Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Republika Islamike e Erdoganit dhe fantazma e Skënderbeut, gazeta greke analizon vizitën e liderit turk në Shqipëri

13:36 / January 31, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama erdogan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari grek Stavros Tzimas ka analizuar në “Kathimerini” vizitën e Presidentit të Turqisë Erdogan në Shqipëri dy javë më parë, duke e cilësuar atë si “krejt pa emocion”.

Në analizën e tij të titulluar “Erdogani dhe fantazma e Skënderbeu”, gazetari grek i referohet faktit se lideri turk erdhi në Shqipëri pikërisht në ditën e vdekjes së heroit kombëtar të shqiptarëve. Ndër të tjera ai shpreh edhe shqetësimin për ngritjen e raporteve Shqipëri-Turqi në nivelin e partneritetit stragjik, ndërsa thotë se nuk e kupton qasjen e Ramës pro Erdoganit.

Analiza e gazetarit grek në “Kathimerini”:

Vizita e fundit e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Shqipëri ishte ndryshe nga vizitat e të kaluarës. Sigurisht që kryeministri Edi Rama i bëri respektin e duhur por ajo që u vu re ishte mungesa e emocioneve, të cilat dukshëm nuk ishin të njejta si dikur.

Populli dhe klasa politike u ndanë. Vendimi i Erdoganit për të vizituar Shqipërinë në përvjetorin e vdekjes (17 janar 1468) të Gjergj Kastriotit, heroit shqiptar në luftën kundër osmanëve, u cilësua nga shumë persona si një provokim.

Ndërsa Erdogan vizitoi  qytetin e Laçit, ku përuroi apartamentet e reja të financuara nga Ankaraja për shqiptarët që mbetën pa shtëpi nga tërmeti që goditi vendin në 2019, homologu i tij Ilir Meta bëri homazhe në momorialin e Skënderbeut në qytetin e Lezhës.

Ndërkohë, ndryshe nga rastet e mëparshme, autoritetet e Tiranës zgjodhën të mos “fshihnin” statujën e Skënderbeut në sheshin qendror të kryeqytetit gjatë vizitës së Erdoganit. Rama duket se e ka ngritur pozitën e udhëheqësit me prirje islamike të Turqisë duke e cilësuar një partner strategjik kyç.

Mirëpo, sjellja arrogante e këtij të fundit ka nisur të bezdisë popullin shqiptar, të cilët ndihen të fyer nga vizita e presidentit turk ditën e vdekjes së heroit të tyre dhe e kanë cilësuar ardhjen e tij si një njollë në krenarinë kombëtare. Një tjetër kërkesë e diskutueshme e Erdoganit ishte që Tirana të dorëzonte mbështetësit, lëvizjes Gylen të cilën ai e quan një organizatë terroriste dhe që ka një ndikim të rëndësishëm mbi popullsinë e Shqipërisë, dhe në vend të kësaj të zgjidhte një lidership sipas dëshirës së tij.

Komuniteti Musliman kundërshtoi inaugurimin e një xhamie në Tiranë, e cila u financua nga Erdogan. Gjatë konferencës për shtyp, Erdogan tha se marrëdhëniet dypalëshe do të varen nëse Shqipëria dëbon mbështetësit e Gylenit nga vendi.

Ramës iu desh të ndërhynte për të shpëtuar dinjitetin e tij, duke thënë se vendi i tij nuk ka asnjë detyrim ndaj Turqisë. Shqiptarët mund të duan paratë e Erdoganit, por qëndrimi i tij dhe përpjekja për të imponuar besimin e tij fetar ka fyer krenarinë e tyre kombëtare.

Deri më sot, nuk ka ende asnjë shqiptar që ëndërron të jetojë në një republikë islamike të stilit Erdogan –një politikë që presidenti turk ka kërkuar të promovojë (përmes dogmës së Atdheut Blu) në Shqipëri dhe në pjesën tjetër të Ballkanit. Përse Rama kërkon të “lidhë” vendin e tij me Turqinë e Erdoganit, kjo pyetje lë shumë vend për diskutim. /abcnews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhet propozimi i PD për reformën territoriale me 100 bashki, ja si ndryshon harta e Shqipërisë. Tirana ndahet në 5 pjesë të reja. Kush janë 39 njësite që shtohen?

15:30 / July 31, 2026

“Territorialja”, Berisha për draftin e PS: Raportin s’e paraqitën në komision, Rama e kuptoi se e ka betejë të humbur

12:27 / July 31, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, Spahia: Shërbimi i radhës ndaj Vuçiçit nga Rama

13:09 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.