Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kodi Zgjedhor, ja sa mundësi ka koalicioni Berisha-LSI të regjistrohet në KQZ

14:17 / February 1, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha LSI 770x434 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Rithemelimit të PD-së i drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha, LSI e Monika Kryemadhit dhe Partia Demokristiane e Nard Ndoka kanë depozituar sot në KQZ një marrëveshje për të formuar një koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.

Sipas firmëtarëve, koalicioni do të quhet “Shtëpia e Lirisë” dhe do të ketë Komisionin e Rithemelimit në PD si drejtuese politike dhe LSI-në si parti udhëheqëse e koalicionit.

Megjithatë regjistrimi i këtij koalicioni në formën që është depozituar sot në KQZ duket thuajse i pamundur. News 24 konsultoi marrëveshjen e këtyre partive me juristë të shquar dhe hartues të ligjit zgjedhor, të cilët u shprehën se regjistrimi i Komisionit të Rithemelimit të Berishës ka zero shanse që të jetë pjesë e fletës së votimit me këtë emër.

Nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor për të dalë në përfundimin se Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i ka “duart e lidhura” për të marrë një vendim pozitiv në favor të Berishës. Në nenin 64 të Kodit Zgjedhor thuhet se në KQZ partitë regjistrohen pasi paraqesin më parë një vendim të Gjykatës së Rrethit. Kjo gjë nuk ka ndodhur me Komisionin e Rithemelimit të Berishës, pasi çështja në Gjykatën e Tiranës për të legjitimuar Kuvendin e 8 Dhjetorit nuk është shqyrtuar ende.

Nisur nga kjo mangësi dokumentacioni, pasoja del në regjistrimin e Berishës në koalicionin me Kryemadhin dhe Ndokën. “Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve”, thuhet në pikën e parë të Nenit 65 të Kodit Zgjedhor.
E thënë më qartë, për aq kohë sa lista e Berishës nuk është regjistruar si parti politike, nuk mund të jetë rrjedhimisht as pjesë e një koalicioni parazgjedhor.

Opsionet në tryezën e Celibashit
Pavarësisht këtyre mangësive, brenda pak ditësh kërkesa e Berishës, Kryemadhit dhe Ndokës do të jetë në tryezën e Ilirjan Celibashit për një vendimmarrje.

Burimet e sipërcituara thanë se logjikisht kryekomisioneri ka tre opsione për të vendosur, ku asnjë prej të cilave nuk është miratimi i koalicionit. Opsioni i parë është rrëzimi i kërkesës për regjistrimin e koalicionit, për aq kohë sa pjesë e tij është një Komisioin Rithemelimi i paregjistruar në Gjykatën e Rrethit. Opsioni i dytë, më i mundshmi, është ai i kthimit të dokumentacionit për ta ndryshuar marrëveshjen, çka nënkupton heqjen e Komisionit të Rithemelimit nga pakti. Opsioni i tretë është një vendimmarrje personale e Celibashit për ta bërë ai “fshirjen” e Komisionit të Rithemelimit nga kërkesa që ka mbërritur tashmë në KQZ.

Lidhur me opsionin e tretë burimet citojnë një precedent të zgjedhjeve të vitit 2021 ku PD-ja kishte depozituar më shumë emra sesa përmbante zona zgjedhore dhe ishte vetë Celibashi i cili i hoqi emrat shtesë. Ky është një opsion i mundshëm, pasi Kolegji Zgjedhor i dha të dretjë Celibashit në atë kohë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

16:20 / July 31, 2026

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

15:51 / July 31, 2026

Zbardhet propozimi i PD për reformën territoriale me 100 bashki, ja si ndryshon harta e Shqipërisë. Tirana ndahet në 5 pjesë të reja. Kush janë 39 njësite që shtohen?

15:30 / July 31, 2026

GJKKO zbardh vendimin për lirimin e Ilir Beqajt

14:50 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.