Author: tirana

Gjatë 24 orëve të fundit Gramshi është përfshirë nga stuhia e borës. Në këtë zonë bora ka arritur mbi 1 metër. Tre fshatra kanë mbetur të izoluar, përkatësisht ,Lenia, Grabove. Gjithashtu të izoluar janë edhe disa fshatra të njësisë administrative Kukur, si Irmath dhe Rovje. Gazetari Shkëlzen Henko tha për ‘BalkanWeb’ shtabi i Emergjencave civile në Gramsh ndodhen në terren për të bërë të mundur zhbllokimin e situatës. Nga ana tjetër kreu i Bashkisë, Klodia Tace tha për gazetarin Henko se në njësinë administrative Lenie u bë e mundur hapja e rrugës, ndërsa në njësinë administrative Kukur pritet që hapja…

Read More

Pas shumë ditë mungese, Beatrix Ramosaj mbrëmjen e djeshme ishte në studion e Big Brother. Pas eleminimit të saj ajo ka zgjedhur të mos prononcohet për asnjë media. Gjithashtu ajo tha se ndjenja ndaj Donaldit është shtuar akoma dhe më shumë gjatë qëndrimit jashtë. Ndërsa ditën e sotme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo ka përshkruar mbrëmjen e djeshme në studio duke ironizuar një shprehje të saj kur ishte brenda shtëpisë së Big brother; ‘si i thonë e bukur në shqip’. “Mbrëmë ka qenë një natë ehmm.. si i thonë ”bukur” n’shqip? 😜💕””-shkruan Beatrix në Instagram. View this post…

Read More

Partia Demokratike vijon sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me udhëtimet e këtij të fundit jashtë Shqipërisë. Në një deklaratë nga selia blu, deputeti Kreshnik Çollaku pyet kryeministrin Rama se kush ja ka paguar udhëtimin në Munih, si dhe nëse ka udhëtuar me charter në Suedi, Skoci, Liban, Itali, Egjipt. Sipas deputetit demokrat, “Edi Rama përdor propagandën bajate për t’u fshehur tek të vërtetën e shqiptarëve për udhëtimet e tij prej sheiku me charter privat”. DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI KRESHNIK ÇOLLAKU Edi Rama përdori sërish të vetmen gjë që ka arritur te qeverisja e tij 8-vjeçare, propagandën për të…

Read More

Norvegjia është bërë shteti i dytë skandinav që ka hequr shumicën e kufizimeve për koronavirus, pavarësisht rritjes së shkallës së infektimit, si pasojë e variantit Omicron. Autoritetet norvegjeze kanë thënë se shoqëria “duhet të jetojë” me virusin, derisa edhe Franca ka vepruar ngjashëm. Omicron ka rritur numrin e të infektuarve në Norvegji, mirëpo numri i pacientëve të shtrirë nëpër spitale nuk është rritur. “Më në fund kemi arritur në pikën kur mund të heqim shumicën e masave shëndetësore me të cilat na është dashur të jetojmë këtë dimër”, ka thënë ministri norvegjez, Jonas Gahr Store, në një konferencë për media.…

Read More

Është arrestuar vrasësi i dyshuar i 19-vjeçarit Alkis Kampanos, i cili mbeti i vdekur pas goditjeve të marra në të gjithë trupin me mjete prerëse. Sipas mediave greke autori është Alkis Kampanos, një 23 vjeçar me origjinë shqiptare me banim në Selanik dhe me leje qëndrimi të përkohshme në Greqi. Autori, sipas informacioneve, mësohet se është pronar i njërës prej dy makinave të përdorura nga autorët e ngjarjes. 23-vjeçari është dërguar në Komisariatin e Selanikut mbrëmjen e djeshme. Ai pritet të dërgohet këtë të enjte, në Prokurorinë e Gjykatës Penale të Selanikut. Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos ,…

Read More

Mbrëmjen e djeshme një debat i fortë “plasi” mes Einxhel dhe Donaldit. Një deklaratë e moderatores se vëllezërit Veshaj janë bërë të famshëm nga të dashurat e tyre bëri që një situatë aspak e këndshme të krijohej në emisionin LIVE. Donaldi i quajti të ulëta fjalët e saj, ndërsa debati degradoi më tej, duke kaluar në personale dhe duke hapur muhabete të vjetra mes tyre. Ata kanë pasur një bashkëpunim jashtë shtëpisë, që nuk ka përfunduar mirë. Einxhel shpërtheu ndaj tyre, duke thënë se kishte bërë një aksident dhe se e kishin hequr nga puna. Donaldi tregoi anën e tij…

Read More

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e sendeve të ndaluara në IEVP, Peqin, Korçë dhe Elbasan. Siç raporton gazetari Ermal Vija, operacioni ku kanë qenë të përfshirë 8 grupe operacionale, është kryer në datën 1-2 shkurt në fashën orare 21.00 deri në 05.45. Janë kontrolluar 11 dhoma në IEVP Elbasan në Godinën A dhe B, 13 dhoma në IEVP Peqin dhe 14 dhoma në IEVP Korçë. Në përfundim të kontrollit janë konstatuar këto sende të ndaluara: Një orë e dyshuar si celular, dy playstation 3 të dyshuar që përdoren si mjete komunikimi, dy…

Read More

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare aktori Anastas Kristofori. Aktori njihet për rolin e Perikliut në komedinë ‘Pallati 176’. Varrimi i aktorit do të bëhet ditën e nesërme në Vuno, vendin e tij të lindjes. JETËSHKRIMIAktori Anastas Kristofori lindi më 28 nëntor të vitit 1943 në fshatin Vuno të rrethit të Vlorës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (Akademia e Arteve) në vitin 1970, filloi punën me Trupën Profesioniste të Teatrit Popullor (Teatri Kombëtar) në vitin 1971. Të shumtë do të jenë interpretimet e tij në skenën e këtij teatri. Këtu mund të përmendim rolin…

Read More

Një 68-vjeçar ka ndërruar sot jetë teksa ishte duke lëvizur me biçikletë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në rrugën “Qemal Stafa”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L. B. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Qeveria shqiptare ka vendosur të shpërblejë me një pagë minimale çdo muaj, përgjatë vitit 2022, për të gjitha naftëtarët dhe ish-naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, iu bëri thirrje të gjithë naftëtarëve dhe ish-naftëtarëve, që të paraqesin dokumentet e nevojshme pranë zyrave të punës, në mënyrë që të përfitojnë pagesën mujore. “Miratuam një vendim shumë të rëndësishëm, që ka të bëjë me mbështetjen sociale për punonjësit dhe ish-punonjësit e Rafinerisë së Ballshit. Do të ketë një pagesë, të barabartë me pagën minimale, përfshirë dhe kontributet shoqërore e shëndetësore, që do u jepet ish-punonjësve të…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti, Gledis Nano i ka dërguar një mesazh ngushëllimi, familjes së ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Kasëm KasVo Kaci, për ndarjen e tij nga jeta. Përmes këtij mesazhi, Nano i shpreh ngushëllimet të sinqerta familjarëve për ndarjen nga jeta të të afërmit të tyre, ndërsa shkruan se Kasëm Kaco Kaci, ishte një figurë e rëndësishme në rrugëtimin 109 vjecar të Policisë së Shtetit, dhe i cilësua si më jetë gjati në detyrë. Kasëm Kaco Kaci drejtoi për 15 vite Policinë e Shtetit, në dy periudhua të ndryshme kohore, respektivisht Shkurt 1968-Janar 1980 dhe Gusht…

Read More