Zbardhet marrëveshja që ka firmosur grupi i ish-kryeministrit Sali Berishës me Lëvizjen Socialiste për Integrim për të garuar bashkë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Siç shihet në marrëveshjen e firmosur nga grupi i Berishës dhe LSI, të dyja palët theksojnë se “po bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë”.

