Dy muaj është afati i lënë në dispozicion të studentëve për të shlyer tarifën vjetore të shkollimit për vijimin e studimeve në një nga programet e ciklit të parë “Bachelor” apo “Master” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës për këtë vit. Autoritetet e këtij institucioni të arsimit të lartë bëjnë me dije se studentët duhet të shlyejën tarifën vjetore brenda datës 31 mars për të tre vitet e studimit që përfshin cikli i parë, ndërsa për ciklin e dytë pagesa do të bëhet e ndarë në dy këste, i pari që duhet të paguhet brenda datës…
Author: tirana
Në një zonë industriale në Idlib, Siri, Ibrahim Saed, merret me rregullimin e një motori. Nga ora 8 e mëngjesit deri në 7 të mbrëmjes, çdo ditë, shpina e djaloshit, 13 vjeç, mbetet e përkulur në përpjekje për të ndjekur udhëzimet e mjeshtrit të tij, shkruan euronews. Ai shprehet se është në gjendje të bëjë çfarë do që i kërkon mjeshtri, dhe kur ndonjëherë e ka të pamundur të bëj dicka vetëm, i thërret për ndihmë. Duke shtuar se do të bëhet një mekanik dhe një ditë do të ketë aktivitetin e tij, ai thekson se në këtë vend askujt…
Muaji shkurt ka nisur me një rekord të ri të çmimit të karburanteve në vend. Këtë të martë një litër naftë në një prej operatorëve më të mëdhenj në treg kapi vlerën e 193 lekëve. Rritja është 8 lekë më shtrenjtë, pasi në dy-tre muajit e fundit, çmimi varionte deri në 185 lekë për litër. Ky çmim nuk është reflektuar në të gjithë tregun, por operatorët thonë se rritja është e pashmangshme pasi sipas tyre një fuçi në naftë në tregun e huaj ka arritur në 90 dollarë. Për ekspertët, ky trend ishte i pritshëm. Një tjetër faktor që ka…
Kompania mëmë e Facebook, Meta Platforms, Inc, është në fazat e fundit të bisedimeve për krijimin e një filiali grek, nën ombrellën e së cilës mund të transferohen aktivitetet ndërkombëtare që aktualisht po zbatohen në vende të tjera. Siç raporton grekja “Kathimerini”, po diskutohet edhe mbi blerjen e Accusonus, Inc, një kompani start-up greke që zhvillon softuer për prodhimin/performancën muzikore dhe riparimin e audios. Meta Platforms do të blejë 100% të Accusonus nga themeluesit dhe aksionerët e saj, Alexandros Tsilfidis, Elias Kokkinis dhe Michael Tzannes, si dhe aksioneri tjetër i saj, Big Pi Ventures. Vlera e kompanisë është midis 70…
Zakonisht një parti politike mbështet dhe promovon idealet dhe politikat e anëtarëve të saj. Por studiues nga Universiteti i Binghemtonit raportojnë se e kundërta ka tendencën të ndodhë në politikën amerikane. Votuesit priren që t’i ndryshojnë bindjet e tyre bazuar në platformën e partisë së tyre. Mund të tingëllojë disi kontradiktore, por studimi i fundit zbulon se ata që janë tashmë në pushtet “udhëheqin rrugën”, dhe votuesit bëjnë kryesisht atë që u thuhet.“Ne zakonisht e mendojmë demokracinë si një sistem, ku elitat politike përfaqësojnë dhe u përgjigjen interesave të qytetarëve. Por gjetëm më pak mbështetje për këtë ide sesa mund…
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar për shqetësimin që ka nxitur tek shkencëtarët identifikimi dhe përhapja e një nën-variant të Omicron, i njohur si BA.2, i cili po konkuron me variantin origjinal në Evropë dhe Azi. Sipas Reuters, OBSH thotë se nënvarianti i ri Omicron nuk shkakton sëmundje më të rëndë se sa varianti origjinal. “Nuk ka asnjë provë deri më tani për ndonjë ndryshim në ashpërsinë e sëmundjes që shkakton nënvarianti dhe varianti origjinal. BA.2 kuptohet se është më i transmetueshëm se BA.1 (varianti origjinal i Omicron), por diferenca është më e vogël se dallimi midis Omicron dhe Delta.…
