Author: tirana

Sokol Kushta komenton gjerë e gjatë zhvillimet më të fundit në FSHF, mënyrën se si po zhvillohen zgjedh jet në shoqatat rajonale të futbollit, por edhe përplasjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, legjenda e futbollit vlonjat e shikon një garë të pabarabartë dhe me rivalë e kandidatë të vendosur nga vetë Duka. Asnjë nga klubet, sipas Kushtës, nuk e kundërshton Dukën, pasi ai i sponsorizon ato. Garën e shikon të padrejtë, pasi presidenti bashkë me asamblenë shpikin formula për të zënë në kurth çdo garues.…

Read More

asi mbyll një sesion të suksesshëm, ku afron emra me peshë si Vlahovic e Zakariva, drejtuesit e Juves po punojnë tani për të ardhmen. Në verë nga Torino priten të largohen emra si Dybala dhe Morata. Me sulmuesin argjentinas do të zhvillojnë dhe një takim të fundit për të kuptuar nëse ekziston më mundësia për të rinovuar kontratën që i skadon në fund të sezonit. Nuk ka asnjë dyshim që në fund të sezonit largohet Morata, 35 milionë euro, aq sa duhet të blerë kartonin e tij, konsiderohen shumë, për këtë arsye do të rikthehet tek Atletico Madrid. Allegri i…

Read More

Policia e Shtetit ka zbardhur skemën kriminale të ngritur në disa burgje të vendit, ku u lëshuan 28 urdhër-arreste. Në një deklaratë për mediat, drejtori i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa tha se mes personave të arrestuar ka punonjës policie të burgjeve, zyrtarë, biznesmenë, por edhe persona që aktualisht ndodhen pas hekurave për akuza të tjera. Ka dyshime se këta persona fusnin në ambientet e burgjeve sende të paligjshme, madje edhe lëndë narkotike. DEKLARATA E ÇIPËS:U mundësua grumbullimi i provave për 28 shtetas. Në këtë kuadër u finalizua operacioni i operacionit ‘Trinom’Hysni Ndreu, shef i Paraburgimit Elbasan, për korrupsion pasiv…

Read More

Marrëveshjet e ratifikuara mes Prishtinës dhe Tiranës janë kthyer në qendër të vëmendjes nga mediat serbe. ‘Prishtina dhe Tirana planifikojnë të ndërmarrin një hap tjetër të rrezikshëm drejt krijimit të një ‘Shqipërie të madhe’, shkruajnë mediat atje, ndërsa vijon me shkrimin: Pak para mbërritjes së të dërguarve të posaçëm të BE dhe SHBA në Prishtinë u publikua lajmi se në Kuvend u dërgua marrëveshja mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovë për krijimin e një njësie territoriale-administrative’ të përbashkët për ratifikim. Sipas medias serbe pas kësaj marrëveshjeje fshihen ide të rrezikshme për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, duke shtuar se përballë këtij…

Read More

Astronomët nga të dhënat e fundit kanë konfirmuar se Toka shoqërohet nga një asteroid i dytë trojan, më i madh se i pari i zbuluar në vitin 2010. Ndërkohë kujtojmë se shenjat e para të një shoqëruesi të dytë të planetit tonë u gjetën në dhjetor 2020 dhe tani konfirmohet se me të vërtetë një asteroid edhe më i madh lëviz. së bashku me Tokën. Ndërkaq kujtojmë se asteroidët trojanë lëvizin rreth Diellit, por ndajnë të njëjtën orbitë si një planet. Ndërkohë shumë asteroidë të tillë janë gjetur rreth planetëve të ndryshëm në sistemin diellor. Jupiteri, për shembull, ka më shumë se…

Read More

Lojtari shqiptar Xherdan Shaqiri ka arritur të lërë gjurmën e tij në ndeshjen që skuadra e Marseille e fitoi me përmbysje 2-1, sfidë e vlefshme për javën e 14-të të Ligue 1. Shaqiri “shpërtheu” me një gol dhe asist në fitoren, duke u shpallur kështu edhe futbollisti i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.1. Një gol me kokë nga ish-lojtari i Liverpool, që jo shumë shpesh shënon në këtë mënyrë, sepse Shaqiri është i gjatë 1.69 metra. Ky gol ka marrë edhe një koment nga bashkëlojtari i tij, Jerome Boateng. “Shaq a pashë ëndërr apo vërtet shënove me kokë?!…

