Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Dashamir Shehi: Jam kundër shkarkimit të Presidentit. Krijohet precedent i rrezikshëm

20:14 / February 1, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dashamir shehi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi është shprehur kundër gjyqit në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Ai e cilësoi të gabuar politikisht vendimin e parlamentit për shkarkimin e tij, për të cilin Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë nëse është Kushtetues apo jo.

Dashamir Shehi deklaroi në “Frontline” në News24 se krijohet një precedent i rrezikshëm dhe se jep një sinjal të keq si te qytetarët ashtu dhe te ndërkombëtarët.

“Jam që në princip kundër gjyqit. Gjykata Kushtetuese nuk është se bën ndonjë vendim vetë, Gjykata Kushtetuese ka për detyrë të vendosë nëse vendimi i parlamentit është kushtetues apo jo. Për mua vendimi i parlamentit është një vendim i gabuar politikisht. Presidenti duhet lënë në punën e vetë.

Në qoftë se ne do të shkelim kompetencat e njeri-tjetrit, institucionet nuk do ta bëjë më që të jetë i pavarur, të paktën formalisht. Atëherë ka rënë institucioni i Presidentit dhe gjithë këtë shtet e drejton partia e Edi Ramës. Kemi kaluar kompetencat e kryeministrit, është bërë kancelar ky zotëria.

Unë them që zoti President, ai që është duhet të rrijë atje deri në përfundim të mandatit. Unë nuk mbroj Ilir Metën, mbroj institucionin.

Krijohet një precedent shumë i rrezikshëm në shtetin shqiptar që partia në pushtet e rrëzoka kur iu tekërka presidentin. Kjo tregon që në rrethana të caktuara maxhoranca mund të bëjë çfarë të dojë. Ndaj unë them mos ta krijojmë këtë precedent. Është e rrezikshme.

Do japë dhe një sinjal të keq. Çfarë logjike ka ta heqësh presidentin kur për 3 muaj i mbaron mandati, aq më tepër që në 3 muaj e fundit i hiqen dhe disa kompetenca. Koha fizike po i mbaron. Koha institucionale zvogëlohet. Për çfarë po bëhet gjithë ky gjest i madh, për t’i thënë shqiptarëve që bëjmë çfarë të kemi qejf nuk na ndalon kush. Edhe në sytë e ndërkombëtarëve. Gjykoj që është e gabuar politikisht për Shqipërinë. Kam gjykuar që ka qenë e gabuar marrëveshja mes Ramës dhe Berishës për të reduktuar kompetencat presidenciale. Gjatë kësaj rruge ka pasur goditje ndaj presidentëve, shpeshherë të palogjikshme që e kanë dëmtuar institucionin”, tha Shehi.

Ai theksoi më tej se nuk mbron Ilir Metën, por institucionin.

“Presidenti në letër supozohet që është mbi palët. Mundet që z. Meta ta ketë shkelur këtë, por unë nuk e quaj të mjaftueshme për të bërë këtë kapërcim kaq të madh. Qëkur është bërë ligji për Presidencën është bërë gabim se presidentin e zgjedh me 71 vota. PS zgjedh kë mund të ketë qejf dhe Presidenti është ushtar partie. E dëgjuat si tha Rama, mund ta marrim dhe nga jashtë, si me qenë lojtar futbolli. Kjo tregon se deri sa poshtë e kanë zbritur rolin presidencial.

Gjykoj të mos e ngacmojmë Presidentin. Nuk mbroj Ilir Metën, mbroj institucionin e shtetit sepse shteti shqiptar po degjeneron, po thërrmohet dhe në sy të botës. Ne presim negociatat, kur vjen puna ne jemi një shtet që as nga ana formale nuk qëndrojmë më”, tha Shehi.

Dashamir Shehi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.