr sot në dorë vendimin e parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Shtatë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen në seancë në orën 10:00 të paradites së sotme. Kreu i shtetit u shkarkua në shtator të vitit të kaluar në Kuvend me votat e shumicës socialiste pasi sipas tyre ai kishte shkelur kushtetutën me deklaratat dhe qëndrimet gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, 2021. Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk e njeh vendimin e Kushtetuese dhe se do të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit në korrik të këtij viti.
Author: tirana
Këto janë faqet e para të gazetave për ditën e sotme.
Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, foli sot për zgjedhjet e “6 Marsit”, që është dhe tema më e nxehtë aktuale politike në vend. Sipas Nikollës, duhet të kryhet një proces i drejtë ku qytetarët të njihen me të gjithë platformat e kandidatëve dhe të zgjedhin si njerëz të lirë. Ajo tha se pavarësisht nga sa mendohet, qeveria nuk i gëzohet përçarjes së opozitës. “Sa më e dobët të jetë opozita, aq më e dobët bëhet dhe mirëqeverisja. E trishtë të shohësh degradimin e Partisë Demokratike në këtë farë gjendje. Shfaqjet që pamë, tregojnë se PD nuk është ende gati për…
Pas bullizimit, fyerjeve në masë për profesorin kosovar ka ardhur dhe mbështetja andej e këtej kufirit, mes tyre dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Profesori nga Kosova Lulzim Paci është bërë temë e mediave ditët e fundit pasi u bullizua për kërcimet e tij me muzikë popullore. Videot e tij të postuara në Tik-Tok u shpërndanë dhjetëra herë, ndërsa një deputete e Vetëvendosjes kërkoi pushimin e tij nga puna. Por një tjetër rrjedhë morën zhvillimet pas rrëfimit të tij, ku u shfaq i përlotur duke deklaruar se i kishte kërkuar vëllait të mos tregonte se e kishte vëlla, por kushëri…
Kriza e Ukrainës duket se po zhvendoset në Mesdhe, teksa një flotë anijesh ruse i janë afruar aeroplanmbajtëses amerikane “Harry Truman” e vendosur në ujërat italiane dhe ato shqiptare. Anijet ruse kanë filluar të kalojnë kanalin sicilian dhe në total janë gjashtë anije, të afta të zbarkojnë tanke dhe këmbësori në bregdet. Anijet janë nisur më 15 janar dhe i gjithë lundrimi i tyre është ndjekur nga marina e NATO-s, të cilët ndërroheshin për të mos humbur nga sytë kontingjentin ushtarak. Ata e kanë parë me shqetësim afërsinë ekstreme të dislokimit rus. “Formacioni i anijeve është duke kaluar transit në…
Është ndarë nga jeta mjeku anestezist-reanimator Viktor Kotani. Ministria e Shëndetësisë i ka shprehur ngushëllimet familjes. Dr. Viktori ka shërbyer për shumë vite në Spitalin e Traumës, në shërbimin delikat të anestezi-reanimacionit. “Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së dr.Viktor Kotanit, mjekut anestezist-reanimator që u nda nga jeta, duke lënë pas dhimbjen për miqtë dhe familjen. Dr. Viktori ka shërbyer për shumë vite në Spitalin e Traumës, si profesionist i zoti, gjithnjë i kujdesshëm me pacientët dhe miqësor me të gjithë stafin në shërbimin delikat të anestezi-reanimacionit. U prehsh në paqe”.
Juventus njofton një tjetër lëvizje për këtë janar vërtet plot ngjarje. Për mesfushën vjen Denis Zakaria nga Borussia Mönchengladbach. Deklarata e klubit të Juventusit: “Juventus Football Club SpA njofton se ka arritur marrëveshje me kompaninë Borussia VfL 1900 Mönchengladbach GmbH për marrjen përfundimtare të së drejtës për shërbimet sportive të lojtarit Denis Lemi Zakaria Lako Lado kundrejt një shume prej 4.5 milionë eurosh, që paguhet në tre vite financiare, përveç kontributit të solidaritetit të parashikuar nga rregulloret e FIFA-s dhe tarifave ndihmëse për një total prej 4.1 milionë euro.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar pas ndeshjes Lapraka-Arena të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Kamzë, bënë identifikimin, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasve: – J. P., 19 vjeç dhe Xh. M., 20 vjeç. Policia procedoi edhe shtetasin D. Gj., 17 vjeç, për veprën penale “Goditje e sportistit, trajnerit, arbitrit”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas ndeshjes Lapraka-Arena, kanë goditur shtetasit S. Ç. dhe M. B., arbitrat e kësaj ndeshjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gazeta “Koha Jonë” ka publikuar një shënim ku parashikohen skenaret e Ilir Metës dhe Sali Berishës. “Berisha ka zbritur në fushë, ndonëse i plagosur politikisht nga amerikanët, por ama dyfekun electoral e ka akoma në dorë! Ilir Meta ka deklaruar shumë herë këto ditë se mezi pres të dalë në fushën e betejës politike. Ai me 24 korrik e ka të sigurtë zbritjen në sheshin e luftës, por me 1 shkurt, pra pas dy ditësh gjykata kushtetuese jep vendimin e saj nëse do ta shkarkojë apo jo sic ka vendosur parlamenti. Me logjikë kushtetuese nuk ka argumenta për vendim shkarkimi,…
Vallëzimet e tij të publikuara në rrjetin social “Tik-Tok” bëri që profesori Lulzim Paci nga Vushtrria të fitoj zemrat e mijëra përdoruesve të këtij rrjeti, madje mori edhe epitetin si “Profa i Tik Tok-ut”. Por jo të gjithë e mirëpriten këtë veprim të profesorit Paci. Shumë kritika erdhën në adresë të tij, derisa ai duke folur për këtë gjë një intervistë për KTV-në, shpërtheu në lot. Ai tha se vëllait të tij, i ka thënë se nëse ndihet i turpëruar, të mos tregojë se e ka vëlla.“I thashë vëllait tim, nëse të pyesin se çka e ke Lulzim Pacin, thuaj…
Pradeo, kompania që merret me sigurinë e celularëve tanë, ka zbuluar një aplikacion që vë në rrezik mijëra përdorues të Android. Ai ekziston në Google Play, premton mbrojtje kundër sulmeve kibernetike, por në fakt përdoret për të zbuluar hakerat në detajet e llogarisë sonë bankare. Quhet 2FA Authentificator dhe vjedh të dhëna të rëndësishme personale. Ironia është e qartë. Kjo sepse “2FA”, i njohur gjithashtu si vërtetimi me dy faktorë, supozohet të na bëjë të ndihemi më të sigurt. Nëse, për shembull, banka jonë dëshiron të sigurohet që ne jemi duke bërë një blerje online, ajo do të na dërgojë…
Nga Afrim Imaj “Ballin nga pushkët! Tradhtarët vriten pas shpine. Ne nuk jemi tradhtarë. Historia do të jetë gjyqtari i paanshëm”. Reagimi i Bahri Omarit para skuadrës së pushkatimit, kishte tronditur rëndë Bedri Spahiun. Vegimi trishtues do t’i qepej në sy për ta lënduar heraherës si një plagë e hapur. Do t’i kthehej e rikthehej atij momenti prokurori i kunatit të Enverit disa herë, sidomos gjatë viteve të burgut. “More, ç’bëmë? Pse i vramë?”, do pyeste veten netëve të gjata të qelisë. Mesazhi i fundit i Bahri Omarit, shokut të fëmijërisë, kishte qenë i fortë, si vetë karakteri i tij.…