Read More

Mimoza Tasi është gjyqtarja që do të zëvendësojë Luan Dacin në Komisionin e Posaçëm të Apelimit (KPA). Zëvendësimi erdhi pasi Daci u dënua dhe u shkarkua me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA. Kështu trupa e re gjykuese e KPA-së do të jetë e përbërë nga Albana Shtylla, kryetare dhe gjyqtarët Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj dhe së fundmi Mimoza Tasi. Pse u shkarkua Luan Daci? Luan Daci u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën Gjykatën…

Read More

Mbrëmjen e djeshme dy konkurrentët e ‘Big Brother VIP’, Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj kanë pasur një debat shumë të fortë, ku hapën përplasjen që kanë pasur me njëri-tjetrin jashtë shtëpisë. Moderatorja dhe aktori i humorit kanë punuar bashkë për një projekt dhe duket se gjërat mes tyre nuk kanë shkuar aspak mirë.about:blank Einxhel e akuzoi Donaldin dhe të vëllain e tij, Romeon, se e kanë hequr nga puna. Madje ajo nuk e la me kaq, pasi shtoi se nuk i ka dhënë lekët.about:blank Donaldi nga ana tjetër bëri akuza të rënda ndaj Shkirës, duke i thënë se nuk ishte…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vënë në hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), Dritan Agolli, pas publikimit të skandalit me tenderin 400 mijë dollarësh që i kishte dhënë kuzhinierit Alfio Rrotani, i cili punon me djalin e tij. Mësohet se SPAK ka sekuestruar dosjen e transferimit të parave nga llogaria e FSHZH-së në atë të kuzhinierit Rrotani. Agolli po hetohet për veprat penale ‘shpërdorim detyre’, ‘abuzim me fondet publike’ dhe ‘korrupsion’. Si u zhvillua tenderi? Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) hapi një tender për një “menu autentike” për projektin e “100 fshatrave”.…

Read More

Për herë të parë në historinë e Gjykatës Kushtetetuese në Shqipëri, kjo gjykatë do të marrë një vendim për shkarkimin ose jo të një kreu shteti. Me fjalë të tjera kjo gjykatë duhet të gjykojë nëse vendimi i parlamentit është konform me kushtetutën, ligjin themeltar të shtetit, apo bie ndesh me të. Në qershor të vitit të kaluar, parlamenti i ri, i dalë nga Parlamentaret 2021 mori me 104 vota pro nga 140 deputetë gjithsej, vendimin për shkarkimin e presidentit Meta për shkak të “deklaratave të tija publike para dhe gjatë fushatës elektorale që nxitën dhunë dhe shkelën kushtetutën.” Hyrja…

Read More

I dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në një konferencë për media deklaroi se Kosova meriton liberalizimin e vizave. Në krah të Escobar, zyrtari i BE pohoi se dialogu Kosovë-Serbi është primar. “Kosova meriton liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian ka thënë qartë se Kosova ka plotësuar kushtet, por kjo kërkon konsensus të 27 shteteve. Vërtetë shpresoj që nuk do të marrë shumë kohë deri në liberalizimin e vizave. Ne e përkrahim dialogun, duhet lënë mbrapa gjërat e vjetra dhe tani ka rëndësi vetëm dialogu. Dy ditët që kaluam në Kosovë kanë qenë produktive, ku kemi takuar krerët…

Read More

Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka dhënë mesazhin e qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Ai ka quajtur të suksesshme vizitën e tij në Kosovë së bashku me të emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Escobar në një konferencë për media tha se kanë pasur takime të suksesshme me udhëheqësit kyç të Kosovës. “Mendoj se në këtë rol është më rëndësi për mua që të bëjë vizitën e parë në Kosovë për të treguar unitet dhe përkushtimin tonë ndaj dialogut. Jemi takuar me të gjithë udhëheqësit…

Read More