Mungesë totale e energjisë elektrike në disa fshatra të Kurbinit që nga ora 18:00 e në vijim. Pa energji sipas banorëve janë fshatrat, Gjorm, Zhejë, Sanxhak, Shpërdhet, Shëmri etj. Nuk dihen shkaqet e mungesës së energjisë. Rreth 5.000 banorë të këtyre fshatrave vijojnë të jenë pa energji elektrike duke u ndriçuar me qiri si në mesjetë. Shumë familje janë në të ftohte pasi gjerësisht përdoret energjia elektrike për t’u ngrohur. Sipas OSHEE, zona e Kurbinit është përfshire nga një mot i keq, me erëra të forta, shoqëruar me reshje dëbore. Kjo ka sjellë avari në rrjetin elektrik të OSSH duke…
Author: tirana
Shkon në 27 numri i urdhër ndalimeve ku u përfshinë zyrtarë të burgjeve. Burime bëjnë të ditur se hetimet janë shtrirë në Peqin, Vlorë dhe në Elbasan. Akuzat që rëndojnë mbi personat ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër ndalime, janë për korrupsion, shpërdorim detyre, futje të sendeve të paligjshme në ambientet e burgjeve, aktivitetet të lojërave të fatit. Të përfshirë në “shënjestrën” e prokurorëve janë familjarët, të dënuar shefa burgjesh dhe gardianë. Të gjitha hetimet kanë nisur në SHKBB që në vitin 2020 në disa burgje të disa qyteteve.
Pas Durrësit edhe Dega e PD Rrogozhinë ka finalizuar procesin e përzgjedhjes së kandidatit për Kryetar Bashkie. Pas konsultimeve dhe një procesi në bazë prej disa ditëve, mbremjen e sotme Kryesia e Degës se PD Rrogozhinë ka miratuar propozimin për kandidatin për Kryetar Bashkie. Sipas burimeve në PD, Ferdinand Saraçi është emri i propozuar nga demokratët e Rrogozhinës. Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendore në një vendimmarrje të Kryesisë së Degës. Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partise dhe Kryesitë e Degeve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së nesërme. Kandidatët…
Partia Socialiste ka zgjedhur Eriselda Sefën kandidate për kryetare në bashkinë e Lushnjës. Aktualisht Sefa është kryetare e komanduar e bashkisë së Lushnjës pas arrestimit të ish-kryetarit Fatos Tushe. Emri i fundit nga lista e kandidatëve të PS për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ishte paralajmëruar të deklarohej sot, pasi të premten u publikuan emrat e 5 kandidatëve të tjerë. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, njëherazi drejtues politik i qarkut të Fierit deklaroi më 28 janar se kishte disa propozime, mes tyre dhe Eriselda Sefa, por që do i nënshtroheshin një procesi konsultativ.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me një djalë të vogël i cili shfaqet me kostum. Nuk mungon një ironi e Ramës, i cili shkruan për ferrën dhe trëndafil. “Kur nën ferrë çel trëndafili”, shkruan kryeministri krah fotos me Drinin pjesë e ekspozitës “Në Kërkim të Artit” nga Helidon Gjergji.
