Author: tirana

A do ndryshojnë masat anti-COVID? Manastirliu: Po rishikojmë afatin e dozës së tretë dhe karantinën. “Do të doja ta nisja duke përmendur atë kreu i OBSH ka deklaruar dje. Është ende herët për të shpallur fitoren. Ajo që po bëjnë vendet e tjera është një vlerësim epidemiologjik. Masat në Shqipëri janë masa që konsiderohen të intensitetit të ulët dhe mesatar. Situata po vlerësohet në mënyrë dinamike. Është një situatë që na bën të jemi të vëmendshëm sa i përket lehtësimit të masave. Kemi mbi 18 mijë raste aktive. Mbi 98% janë me Omicron. Situata në spitale është e qëndrueshme. Ashtu…

Read More

Në Sarandë janë sekuestruar 3 kg kanabis pas operacionit të zhvilluar në këtë qytet për goditjen e veprimtarisë kriminale. Një pjesë e lëndës narkotike ishte e ndarë në doza, gati për shitje 8.100 euro, 350.000 lekë të rinj. Mësohet se në pranga ka rënë 29-vjeçari Arbër Halluni. Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se drogën e shpërndante lëndë narkotike, në afërsi të shkollës në fshatin Gjashtë dhe në qytetin e Sarandës, Informacion- Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Gjashta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë…

Read More

Donald Veshaj ka biseduar mbrëmjen e djeshme me banorët pas debatit mjaft të ashpër që pati me Einxhel Shkirën. Kjo e fundit bëri disa akuza të rënda ndaj tij dhe vëllait të aktorit, Romeo. Treshja kanë pasur një bashkëpunim për një emision televiziv dhe sipas moderatores, dy binjakët e kanë hequr nga puna dhe madje nuk i kanë dhënë as lekët. Pas këtij debati, Donaldi nuk u ndje aspak mirë dhe teksa fliste me Arjolën u shpreh në një moment se i duket vetja i “shpifur”. “Më duket vetja super i shpifur tani. Më duket vetja i vogël, fëmijë. Më…

Read More

Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se Kosova nuk frikësohet sa i përket zbatimit të Marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Duke folur pas vizitës në Prishtinë të të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, Kurti tha se Qeveria e tij “është e kujdesshme” dhe “mbron interesat e vendit”. “Ne kemi dhënë propozimet tona në takimet që kemi pasur në Bruksel dhe jemi konstruktivë për bisedimet e ardhshme në dialogun që zhvillohet – i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Parimi i reciprocitetit është parim i…

Read More

Mesi i muajit shkurt do ta gjej kryeministrin Edi Rama në OKB nga ku do të marrë pjesë edhe në mbledhjen e radhës të Këshillin të Sigurimit. Top Channel shkruan se gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri Rama do të shkojë edhe në Uashington, pasi ka marrë një ftesë për tu takuar me Antony Blinken, sekretar amerikan i shtetit. Ky do të jetë takimi i dytë mes Edi Ramës dhe sekretarit Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G. Sakaq në 19 Gusht 2021 sekretari Blinken i telefonoi…

Read More

Mediat në Athinë shkruajnë se ka nisur studimi për linjën hekurudhore mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në artikull theksohet se kontrata për studimin e projektit është miratuar. Synimi është një plan i përbashkët investimi strategjik për lidhjen e Greqisë dhe Shqipërisë, nëpërmjet një linje të re hekurudhore në perëndim nga Krystallopigi në Pogradec. Sipas parashikimeve të kontratës, kontraktori do të punojë ngushtë me dy vendet për të siguruar të dhënat e nevojshme për studimin. Për zbatimin e kontratës, financimi 85% është marrë nga Bashkimi Evropian dhe 15% nga burimet kombëtare të dy vendeve. Sipas kushteve të kontratës, studimet do të përfundojnë…

