Author: tirana

Në ndihmë të mësuesve që do të garojnë përgjatë këtij viti për të fituar shkallën e kualifikimit, nëpërmjet të cilës sigurohet edhe rritja e pagës, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) ka shpallur tashmë programet orientuese për çdo profil lëndor, në të cilat detajohen fushat dhe temat që do të jenë në përmbajtje të testit me shkrim që do të plotësojnë mësuesit përgjatë muajit prill. Programi i zhvillimit profesional për efekt marrjen e kategorive të kualifikimit të mësuesve të arsimi fillor është hartuar nga grupi i punës i ngritur nga ASCAP për t’u ardhur në ndihmë mësuesve…

Read More

Drejtuesit e Milan-it janë duke parë përreth për një zëvendësues të mundshëm të Zlatan Ibrahimovic. Mosha e sulmuesit suedez nuk premton dhe Milan është duke analizuar për një sulmues më të freskët dhe me pontencial. Ibra është duke hasur disa dëmtime këto kohët e fundit, një shenjë e hapur për drejtuesin e klubit për ta zëvendësuar atë. “Tuttosport” raporton se Milan po interesohet për tre sulmues qendror. Bëhet fjalë për Belottin e Torinos, Isak të Real Sociedad dhe Jonathan David të Lille. Belotti nuk është një emër i ri në listën e dëshirave të Milan-it, por drejtuesit kanë kohë të…

Read More

Të burgosurit “VIP” që organizonin lojërat e fatit në ambientet e qelisë janë vënë në përgjim nga prokuroria e Elbasanit që më pas ka zbardhur edhe skemën. Aleksandër Llanaj që momentalisht ndodhet në regjimin bis, kur ishte në burgun 313, u merrte paratë të burgosurve dhe ua jepte shefit të kontrollorëve, Hysni Ndreu që vendoste bastet sportive. Të njëjtën skemë e përdornin në burgun e Drenovës, Leo Osmani dhe Delin Hajdari, të dënuar si autorë të masakrës së Vlorës. Në përgjime u kap dhe Arben Grori, i cili bashkëpunonte me gardianët e burgut të Peqinit për futjen e sendeve të…

Read More

Policia greke ka arrestuar vrasësin e 19-vjeçarit shqiptar në Selanik. Ngjarja tragjike erdhi pas një sherri banal mes tifozëve. Autoritetet greke e përshkruajnë autorin shqiptar si huligan, pasi masakroi me thikë për vdekje 19-vjeçarin. Arrestimi i vrasësit të dyshuar, një akt tmerri që ka tronditur gjithë Greqinë, ndodhi në një moment kur familja e 19-vjeçarit fatkeq i jepte lamtumirën e fundit studentit. Varrimi i Alkisit u bë mesditën e së mërkurës. Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos , në një postim në rrjetet sociale bën me dije se ka kontaktuar me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, i cili e ka njoftuar…

Read More

Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar një vendim për planin vjetor të pranimit në administratë. 850 është numri i punonjësve që parashikohet që të rekrutohen në disa kategori duke filluar nga drejtues deri te specialisti i thjeshtë. 230 punonjës do të pranohen vetëm në Kadastër si operatorë skanimi dhe dixhitalizimi të kartelave. VENDIMI I PLOTE PLANIN VJETOR TË PRANIMIT PËR VITIN 2022, NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PJESË TË SHËRBIMIT CIVIL Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i…

Read More

Lëvizja Socialiste për Integrim ka sulmuar PD-në dhe Lulzim Bashën. Sot në një postim thekson se pa LSI-në, Lulzim Basha nuk do të ekzistonte. “Qylaxhiu Brava, që as nuk do të ekzistonte pa LSI. Brava s’do të ishte bërë kurrë Ministër në vitin 2005 nëse LSI nuk do t’i hiqte 18 mandate Fatos Nanos. Brava s’do të bëhej kurrë Ministër i Brendshëm në vitin 2009 pa votat e deputetëve të LSI në parlament . Brava s’do ta kishte parë kurrë as në ëndërr derën e Bashkisë së Tiranës pa 23 mijë votat e LSI dhe pa 1500 votat e Hysni…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një i ri është hedhur nga kati i pestë i një pallati në rrugën “Niko Avrami”. Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit, shtetasi me inicialet R. Ç., 34 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Zbardhet vendimi i qeverisë që u miratua ditën e sotme, që lidhet me shpërblimin me një pagë minimale për çdo muaj, për të gjithë naftëtarët dhe ish-naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit. Në këtë vendim përcaktohen qartë dokumentacion dhe se kush e përfiton këtë pagesë për periudhën janar 2022 deri në dhjetor 2022. Ky VKM përcaktohen dhe kategoritë, punonjës, apo ish-punonjës që kanë dalë në pension. VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE, TË DOKUMENTACIONIT DHE TË MASËS SË PËRFITIMIT NGA PUNONJËSIT DHE ISH-PUNONJËSIT E RAFINERISË SË NAFTËS, BALLSH Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.115/2021,…

Read More

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin do të mbërrijë ditën e enjte për një vizitë zyrtare në Tiranë. Kreu i qeverisë së futbollit europian do të zhvillojë një takim në ora 15:00 me Kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të pritet në takim nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ku do të diskutohet për problematikat e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor të FSHF-së dhe gjithashtu në lidhje me organizimin e finales historike të UEFA Europa Conference League në stadiumin “Air Albania” më 25 maj, njofton zyra për shtyp e FSHF-së.

Read More

Policia e Shkodrës ka vijuar kontrollet për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjeve pa leje si edhe kapjen e personave në kërkim. Gjithashtu bëhet me dije se është arrestuar një 24-vjeçar, pasi gjatë kontrolleve në mjet i është gjetur e fshehur një armë zjarri automatike. Më tej Policia e Shkodrës njofton se kuadër të kontrolleve në pranga kanë rënë M. C., 19 vjeç, banues në fshatin Grudë, Malësi e Madhe; M. L., 22 vjeç dhe A. G., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër. Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Skënderbeg”, duke bërë…

Read More

Policia e Tiranës bë me dije se 11 shtetas janë arrestuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu edhe një tjetër person është proceduar penalisht Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – E. P., 40 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për ndalim. Pas ndalimit, gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin me leje drejtimi të pezulluar, ndërsa gjatë…

Read More

Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tropojës pas kontrolleve blic të zhvilluara në qarkun e Kukësit. Uniformat blu bëjnë me dije se arrestimi i 33-vjeçarit P.Ç u bë me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, pasi Gjykata Themelore Gjakovë, Kosovë, me vendimin e datës 06.04.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese kosovare, vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës. Tropojë-Informacion- Kontrolle blic në qarkun e Kukësit, për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende…

Read More