Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazë, pranë Piramidës. Një automjet tip “Benz” me ngjyrë gri ka përplasur një vajzë kalimtare. Pas goditjes mjeti është larguar, ndërsa vajza është ndihmuar nga kalimtarë të rastit që kanë njoftuar dhe ambulancën. Paraprakisht nga mjekët e ambulancës është bërë e ditur se vajza është jashtë rrezikut për jetën.
Author: tirana
Ditën e sotme një grua ka mbetur e plagosur në Vlorë pasi është qëlluar me armë zjarri. Sipas policisë dyshohet se kjo ngjarje ka qenë aksidentale. Njoftimi policisë Më datë 01.02.2022, rreth orës 18:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasja M. N., 39 vjeçe, banues në fshatin Bunavi, Vlorë, e cila ka dëmtime në dorë, dyshohet të shkaktuara me armë gjahu. Paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale. Shtetasja M. N., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mbrëmjen e sotme në Elbasan është zhvilluar një mega-operacion është për arrestimin e një numri të madh zyrtarësh. Burime bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit të së martës janë arrestuar një numër i konsiderueshëm personash , ndërsa operacioni vazhdon dhe pritet të ketë arrestime të tjera. Gjithashtu mësohet se në operacion marrin pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia Operacionale.
Mbyllet për sot seanca maratonë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Trupa gjykuese në Gjykatën Kushtetuese ka vendosur shtyrjen e seancës për të enjten në orën 10:00, ku edhe do të vendoset për shkarkimin apo jo të kreut të shtetit. Seanca u vendos që të shtyhej sot me kërkesë të këshilltarit ligjor të presidentit, Bledar Dervishaj. Ky i fundit ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me përgjigjet e Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për Report TV ka deklaruar se për të nuk ka asnjë interes nëse Ilir Meta, bashkëshorti i saj, do të shkarkohet nga posti i Presidentit. “Meta nuk është vetëm lider i LSI, po president i Shqipërisë, ka atributet e presidentit dhe pozicioni i tij politik është në vendimmarrje, mezi po pret që të kthehet te miqtë e tij, një uragan politik siç është Meta dhe ta mbyllësh në një kafaz siç është Presidenca normal që është shumë. As nuk e kam ndjekur fare, nuk besoj te sistemi ynë i drejtësisë, kushdo qoftë…
Bashkëshortja e ish-deputetit Pashko Ujka, që u vra më 29 Nëntor 2021 në qytetin e Shkodrës, ka folur për herë të parë në media lidhur me këtë ngjarje. Në një intervistë dhënë për gazetarin Spartak Koka për emisionin Uniko, Natalinë Ujka ka rrëfyer momentet e fundit të bashkëshortit të saj, Pashko Ujka. Të dy kanë qenë krah për krah duke bërë shëtitje në lulishten poshtë shtëpisë së tyre në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, kur ish-deputeti u qëllua me pistoletë me silenciator. Në rrëfimin e saj, Natalinë Ujka ka treguar edhe fjalët e fundit të Pashko Ujkës. Ajo thotë se…
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 5,404 testime kanë rezultuar 1,533 qytetarë të infektuar me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar 7 humbje jete dhe 2,215 të shëruar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga…
Danimarka të martën bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që heq të gjitha kufizimet e saj për Covid, pavarësisht numrit rekord të rasteve, duke u mbështetur në shkallën e lartë të vaksinimit për të përballuar variantin më të butë Omicron. France24 shkruan se pas një përpjekjeje të parë për të hequr të gjitha kufizimet e tij midis shtatorit dhe nëntorit, vendi skandinav po heq sërish maskat e fytyrës, lejet për Covid dhe orët e kufizuara të hapjes për baret dhe restorantet. Klubet e natës rihapen të martën, kur kufizimet në numrin e njerëzve të lejuar në tubime të brendshme…
Stadiumi kombëtar “Air Albania” do të mirëpresë ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji. Miqësorja e planifikuar të zhvillohet më 29 mars mes dy përfaqësueseve do të luhet në Tiranë, duke nisur nga ora 18:00. Dy federatat anëtare kanë arritur dakordësinë për stadiumin dhe orarin, pasi arritën më parë marrëveshjen për të zhvilluar këtë sfidë miqësore, në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Kombeve që do të nisë nga muaji qershor, me Shqipërinë që është pjesë e grupit B2 në Ligën B, së bashku me Rusinë, Izraelin dhe Islandën. Kjo do të jetë miqësorja e pestë mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, që në total…
Nga Spartak Ngjela E gjithë shpresa e Saliut është te Rama, dhe, e gjithë shpresa e Ramës është te Saliu. Kjo është koha e sotme. Të dy janë të trembur nga rigrupimi i Partisë Demokratike, pa Saliun dhe pa sindromat e tij patologjike. Partia Demokratike, deri tani, ka qenë një grupim sindromatik sipas sëmundjes së Saliut. Tani, më në fund, ajo u çlirua. Por kemi ngjarje përpara, dhe Lulzim Basha duhet të jetë i përgatitur. Ai tregoi forcë intelekti në përjashtimin e Saliut nga Partia Demokratike, në dy faza; por tani i duhet forca e reformatorit, në parti dhe në…
Kompania amerikane e barnave Pfizer dhe partneri i saj me bazë në Gjermani BioNTech pritet të kërkojnë të martën nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave autorizim për përdorimin e vaksinës COVID-19 tek fëmijët nën moshën pesë vjeç. Të dy kompanitë do t’i kërkojnë FDA-së që të japë autorizim për përdorim urgjent për të administruar një dozë të ulët të vaksinës së saj me dy injeksione tek fëmijët duke filluar nga mosha gjashtë muajshe, edhe pse njoftuan në dhjetor se vaksina nuk dha një përgjigje imune tek fëmijët e moshave nga 2 deri në 4 vjeç, të ngjashme me atë të…
Në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet seanca për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e pyetur për këtë çështje, deklaroi se nuk e ka ndjekur fare seancën. Ajo tha se nuk beson te kjo drejtësi, pasi sistemi i drejtësisë në vendin tonë nuk funksionon. “As nuk e kam ndjekur këtë seancë në Gjykatën Kushtetuese. Unë nuk besoj te kjo drejtësi. Sot opinioni publik, sado që sponsorizohet për të thënë që sistemi i drejtësisë, funksionon, në të vërtetë nuk funksionon në të gjithë drejtimet”, u shpreh Kryemadhi.