Read More

Ronela Hajati është një nga artistet e preferuara të publikut shqiptar, për shkak të këngëve, zërit dhe energjisë e pozitivitetit që ajo përcjell kudo që shkon. Megjithatë, në një postim të fundit, duket se këngëtarja po kalon një periudhë shumë të keqe dhe nuk ndihet më optimiste Me një ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram” që na ka shqetësuar të gjithëve, Ronela ka shprehur disa copëza nga gjendja e saj emocionale, që mesa duket është shumë e ngarkuar. Ajo ka thënë se, edhe pse, gjatë të gjithë jetës ka qenë pozitive dhe e qeshur, tani ndihet vetëm dhe është…

Read More

Nga Gideon Rachman “Financial Times” Aleanca perëndimore e ka kërcënuar Kremlinin me vendosjen e sanksioneve “të mëdha” dhe “të pashembullta”, në rast se Rusia e sulmon Ukrainën. Por ndërsa kriza e Ukrainës po arrin “pikën e vlimit”, përpjekjet e Perëndimit për ta izoluar dhe ndëshkuar Rusinë, ka të ngjarë që të dëmtohen nga mbështetja e Kinës, fqinjes gjigante të Rusisë. Kur Vladimir Putin do të shkojë më 4 shkurt në Pekin, për të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, presidenti rus do të takojë atje udhëheqësin që është bërë aleati i tij më i rëndësishëm, presidentin…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar së fundmi një takim me demokratët e degës 14 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Basha sulmoi edhe njëherë Sali Berishën, Ilir Metën dhe Edi Ramën. Sipas Bashës ata janë mbetje të tranzicionit 30-vjeçar. Duke iu referuar bashkëpunimit për 6 marsin, kreu i demokratëve tha se ajo që ndodhi në 8 janar paska pasur si qëllim dorëzimin i PD-së te Ilir Meta. “Ju e dini që në 30 qershor 2019-të nuk pati një proces normal votimi. Pati votime si në komunizëm, një parti që vet votuan, vet numëruan dhe iu desh 2…

Read More

Mediat turke janë duke raportuar për një ngjarje tragjike mes Greqisë dhe Turqisë. Duke iu referuar një postimi në Twitter të ministrit të Brendshëm të Turqisë, Suleyman Soylu, “Hurriyet” shkruan se mëngjesin e sotëm në zonën kufitare mes dy shteteve janë gjetur të vdekur 12 persona. Dyshohet se ata kanë ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulta, ndërsa nuk kishin veshur as këpucë dhe as rroba të trasha që të përballonin të ftohtin e këtyre ditëve. Sipas minidtrit turk, ata janë kthyer mbrapsht nga rojet kufitare greke, të cilat më parë i kanë detyruar që të heqin këpucët dhe…

Read More

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, thekson se sfida e institucionit që ai drejton përgjatë vitit 2022 do të jetë digjitalizimi. Sipas Lames, “Dje Kryeministri miratoi strukturën e re të Kadastrës, e cila parashikon edhe ngritjen e Qendrës së Kadastrës Digjitale, strukturë që do të jetësojë projektin e Digjitalizimit. Kjo qendër do të punësojë një trupë punonjësish të rinj, prej rreth 230 vetash”. Deklarata e plotë: Vjet në dhjetor, në bashkëpunim me Qeverinë shpallëm se sfida jonë për vitin 2022 do të jetë digjitalizimi. Kemi bërë të mundur që gjatë vitit 2021 të 1,5 milion shërbimet e ofruara…

Read More

Ditën e sotme banorët e Paskuqanit kanë dalë sërish në protestë. Ne jemi penalizuar nga Agjencia e Legalizimeve nga shtëpia. Në datë 29 na ka ardjhur urhri jeni tëpërjashtuar nga legalizimi. Na kanë thënë çdo ditë, çdo javë do legalizoheni Një grup mashtruesish, një agjenci mashtrimi, jo legalizimi. Legaligojnë vetëm klanet dhe njerëzit partiakë. Kam gjetur një familje invalidshë, kanë 20 vite. I kam thënë prishma timen dhelegalizoni atë të atij tjetrit. Jemi shuëm të rrezikuar nga kjo situatë. është tmerr i vërtetë në Paskuqan. është një projekt I madh që nuk I shfaqet paskuqanit. Jemi ne të parët të…

Read More