Author: tirana

Pasi koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’, e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim depozituan kërkesën për t’u regjistruar në KQZ, vjen reagimi nga Partia Demokratike. Selia blu thekson se më në fund u zyrtarizua partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri: Korrupsion dhe politika e vjetër. DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISËMë në fund Sali Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri:KorrupsioninPolitikën e vjetërLajmet e rreme dhe disinformimin. Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të…

Read More

Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese nisi sot një seancë publike, si pjesë e procesit që ajo ka nisur për shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, të cilin shumica socialiste e akuzoi për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe se u përfshi duke u bërë palë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kreu i Shtetit, siç dhe kishte paralajmëruar, nuk është paraqitur për të marrë pjesë, duke u përfaqësuar nga këshilltari i tj ligjor. Gjatë seancës së sotme, përfaqësuesi i presidentit Bledar Dervishaj paraqiti një kërkesë parapake, sipas së cilës, secili prej anëtarëve të Gjykatës duhet të…

Read More

KËRKESË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS PËR VLERËSIM NGA GJYQTARËT E GJYKATËS KUSHTETUESE, TË SHKAQEVE, PËR TË CILAT VIHET NË DYSHIM PAANSHMËRIA E TIJ/TYRE DHE QË SIPAS LIGJIT DETYROHEN TË HEQIN DORË NGA SHQYRTIMI I ÇËSHTJESREPUBLIKA E SHQIPËRISË PRESIDENTI I REPUBLIKËS Nr. _________ Prot. Tiranë, më 01.02.2022 KËRKESË PARAPRAKE PËR VLERËSIM NGA GJYQTARËT E GJYKATËS KUSHTETUESE, TË SHKAQEVE, PËR TË CILAT VIHET NË DYSHIM PAANSHMËRIA E TIJ/TYRE DHE QË SIPAS LIGJIT DETYROHEN TË HEQIN DORË NGA SHQYRTIMI I ÇËSHTJES ME OBJEKT: Vendimin nr. 55/2021, datë 9.6.2021, të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë ‘Për shkelje të…

Read More

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga 2 shtetas, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim. Burime zyrtare të uniformave blu, bëjnë me dije se në pranga është arrestuar A. P., 32-vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivët, iu gjet një sasi kanabisi dhe kokaine. Nga ana tjetër, është bërë i mundur edhe arrestimi F. SH., 29-vjeç i shpallur në kërkim nga policia për dhunë në familje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë:Durrës Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP…

Read More

Sportisti Arbër Sulstarova ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up” për të folur për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ish-banori u shpreh se i erdhi mirë që ishte në nominim me Monika Lubonjën. Ai shtoi se kur ka hyrë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka menduar se do të afrohet me Arjolën dhe Ilirin. Ndërsa duke folur për katër finalistët e “Big Brother VIP”, Arbëri u shpreh se mendon se janë “Iliri, Donaldi, Beniada dhe Arjola”. “Arjola me mos hapjen e kutisë së Pandorës i dha pikë Einxhel, e jam në…

Read More

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka paraqitur sot kërkesën në KQZ për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim, që ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kërkesën e regjistrimit të koalicionit me Berishën, të zyrtarizuar tashmë me emrin “Shtëpia e Lirisë”. Siç shihet në dokumentin e dorëzuar në KQZ, koalicionit “Shtëpia e Lirisë” i është bashkuar edhe Partia Demokristiane e drejtuar nga Nard Ndoka.

Read More

Roma mbylli merkaton e dimrit me afrimet e Sergio Oliveira dhe Maitland-Niles por në verë parashikohet një revolucion në shkallë të gjerë. Mourinho dhe Tiago Pinto do të ketë nga presidenti Friedkin “çekun e bardhë” dhe sipas “Corriere dello Sport”, vetëm Pellegrini, Spinazzola, Rui Patricio, Sergio Oliveria, Zaniolo dhe Abraham e kanë vendin e sigurt, të gjithë lojtarët e tjerë, përfshi këtu edhe Marash Kumbullën, do të jenë nën provim. E ardhmja e Kumbullës dhe pjesës tjetër do të varet nga perfomanca e tyre deri në fund të këtij sezoni.

Read More

Psikologia dhe pediatrja Lira Gjika ju vjen shpeshherë në ndihmë prindërve me postimet e saj në Facebook, ku ndan herë pas here studime dhe këshilla edukimin dhe rritjen e shëndetshme të fëmijëve. Së fundmi, ajo ka trajtuar një temë për të cilën me siguri secili prej nesh ka qenë një herë apo disa herë ‘viktimë’. Si je me mësime? A mëson në shkollë? Pse nuk mëson, shumë gabim që s’je nxënës i mirë? Këto pyetje i kemi dëgjuar sa e sa herë të na drejtohen kur kemi qenë të vegjël. E duket se këto kureshtje të një të huaji drejtuar…

Read More

Koalicion i ri, por me asgjë të re. Është ky termi që mbase do i shkonte për shtat bashkëpunimit të ri të finalizuar një ditë më parë mes ish kryeministrit Berisha, dhe Lëvizjes Socialiste për Integrimit. Në dukje një bashkëpunim i ri, për zgjedhjet e pjesshme vendore mes dy aleatëve të vjetër politikë, koalicioni i ri nuk mundi të prodhojë dot as një logo të re politike. Përfaqësuesit politikë të “Shtëpisë së Lirisë”, duket se nuk janë lodhur shumë të vrasin mendjen edhe për logon e re të koalicionit duke qenë se e kanë marrë të gatshme, nga ish kryeministri…

Read More

Policia ka konfirmuar tashmë se brenda makinës që ra mëngjesin e sotëm në Shkumbin ndodheshin gjashtë persona. Për fat të mirë, tre prej tyre u nxorrën të gjallë prej saj ndërsa është konfirmuar se tre të tjerë ndërruan jetë pasi u bllokuan në makinë. Policia ndërhyri për të nxjerrë makinën nga lumi me eskavator dhe në atë moment njërin prej trupave të pajetë e mori rrjedha e ujit, ndërsa dy të tjerët u gjetën të vdekur brenda makinës. Gjithçka ndodhi pasi makina që ra në lum u përplas me një tjetër automjet tip “Ford”. Policia është duke kërkuar shkaqet e…

Read More

Zbardhet marrëveshja që ka firmosur grupi i ish-kryeministrit Sali Berishës me Lëvizjen Socialiste për Integrim për të garuar bashkë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Siç shihet në marrëveshjen e firmosur nga grupi i Berishës dhe LSI, të dyja palët theksojnë se “po bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë”.

Read More

Një fushatë ndërgjegjësimi është duke nisur për të mbështetur rreth një milion gra në Mbretërinë e Bashkuar në rrezik të lojërave të fatit që janë të dëmshme. Organizata bamirëse “Gamble Aware” thotë se disa mund të mos i njohin shenjat paralajmëruese ose të ndjejnë shumë turp dhe stigmë për të kërkuar ndihmë. Vlerësimet vijnë nga një sondazh përfaqësues kombëtar i “YouGov” me 9,649 gra, duke përdorur një sistem të njohur pikësh si Indeksi i Ashpërsisë së Problemit të Bixhozit që mat dëmet e kumarit. Ai sugjeron se gjysmë milioni gra në Mbretërinë e Bashkuar mund të jenë të lidhur në…

Read More