Shtyhet sërish seanca për ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha dhe 9 të pandehurve të akuzuar për korrupsion. Arsyeja ka qenë mungesa e gjyqtarit Erion Çela për arsye shëndetësore. Pas përgjimeve të kryera dhe sigurimit të provave të tjera, SPAK e akuzon Hoxhën për veprën “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim. Një ndër bashkëpunëtorët e Hoxhës për nxjerrjen e të dënuarve nga burgu përmes raporteve false dhe vendimeve të pambështetura në ligj, sipas SPAK është edhe avokati Aldo Tabaku. Ky i fundit sipas SPAK bënte rolin e sekserit mes familjarëve të të dënuarve…
Author: tirana
Komisioni i Rithemelimit të PD-së i drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha, LSI e Monika Kryemadhit dhe Partia Demokristiane e Nard Ndoka kanë depozituar sot në KQZ një marrëveshje për të formuar një koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit. Sipas firmëtarëve, koalicioni do të quhet “Shtëpia e Lirisë” dhe do të ketë Komisionin e Rithemelimit në PD si drejtuese politike dhe LSI-në si parti udhëheqëse e koalicionit. Megjithatë regjistrimi i këtij koalicioni në formën që është depozituar sot në KQZ duket thuajse i pamundur. News 24 konsultoi marrëveshjen e këtyre partive me juristë të shquar dhe…
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, për të diskutuar mbi progresin dhe hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi. Ambasadorja amerikane thekson se njerëzit meritojnë rezultate reale nga reforma në drejtësi, që është me rëndësi edhe për tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri. “Takimi shumë produktiv me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të diskutuar progresin dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e reformës në drejtësi. Fokusi i mbështetjes së SHBA-ve këtë vit është: eliminimi i mangësive dhe joefikasitetit, veçanërisht për të reduktuar numrin e çështjeve të të pazgjidhura…
Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar për koalicionin LSI-Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit për zgjedhjet e 6 marsit ndërsa nuk ka lënë pa ironizuar Sali Berishën me Lulzim Bashën. “Partia Demokratike ka shansin historik të shpëtojë përgjithnjë nga Sali Nongrata, por Lulzim Basha nuk ka asnjë shans praktik që ta shpëtojë veten duke shqelmuar Saliun”, shkruan Spiropali. Ndër të tjera i cilëson si babë e bir që janë e shkuara e Shqipërisë. Spiropali thekson se PD ka mundësinë të shpëtojë duke u vënë shqelmin të dyve. “Luli me Saliun jane bir e babë, bashkëfajtorë dhe bashkëpërfitues. Ata janë e shkuara nga…
Teksa përfaqësuesit ligjor të presidentit Ilir Meta kanë kërkuar që mos të jenë të pranishëm përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën. Pasi u tërhoq për të vendosur mbi pretendimet e Metës, Kushtetuesja vlerësoi se ajo është vënë në lëvizje nga kryeparlamentari me datë 14 qershor të vitit të kaluar, kohe kur drejtohej nga Gramoz Ruçi kur është përcjellë vendimi nr. 55 i Kuvendit. “Na rezulton se kryetari i Kuvendit ka autorizuar përfaqësuesit sipas ligjit. Pretendimet do te bëhen pjese e analizës dhe vendimmarrjes se gjykatës ne vendimin përfundimtar”, u tha në argumentet e gjykatës. Këshilltari ligjor…
SHBA ka futur Kosovën në listën e 12 shteteve që përbëjnë rrezik për t’u vizituar për shkak të numrit të lartë të infektimeve me COVID-19. CDC ka kërkuar që të shmangin Kosovën dhe 11 shtete të tjera gjatë kësaj kohe, raporton Washingtonpost, citon Gazeta Express. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka shtuar 12 destinacione të tjera në listën e vendeve që amerikanët duhet t’i shmangin për shkak të numrit të madh të rasteve me Covid-19. Në mesin e 12 vendeve të reja bënë pjesë edhe Kosova, e cila gjatë muajit janar ka regjistruar numër të madh të…