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ishte i pranishëm sot në seancën e Gjykatës Kushtetuese ku po diskutohet mbi kërkesën për shkarkimin e presidentit Meta. Si përfaqësues i Kuvendit, Balla argumentoi vendimin për shkarkimin e Metës nga detyra. Sipas tij, Meta ka kryer aktivitet politik dhe ka dëmtuar imazhin e vendit. “Meta ka kryer aktivitet politik. Meta dëmtoi imazhin e Shqipërisë. Ky është procesi i parë në histori, që gjykohet një president. Procedura e shkarkimit është e nevojshme për shkak të barazisë së të gjithëve para ligjit. Mbështeti forca të tjera politike, nxiti dhunë dhe sulmoi institucionet kushtetuese.…
Pas apelit të bërë nga ekspertët e ekonomisë drejtuar qeverisë që kjo e fundit të ulë taksat dhe të ndalojë koncensionet e reja, vjen një reagim nga presidenti Ilir Meta. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta thekson se ekonomia nuk mund të lihet më në dorën e aventurierëve, që duan të falimentojnë Shqipërinë! REAGIMI I METËSE përshëndes reagimin e përgjegjshëm dhe profesional të ekspertëve vendas të ekonomisë për nivelin tepër shqetësues të borxhit publik.Duke vlerësuar situatën kritike, për të parandaluar një humnerë ekonomike e financiare, si dhe drama të mëtejshme sociale, përsëris thirrjen drejtuar Kuvendit dhe institucioneve financiare vendase dhe…
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur me ironi akuzave të Partisë Demokratike se ka udhëtuar me një charter luksoz, i cili vetëm karburant do 120 mijë euro. Në një video-mesazh në “Facebook”, ku shfaq njëherësh edhe deklaratat e bëra sot nga deputetja demokrate, Orjola Pampuri, Rama thekson se ka udhëtuar drejt Mynihut me një biletë ekonomike 345 euro, ku shoqërohej nga bashkëshortja dhe djali i tij i vogël. Komunikimi në video:Pampuri: Kush e ka paguar udhëtimin në perlën mbretërore?Rama: Fakti që kam dalë në fotografi pranë resortit legjendar, nuk do të thotë që kam qëndruar aty. Jo, unë kam qëndruar me…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Gasoline”, ndërsa në pranga ka rënë një person dhe është proceduar penalisht një tjetër. Burime zyrtare bënë me dije se janë sekuestruar 500 litra naftë, vaj motori dhe antifrizë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gasoline” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. N., 55 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi F. N. ushtronte aktivitet të paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve. Ky shtetas është kapur në rrugën dytësore Vorë-Marikaj, duke tregtuar naftë me bidona, të cilën e depozitonte në një ambient të përshtatur si kontenier.Në vijim…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i pranishëm në ceremoninë e përurimit të statujës së Mbretëreshës Geraldinë, e vendosur në Bulevardin “Zogu I”, tha se ndihet krenar që drejton këtë qytet, që sot i respekton të gjithë ata që kanë lënë gjurmë në vendin tonë. “Kemi pasur një vit shumë intensive: Fillimisht vendosëm statujën e Skënderbeut në sheshin dhe parkun kryesor të Budapestit, kurse sot përurojmë statujën e Nënës Mbretëreshë në Bulevardin kryesor të Tiranës. Nuk ka mënyrë më të mirë për të shprehur këtë lidhje midis dy shteteve. Midis Shqipërisë dhe Hungarisë ekziston një raport i veçantë. Edhe…
Policia zbardh detaje nga aksidenti tragjik në aksin Elbasan-Librazhd, ku një makinë përfundoi në lumin Shkumbin e për pasojë humbën tragjikisht jetën tre persona. Policia njofton se ka nxjerrë nga lumi tre trupat e pajetë të shtetasve E. K., 52 vjeç, E. K., 34 vjeçe dhe E. S., 18 vjeç, pas disa orësh ndërhyrje nga zjarrfikësit dhe efektivët. Njoftimi zyrtar nga Policia Elbasan Më datë 01.02.2022, rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin S. GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Floq, Librazhd, është përplasur me mjetin tip “Benz”, i cili ka dalë nga rruga…