Të gjithë ata të cilët që nga vera e kaluar kanë pasur probleme si në nivelin profesional, fizik dhe sentimental, duke nisur nga kjo ditë do të shënojnë përmirësime të ndjeshme. Megjithatë në dashuri do të keni disa dyshime, të cilat do të ushqehen, në sajë të kalimit tranzit të Venusit. Bëni mirë të flisni hapur, për të kuptuar se çfarë dëshironi ju dhe çfarë dëshiron njeriu juaj i zemrës. Binjakët Jeni në prag të daljes nga një periudhë e errët e jetës suaj. Janari ka qenë një muaj i vështirë, i cili fatmirësisht kaloi. Por ditët e para të…
Bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit Besa Shahini, Dardan Molliqaj është arrestuar mbrëmjen e sotme afër zyrave të televizionit T7 në Prishtinë. Kreu i Partisë Socialdemokrate, ishte i ftuar në Pressing për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimin të energjisë dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së sot. Molliqaj është arrestuar atje nga Policia e Kosovës. Ai ishte kërkuar nga Policia pas goditjes me shuplakë që i dha policit gjatë protestës të së shtunës kundër shtrenjtimit të rrymës. Në protestën që pati mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa…
Presidenti i Republikës Ilir Meta është shprehur se Shqipërisë i duhen vota e lirë, e paprekshme dhe instalimi njëherë e përgjithmonë i ligjit të referendumeve. Në një intervistë në ‘FaxNews’, i pyetur nëse Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet me një referendum, Meta u shpreh padiskutim që po. ‘Vetëm dy gjëra i duhen Shqipërisë, vota e lirë dhe e paprekshme dhe kur themi këtë, kemi parasysh edhe Kushtetuta e paprekshme, vetëm nga populli! Dhe i duhet të instalojë një herë e përgjithmonë ligjin e referendumeve! Që me Kushtetutë ne e kemi, por është bllokuar qëllimisht. Në momentin që e bëjmë…
Nga Skënder Minxhozi/ Në fund dolën zbuluar. Më e ndershme kështu. Sepse deri më sot, 30 e kusur vite pluralizëm, Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk kanë qenë kurrë personalisht aleatë në një fushatë elektorale. Para zgjedhjeve kanë qenë përherë formalisht kundërshtarë. Janë bashkuar më pas, si në 2009, por gjatë asaj fushate fjala vjen, i pari ishte “Sali Gërdeci”, i dyti “Ilir floriri”. Të nesërmen e zgjedhjeve LSI fitoi papritmas katër votat e arta dhe Gërdeci u fshi si me magji nga fjalori… Sot më në fund Berisha dhe Meta kanë hequr nga skena zëvendësat (dmth Bashën dhe Kryemadhin),…
Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi është shprehur kundër gjyqit në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Ai e cilësoi të gabuar politikisht vendimin e parlamentit për shkarkimin e tij, për të cilin Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë nëse është Kushtetues apo jo. Dashamir Shehi deklaroi në “Frontline” në News24 se krijohet një precedent i rrezikshëm dhe se jep një sinjal të keq si te qytetarët ashtu dhe te ndërkombëtarët. “Jam që në princip kundër gjyqit. Gjykata Kushtetuese nuk është se bën ndonjë vendim vetë, Gjykata Kushtetuese ka për detyrë të vendosë…
Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje marrëveshjes së Shqipërisë dhe Kosovës për kalimet kufitare mes dy vendeve. Prototema në një artikull shkruan se “Shqipëria dhe Kosova po krijojnë një zonë të përbashkët kufitare, ku qytetarët nga të dyja anët do të mund të lëvizin lirshëm, projekt, të cilin kundërshtarët e tyre e vlerësojnë si lëvizje në frymën e “Shqipërisë së Madhe”. Sipas gazetës greke, ndërhyrja e BE-së për të mos vazhduar me planifikimin për zonën e përbashkët ndërkufitare Shqipëri-Kosovë është kërkuar nga Serbia. Ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç akuzoi Brukselin se ishte plotësisht i heshtur ndaj planeve për të formuar…
Përfaqësuesi ligjor i Presidentit Meta, Bledar Dervishaj e ka konsideruar të pakuptimtë kërkesën për shkarkim pasi nuk ka ccështje për shkarkim. Në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës për shkarkimin e Metës, u shpreh se “Në procese të tjera si ai për zgjedhjet vendore dhe në këtë u evidenduan shkelje në pozitat e gjyqtarëve. Në këtë moment kur janë evidentuar këto shkelje nga ana e gjyqtarit relator apo edhe shkelja e afatit për ta shqyrtuar këtë çështjeje ky është një shkak për ta vënë në dyshim anshmërinë. Nëse një institucion tjetër të thërret si ekspert të pavaruar nuk…