Janë vendosur në pranga 6 shtetas në Tiranë, 2 prej të cilëve të shpallur në kërkim si dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë. Personat e arrestuar, ato të shpallur në kërkim dhe të proceduarit akuzohen për një sërë veprash penale, si vjedhje, dhunë dhe duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Njoftimi i Policisë: Tiranë Vihen në pranga 6 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim, dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve: – E.…
Policia e Fierit ka vendosur në pranga 36-vjeçarin Vilson Plaka, i cili shpërndante drogë me doza të vogla në qytet. Gjatë një kontrolli të ushtruar në makinën e të riut, policia gjeti 35 doza kokaine, gati për shitje. Droga u sekuestrua në cilësinë e provës material, e bashkë me të, makinën që lëvizte i riu si dhe një celular. Njoftimi i Policisë: Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjetën doza me lëndë narkotike kokainë. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale…
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Presidentit Ilir Meta, i cili kërkoi përjashtimin nga procesi i anëtarëve të kësaj gjykate me pretendimin se janë të njëanshme. Kërkesa për mandatin e Vitore Tushës është rrëzuar. Presidenca pretendonte se ajo vijon mandatin e saj nga 2018-ta e deri më tani jashtë afateve. Lidhur me pretendimin tek afatit 9-vjecar në detyre të Tushës, sipas Kushtetueses shkaqet janë të pabazuara në Kushtetutë. Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka sjellë argumentet e saj secilin anëtar të trupës gjykuese. Konkretisht për gjyqtaren Marsida Xhaferrllarit, Kushtetuesja vendosi që kërkesa e Presidencës, për përjashtimin e saj nga trupa, është…
Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, deputetja demokrate Dhurata Çupi, dhe kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Mat,Afrim Stafasani kanë marrë pjesë në inaugurimin i shtatores së Nënës Geraldinë në Tiranë. Ky event me simbolikë tejet të veçantë i ka bërë të gjithë bashkë, pa dallim e përkatësi politike. Këtë e konfirmon vetë kreu i bashkisë Mat, Agron Malaj, cili përmes një postimi në rrjetin social ‘facebook’, shkruan se “Nëna Geraldinë i donte të gjithë matjanët bashkë”. Postimi:Nëna Geraldinë i donte të gjithë #matjanët bashkë. Inagurimi i shtatores së saj në Kryeqytet na bën të gjithëve krenar!
Rreth 200 familje në Vermosh të Malësisë së Madhe janë pa rezerva ushqimore si shkak i përkeqësimit të motit dhe borës që ka mbuluar atë zonë. Po ashtu mungon edhe baza ushqimore për bagëtitë. Në këtë mënyrë bashkia Malësi e Madhe i ka bërë një kërkesë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile për të dërguar ndihma ushqimore si dhe bazë ushqimore për bagëtitë bën të ditur kryebashkiaku Tonin Marinaj. Sa i përket rrugëve Bogë-Qafë Thore, aksi që të lidh me fshatin turistik të Thethit dhe aksi tjetër Tamarë-Vermosh janë të hapura shprehet kryebashkiaku i Malësisë së Madhe. Rikthimi i…
Tre viktima, mes tyre burrë e grua, Elmi dhe Elona Keqja, respektivisht 34 dhe 53 vjeç. Ky është bilanci i aksidentit në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku një makinë tip “Benz” pasi u përplas me një tjetër mjet tip “Ford”, doli nga rruga dhe përfundoi në lumë. Tre personat e mbijetuar janë në gjendje të rëndë. Një djalë 9 vjeç ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa një 20-vjeçare, është transportuar po ashtu drejt kryeqytetit. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:10 të mëngjesit të sotëm. Me të mësuar për ngjarjen, forcat e policisë dhe zjarrfikëses…