“Vijnë nga vendet e Europës Lindore. Kalojnë disa kohë në Spanjë duke udhëtuar në pjesë të ndryshme të vendit dhe pastaj rikthehen në atdhe deri në verën tjetër”. Kështu e nis “La Razon” shkrimin për bandat shqiptare që grabisin shtëpitë e njerëzve të pasur në Spanjë. Dhe viktima e fundit e tyre dyshohet se ishte Karim Benzema. Në 24 janar bëri bujë lajmi se sulmuesit të Realit të Madridit i ishte vjedhur shtëpia gjatë kohës që ai luante kundër Elçes në “Bernabeu”. Dhe policia spanjolle ka dyshime të forta se autorët e saj janë një bandë shqiptarësh të famshëm për…
Author: tirana
Në aksin Librazhd-Elbasan raportohet se ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një mjet me pasagjerë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë në lumin Shkumbin. “Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste në Integrim Monika Kryemadhi ka publikuar sot një video nga makina me një mesazh. Kryemadhi thotë se duhet të mendoni pozitivisht edhe pse është ditë me shi duke u uruar të gjithëve ditë të mbarë. “Mirëmëngjes ditë me shi por mendoni pozitivisht. Gëzojeni shpirtin. Ditë të mbarë”, shkruan Kryemadhi. View this post on Instagram A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)
Mbrëmjen e kaluar, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bashkëpunim me Policinë kanë arrestuar 7 persona, ndërkohë një tjetër është shpallur në kërkim. Mes tyre është një mjek dhe një agjente sigurimesh në terren. Ata dyshohet se lëshonin certifikata false.
Tre automjete janë djegur në orët e para të mëngjesit të së martës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Hobdari” në zonën e Tiranës së Re rreth orës 05:00 të mëngjesit. Automjetet kanë qenë të parkuara njëra pas tjetrës në momentin që u përfshinë nga flakët e zjarrit. Njera nga mjetet është shkrumbuar tërësisht, kurse dy të tjerat janë djegur pjesërisht. Këto janë edhe pamjet nga vendngjarja të makinave të djegura, të cilat janë denoncuar nga qytetarët në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al. Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental dhe më pas është përhapur…
Ish-trajneri i Chelsea në sezonin 2007-2008, Avram Grant ka përfunduar nën akuzë për ngacmim seksual në këmbim të ndihmës profesionale për t’u ngjitur në karrierë. Denoncimi vjen nga vendlindja e 66-vjeçarit teksa një program televiziv në Israel ka mbledhur dëshmi të disa grave, të cilat kanë folur për shantazhet nga ana e Grant. Madje, një vazjë 22-vjeçare thekson se Grant e ftoi në apartament dhe kërkoi të përfitonte nga ajo, duke i premtuar një vend pune. Gjithsesi, reagimi i trajnerit ka qenë i menjëheshëm ku thekson se në jetën e tij gjithnjë është munduar t’i respektojë njerëzit pa pasur qëllime…
Gjykata Kushtetuese mban sot në orën 10 seancën për shqyrtimin e çështjes për shkarkimin ose jo të presidentit, Ilir Meta ka publikuar dy foto në rrjetet sociale. Në njërën prej fotove Ilir Meta shfaqet në shoqërinë e Këshilltarit për çështjet ligjore Bledar Dervishaj dhe drejtoreshës së përgjithshme të shërbimeve juridike në Presidencë Katrin Teska. “Bashkë me Landin duke përcjellë Bledin dhe Katrinën për në Gjykatë. ✌️“, shkruan Meta. Presidenti ka publikuar një tjetër foto mëngjesin e sotëm. “Ku ka më bukur kur e nis ditën duke dëgjuar Ritën dhe kalendarin artistik të Shkodrës. ”, shkruan kreu i shtetit në rrjetet…
Vendet anëtare të NATO-s po dërgojnë me mijëra trupa, avionë luftarakë dhe anije tek aleatët e tyre në Evropën Lindore, mes tensioneve në rritje me Rusinë për shkak të dislokimit të më shumë se 100,000 trupave ruse në kufi me Ukrainën. Perëndimi i frikësohet një pushtimi të afërt rus, të cilin Kremlini e mohon. Katër avionë luftarakë danezë F-16 zbarkuan në Lituani javën e kaluar me synim forcimin e misionit të patrullimit ajror të NATO-s në Baltik. Që nga aneksimi me forcë i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, NATO ka dislokuar 4,000 deri 5,000 trupa në Estoni, Letoni, Lituani…
Dita e parë e muajit shkurt ka nisur me reshje të dendura të dëborës në Dibër dhe Bulqizë. Reshjet kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe trashësia në qytetin e Peshkopisë ka arritur në 10 cm, ndërsa në zonat e thella arrin deri në 30 cm. Rrugët nacionale janë të kalueshme me zinxhirë. Rruga e Arbrit nga Peshkopia deri në Klos kalimi bëhet me zinxhirë, ndërsa baypassi në Qafën e Murrizit është i bllokuar. Kompania që mirëmban rrugën po punon me 4 mjete borëpastruese për hapjen e saj. Situata në rrugë Aksi Peshkopi – Kala e Dodës –…
Banorët e Big Brother VIP kanë treguar histori dashurie nga e kaluara. Ndonëse të gjithë me radhë po tregonin histori nga më të ndryshmet, ishte Donaldi i fundit ai i cili filloi të tregonte për dashurinë e tij të parë Ai tregoi se në vitin e parë në gjimnaz u dashurua me një vajzë, por që kjo e fundit ishte ndërkohë në një lidhje dashurie. Ai tutje vazhdoi tregimin se me të përfundoi bashkë duke qenë se ajo la të dashurin që kishte, për t’u lidhur me Donaldin. Madje, në një moment ai rrëfeu se atë e ndiqte një person…
Territori shqiptar deri në orët e mesditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore në zonat malore, parashikohet që herë pas here reshjet të jenë më intensitet deri mesatar. Sipas MeteoAlb gjatë pasdites dhe mbrëmjes moti do të përmirësohet gradualisht në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, POR do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 10°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 50…
Një aksident ka ndodhur në Lezhë mëngjesin e sotëm ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Për pasojë drejtuesi ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë.