Është zbuluar logoja e koalicionit të ri mes grupit të Sali Berishës dhe LSI-së, që do të garojnë të bashkuar në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Vetëm një ditë pasi Berisha zbuloi se koalicioni do të quhej “Shtëpia e Lirisë”, sot zbulohet edhe logoja e këtij koalicioni. Siç shihet në foto, koalicioni “Shtëpia e Lirisë” do të ketë një logo me të dyja ngjyrat, blu dhe të kuqe, ndërsa mban edhe shqiponjën dykrenare.
Author: tirana
Në episodin e tij të fundit të ‘It’s okay to be smart’, Joe Hanson ka shpjeguar se pse muaji shkurt ka 28 ditë (1 herë në katër vite 29 ditë) Hanson e ka shpjeguar këtë fakt, përmes historisë së kalendarit romak. Sipas tij, të gjithë muajt në kalendar kanë 30 ose 31 ditë, por shkurti ka humbur ditët e tij për shkak të egos së perandorit romak, Çezar Augustus. Gjatë periudhës së paraardhësit të tij, Jul Çezarit, shkurti kishte 30 ditë, ndërsa muaji korrik i emërtuar në bazë të emrit të perandorit (July) kishte 31. Por, problemi qëndronte të muaji…
Në valle këtë herë është një derbi i veçantë, një sfidë që pritet të thotë shumë për titullin kampion, mbi të gjitha është i rëndësishëm për Milanin e Piolit, nëse nuk fitojnë humbasin trenin e fundit drejt titullit. Më 5 shkurt, Pioli rrezikon të mos ketë në dispozicion Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez ndjen akoma shqetësim në tendinën e Akilit por gjendja e tij do të monitorohet ditë pas ditë për të dalë më pas me një përgjigje finale. Pavarësisht faktit se kjo është një sfidë jetike për Milan, stafi drejtues as që ka ndërmend të rrezikojë me Ibrën, nëse nuk…
Sapo u bë pjesë e “Për’puthen”, Laureta Zyba, u bë kryefjala e medieve online. Motra e njërës prej konkurrenteve të programit të dashurisë, Rrushja, u përfol shumë për shkak të së shkuarës së saj problematike, ku ishte përfshirë disa herë në ngjarje kriminale të rënda. Është bërë e ditur se Zyba ka qenë e arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, me dyshimin se kishte bashkëpunuar me tre shtetas të huaj, të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit. Sipas “Indeksonline”, ajo është dyshuar gjithashtu për prostitucion, duke bashkëpunuar me grupe kriminale të Malit të Zi. Lidhur me të gjitha…
Akademiku Artan Fuga komenton aleancën e “Foltores” së Sali Berishës me LSI-në e Ilir Metës në zgjedhjet lokale të 6 marsit. Në një postim në “Facebook”, Fuga shprehet me ironi se “ç’ishte kjo Shtëpia e Lirisë! Hajde merre vesh! Po këta sikur ishin nisur djathtas!” Postimi i plotë: Ku është foltorja e Komisionit? Pyes veten : Mirë në foltore demokratët e bazës marrin pjesë dhe flasin. I shohim me të drejtë të lemerisur, të zhgënjyer nga ish partia e tyre dhe nga lidershipi i saj, nga më i vogli te më i madhi, të braktisur, të keqpërdorur, të mashtruar, çfarë…
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar situatën e krijuar në rrugët e vendit për shkak të motit të keq. Sipas ARRSH akset Qafë Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Ersekë-Leskovik, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Tamarë-Vermosh, Dedaj-Razëm, Bogë-Theth, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin janë përfshirë nga dëbora pa sjellë probleme. Ajo u bën apel shoferëve të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë. Njoftimi i ARRSH Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore Reshje dëbore ka pasur në: Qafë Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Ersekë-Leskovik, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë,…
Ka ndodhur mrekullia në aksidentin e pak minutave në parë në aksin Elbasan-Shkumbin. Pavarësisht aksidentit të rëndë, ku makina ra nga një lartësi prej disa metrash në Shkumbin, policia dhe forcat zjarrfikëse kanë nxjerrë deri më tani të gjallë prej makinë tre persona. Ata janë shoferi, një pasagjer si edhe një fëmijë. Policia dhe zjarrfikësit janë duke kryer kërkime të tjera në makinën e përmbysur, pasi dyshohet se aty ndodhej edhe një tjetër person.
Përfaqësuesit e Lartë në emër të Bashkimit Evropian dhe Ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Australisë, Kanadasë, Zelandës së Re, Norvegjisë, Republikës së Koresë, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara kanë bërë një deklaratë për një vjetorin e grusht shteti ushtarak në Mianmar. “Më 1 shkurt 2021, ushtria mori pushtetin në Myanmar, duke mohuar aspiratat demokratike të popullit të Mianmarit. Një vit më vonë, ndikimi shkatërrues mbi popullin e Mianmarit është i qartë. Mbi 14 milionë njerëz janë në nevojë humanitare. Regjimi ushtarak mban përgjegjësi për këtë krizë, e cila ka dëmtuar rëndë paqen dhe stabilitetin në Mianmar dhe…
Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca publike për shqyrtimin e çështjes për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Presidenti mungon në seancë dhe përfaqësohet nga këshilltari për çështjet ligjore Bledar Dervishaj, i cili po relaton kërkesën e kreut të shtetit. “Presidenti i Republikës ka parashtruar një kërkesë paraprake e cila është administruar para fillimit të seancës gjyqësore në orën 09:35 në protokollin e Gjykatës Kushtetuese, dhe që ka të bëjë me vlerësimin që duhet të bëjnë gjyqtarët të shkaqeve për disa anëtarë të tjerë, pasi sipas vlerësimit të Presidentit këto shkaqe vënë në dyshim paanshmërinë e gjyqtarëve…
Nga Arthur C. Brooks E dëshiroje dhe punove fort për ta pasur. Por të gjitha përpjekjet tuaja rezultuan të kota. Ndoshta marrëdhënia juaj romantike ka marrë fund, kompania juaj ka falimentuar ose jeni pushuar nga puna. Ndoshta keni mbetur në provim edhe pse kishit studiuar shumë, nuk gjetët dot një botues për librin tuaj, ose nuk shënuat dot me portën bosh duke sjellë humbjen e ekipit. Ndjesia që përjetoni në raste të tilla nuk ka të bëjë me keqardhjen, pra me atë që ndjenit ndërkohë që do të kishit dashur të kishit bërë më shumë. Është shumë më e keqe:ju…
Policia ka arrestuar një 53-vjeçar në Tiranë pasi prodhonte dhe falsifikonte detergjentë e sapunë të markave të ndryshme botërore, për t’i nxjerre pastaj në treg. I arrestuari, sipas komunikatës së uniformave blu, është shtetasi Arben D. Ky person e kishte kthyer shtëpinë e tij në një minipunishte të prodhimit të detergjentëve dhe shampo të markave të ndryshme në banesë, me ngjyrues dhe sapunë, për t’i shitur ato. Kjo veprimtari e paligjshme, sipas policisë, ishte përsëritëse prej tij, pasi 53′-vjeçari është arrestuar edhe 6 vite më parë po për këtë gjë.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara patën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një debat të ashpër mbi krizën në Ukrainë. Përfaqësuesi rus u shpreh për “histeri lufte”, kolegia e tij amerikane e kundërshtoi. Me gjithë rezistencën e fortë të Rusisë Këshilli i Sigurimit të OKB-së zhvilloi në Nju Jork një takim të hapur për krizën në Ukrainë. Ky ishte kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, sepse Perëndimi ka frikë nga një ndërhyrje ruse në Ukrainë. “Diskutimet rreth kërcënimit të afërt të ndonjë lufte janë provokuese në vetvete. Ato tingëllojnë pothuajse si thirrje dhe duan që kjo të ndodhë”, tha ambasadori rus në OKB Vasily…