Author: tirana

Pas shumë kohësh këtë të mërkurë janë rihapur universitete publike në Afganistan. Mediat e huaja bëjnë me dije se institucionet janë rihapur sot për herë të parë që kur talebanët morën pushtetin gushtin e kaluar. Ndërkohë autoritetet kanë bërë me dije se në këto institucione gratë do të jenë të ndara dhe jo në një klasë me burrat. Sipas një analisti politik, rihapja e universiteteve në Afganistan përfaqëson “një tregues kritik” në rrugën drejt njohjes ndërkombëtare të talebanëve.

Read More

Ditën e sotme do të depozitohen në KQZ vendimi për regjistrimin e 11 subjekteve garuese për zgjedhjet lokale të 6 marsit. Ndërkohë mësohet se në orën 17:00 pritet edhe vendimi nga KQZ. Kujtojmë se në zgjedhjet për kryebashkiakët e 6 bashkive janë konfirmuar dhe koalicionet pjesëmarrëse, ku pjesë do të jetë LSI dhe disa parti të tjera të vogla, mbështetëse të kandidatëve të Komisionit të Rithemelimit. Partitë e regjistruara në zgjedhje: Partia Socialiste e Shqipërisë Partia Demokratike e Shqipërisë Lëvizja Socialiste për Integrim Lëvizja e Re Fryma e Re Demokratike Partia Kristian Demokrate Partia Demokristiane e Shqipërisë Partia e Reformave…

Read More

Emisioni “Real Story” i Sokol Ballës nuk do të transmetohet më në ekranin e News 24. Gazetari është larguar nga ekrani i televizionit të Irfan Hysenbelliut dhe mësohet se atij i kanë bërë ofertë nga Top Channel. Në këtë televizion, emisioni politik i mbrëmjes është ‘Open’, që moderohet nga Eni Vasili, e cila pritet të largohet nga ky ekran.

Read More

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID. Ajo u përgjigjet të rinjve që refuzojnë vaksinën për shkak se druhen se ajo mund të ndikojë në fertilitet. Rekomandimi i MSH A ndikojnë vaksinat ndaj COVID në fertilitetin tim? Nuk ka evidenca që tregojnë se vaksinat ndaj COVID-19 paraqesin rrezik për dikë që dëshiron të mbetet shtatzënë.

Read More

Është hapur rruga për mjetet e tonazhit të rënë në Kapshticë. Mësohet se tashmë pas bllokimit nga reshjet e borës, puna po vijon normalisht. Nga ana tjetër situata në Qafë Thanë duket se është e kundërta, pasi në disa pika ende nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë. Njoftimi: Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë; Nga autoritetet e policisë greke, jemi njoftuar se është lejuar lëvizja e mjeteve e tonazhit të rëndë (kamiona) në drejtim të Greqisë. Ndërsa në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, aktualisht vijon të mbetet i ndaluar kalimi i tyre. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Read More

Republika Çeke raportoi të mërkurën rekord rastesh me koronavirus: mbi 66,000. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë vend, 57,195 janë raste të reja të të infektuarve, ndërsa 9,775 janë të riinfektuar. Numri i të shtruarve në spital aktualisht është 2,653 – më i vogël se në valët e mëparshme të pandemisë. Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, ka regjistruar mbi 37,000 viktima nga koronavirusi – 38 prej tyre u raportuan të mërkurën. Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, ky vend mbetet ende pas shteteve perëndimore të Bashkimit Evropian. Aktualisht, 63.2 për qind e popullsisë konsiderohet e vaksinuar plotësisht. Rreth një…

Read More

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga megaoperacioni ‘Trinomi’, që çoi në arrestimin e 28 personave, përfshi policë, zyrtarë, biznesmenë dhe të dënuar. Në pamjet në fjalë shihet se policia ka zbardhuar në disa banesë të të arrestuarve, ndërsa i ka shoqëruar ata në komisariat. “Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore e proceduriale dhe ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës për masat e sigurisë për personat e implikuar në vepra të ndryshme penale, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 milionë lekë të rinj, një pistoletë tip “Glock”, si dhe sende e prova të tjera të cilat i shërbejnë hetimit. Këta…

Read More

Presidenti Ilir Meta shkruan në “Facebook” se Shqipëria nuk mund t’iu lihet në dorë elitave, pasi sipas tij, elitat mund të korruptohen kollaj. Sipas Kreut të Shtetit, elitat mund të shantazhohen dhe të kthehen në kukulla të tjetërkujt, ndërsa vendi duhet të jetë is ovranit. Mesazhi i Metës: Elitat mund të shantazhohen! Elitat mund të kthehen në kukulla të tjetërkujt! Vendi duhet të jetë i sovranit dhe sovrani është populli! Ky është sovraniteti.

Read More

Kim do të jetë imazhi i ri i markës Balenciaga. Miliarderja do të jetë përkrah muzave të tjera të modës, mes tyre edhe Isabelle Huppert, në një seri imazhesh intime të shkrepura nga Stef Mitchell. Kardashian duket se është e destinuar për këtë marrëdhënie, pasi është shfaqur me eshje Balenciaga të panumërta gjatë vitit të kaluar, sidomos me veshjen e famshme në Met Gala. Faqja e Balenciaga-s në Instagram fshiu të gjitha postimet e mëparshme duke lënë vetëm foton e Kim për fushatën e pranverës. Ajo është fotografuar në shtëpinë e saj në Calabasas me disa artikuj nga koleksioni, që…

Read More

Varianti Omicron ka shënuar një rritje të rasteve të reja me Covid në të gjithë botën. Në raportin e fundit Gjermania ka konfirmuar se këtë të mërkurë ka shënuar dhe rekordin e rasteve të reja me Covid. Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë konfirmuar të infektuar me Covid 208 498 raste të reja duke e çur në mbi 10 milion numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Shkak për një rekord të tillë të rasteve të reja ditore në Gjermani është bërë përhapja e Omicron. Ndërkohë si pasojë e infektimeve, në orët e fundit rreth 196 persona kanë përfunduar me…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka pezulluar nga detyra punonjësin e QKT Durrës, të ndaluar sot ndërsa po hulumtohet çdo shkelje. Në kuadrin e bashkëpunimit me Policinë Vendore të Qarkut Tiranë, DRSHTRR Durrës ka vënë në dispozicion çdo informacion të nevojshëm që javën e shkuar. “Siç del edhe nga informacioni i bërë publik, ndryshimet dhe masat e marra nga DPSHTRR në 9 Nëntor 2021, mes sistemeve apo lëvizjeve, kontrollit por edhe monitorimit të vazhdueshëm, ua kishin bërë ferr jetën sekserëve por gjithashtu rezulton se duhet bërë më shumë për parandalimin e rasteve të tilla, të bindur se…

Read More

Dritan Agolli, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit është bërë subjekt hetimi i SPAK për shkak të një tenderi që kap vlerën e 400 mijë dollarëve ku fitues është bërë kompania ku aksioner kryesor është kuzhinieri i famshëm Alfio Rrotani. Gara kompromentohet për shkak se Alfio Rrotani ka punuar me djalin e kreut të FSHZH Flladi Agolli në restorantin e tij në Hamallaj i regjistruar me emrin “Beach Bedoun Bar”. Vetë faqja zyrtare e restorantit ka ndarë në rrjetet sociale foto ku Alfio shfaqet me gatime që janë specialitet i këtij restoranti dhe me uniformën e shefit ku anash shkruhet…

Read More