Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se deri tani mbi 81 mijë qytetarë janë përfshirë në procesin e Këshillimit Kombëtar. Në Facebook, kreu i qeverisë thotë se 64,037 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës Online dhe mbi 17,258 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar. Postimi i plotë i Ramës: 🇦🇱➕81,295 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar – 64,037 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës https://keshillimikombetar.al dhe mbi 17,258 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar💌 Faleminderit të gjithëve me garancinë se opinioni i tyre do të dëgjohet me respekt🙏

Read More

Gjykata Kushtetuese pritet të vërtetojë ose jo fajësinë e Presidentit Ilir Meta në shkeljen e dokumentit themeltar të shtetit, Kushtetutës. Në rast se Kushtetuesja do të vërtetojë pretendimet e një grupi deputetësh të mazhorancës, atëherë Meta do të deklarohet i shkarkuar. Në të kundërt, Meta do të qëndrojë në detyrë deri më 29 prill 2022. Po qe se vendoset për shkarkim, Meta automatikisht nuk mund të ushtrojë më asnjë kompetencë dhe rolin e tij e merr kreu i Kuvendit. Meta është zgjedhur President më 28 prill 2017 me 87 vota, me mbështetjen e PS dhe LSI. Mandati i Presidentit është…

Read More

Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa policia ka mundur të gjejë se kush është personi në fjalë dhe më pas ta gjobisë për shkeljet e bërë. Ngjarja është shënuar më 31 janar të këtij viti ku rreth orës 22:00, BMW – X5 me targa AB 101 OM nuk ka rregulluar shpejtësinë me mjet duke bërë xhirime gomash dhe drift. Shoqërimi i shoferit është bërë një ditë pas publikimit të videos. “Në datë 31.01.2022 rreth orës 22:00 në rrjetet sociale janë hedhur pamjet filmike ku mjeti marka BMË – X5 me targa AB 101 OM nuk ka rregulluar shpejtësinë…

Read More

Partia Demokratike ka reaguar sërish për koalicionin mes Sali Berishës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 6 marsit. PD ka publikuar një video që pasqyron qëndrimet e Ilir Metës për Berishën. PD thekson se Shqipëria duhet të ndahet nga politika e vjetër që gjithçka e ka në funksion të interesave personale të politikanëve. Sipas PD-së sot Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës. “Shqipëria duhet të ndahet nga politika e vjetër që gjithçka e ka në funksion të interesave personale të politikanëve. Sot Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës, e po i përdor demokratët për…

Read More

Vrasja e shqiptari Bledar Muça vijon të tërheqë vëmendjen e mediave të huaja. Së fundmi Dailymail me anë të një shkrimi ekskluziv tregon detajet se si zona ku u vra shqiptari është kthyer në “kryeqytetin” e kokainës në Europë. Sipas kësaj media britanike, Bledar Muça i cili posedonte një pasaportë të rreme britanike u vra për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Antuerp për shkak të luftës të përgjakshme për kontrollin e tregtisë fitimprurëse të drogës në qytetin belg, i cili e ka bërë atë kryeqytetin e kokainës në Evropë. Bledar Muça, u qëllua gjashtë herë teksa kthehej në banesën…

Read More

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar dhe përpunuar të dhënat e Institutit të Statistikave për të kuptuar se sa është raporti i sipërmarrësve me popullsinë. Duke qenë se ekonomia e tregut në vendin tonë është e bazuar më së shumti në sipërmarrje të vogla, kryesisht familjare, atëherë edhe këtë analizë e kemi bërë në bazë të familjeve. Pra, sa familje kanë një biznes? Në rang kombëtar, rezulton se për çdo 100 familje, 21 të tilla kanë një biznes, pra 21%. Në këtë analizë ne kemi renditur edhe qarqet sipas atyre me më shumë biznesmenë, dhe atyre me më pak biznesmenë. Në…

Read More

Ushtarakët shqiptarë po trajnohen nga kolegët e tyre amerikanë për përdorimin dhe mirëmbajtjen e dronëve të rinj ushtarakë. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të New Jersey-t është thelbësor në modernizimin e Forcave të Armatosura. Peleshi theksoi se, “ushtarakët shqiptarë po trajnohen nga kolegët e tyre amerikanë për përdorimin dhe mirëmbajtjen e dronëve të rinj ushtarakë, të cilët rrisin ndjeshëm kapacitetet operacionale të Forcave tona të Armatosura”.

Read More

116 persona kanë humbur jetën në 31 ditët e Janarit si pasojë e infektimit me koronavirus. Ekspertët vlerësojnë se fatalitetet kanë ardhur për një sërë arsyesh, ku kryesore është mungesa e vaksinimit. Vaksinimi mbetet zgjidhja më e mirë për të parandaluar format e rënda dhe fatalitetet tek të sëmurët kronikë, dhe moshat e mëdha. Pavarësisht përhapjes së virusit, që sipas ekspertëve vlerësohet me intensitet të lartë qarkullues, Shqipëria ka përqindjen më të ulët të fataliteteve në rajon. Ekspertët thonë se rënia e rasteve të reja ditore me Covid, do të reflektohet në javët e ardhshme edhe në rënien e numrit…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha i përgjigjet PD së Lulzim Bashës që ia quajti koalicionin me LSI-në si zyrtarizim i partisë së korrupsionit dhe politikës së vjetër. Përmes një postimi në Facebook, Berisha i kujton Bashës kohën kur ngriti “Çadrën e Lirisë” në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe prej aty shpalli “Republikën e Re”. Basha u kritikua në atë kohë për eliminimin e simboleve të PD-së nga logo e “Republikës së Re”, e cila bazohej kryesisht te ngjyrat e flamurit shqiptar. “Flet per simbole karnavali i Republikës së Lul Bravës!, shkruan Berisha në Facebook, teksa poston edhe këto fotografi. 

Read More

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor në Sukth. Policia njofton se një kamion është përplasur me një makinë. Si pasojë e përplasjes është lënduar shoferi i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Shefi i Meta dhe Facebook, Mark Zuckerberg ka paralajmëruar përdoruesit e Messenger që të mos përdorin opsionin ‘screenshot’ në biseda sepse miqtë e tyre do të njoftohen. Facebook ka lajmëruar se do të ketë një sërë përditësimesh pas aktivizimit të bisedave të koduara në Messenger, njësoj si në WhatsApp. Zuckerberg thotë se përdoruesit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj risive të ardhshme. Nëse një përdorues shkrep foto të mesazheve që zhduken automatikisht pas 24 orësh, bashkëbiseduesi do të lajmërohet. Pra, nëse dikush ju dërgon një mesazh që nuk dëshiron të ruhet dhe ju bëni ‘screenshot’, njoftohet menjëherë dhe anasjelltas. Përveç…

Read More

Seanca për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është shtyrë për të rinisur pas dy orësh, pas 70 pyetjeve të trupës gjykuese dhe përfaqësuesve të presidencës.Ishte kërkesa e mazhorancës e cila kërkoi dy orë kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve të trupës gjykues. Ndërsa presidenca kërkoi që të shtyhet me një ditë. Gjykata ka vendosur që të shtyhet vetëm dy ore, duke rrëzuar kërkesën e presidencës për shtyrjen me një ditë.

Read More