Teksa 6 bashki janë në pritje për të zhvilluar zgjedhje të pjesshme lokale, presidenti Ilir Meta i ka bërë një ftesë publike partive parlamentare që të marrin pjesë në një konsultim. Në këtë takim konsultiv, palët duhet të vendosin së bashku mbi datën e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. Kujtojmë se presidenti Meta ka deklaruar se pa kryetarë janë 6 bashki, konkretisht Vora, Dibra, Shkodra, Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi. Ndërkohë që KQZ thotë se nuk ka asnjë informacion se Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi janë pa kryetarë.
Author: tirana
Agron Kapllanaj, kreu i Partisë Demokratike, dega Fieri ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kapllanaj thekson se Berisha do të mbahet mend si një nga personat e shpallur non-grata për korrupsion. “Plaku i padëshëruar non-grata, me një grusht të vogël njerëzish, po bëhet gazi i botës duke bërë gjithçka që të vendosë disa njerëz të gënjyer përballë demokratëve që kanë vendosur të shohin nga e ardhmja jo nga e shkuara. Por më kot e ka Sali Berisha që merr në telefon 10 njerëz e i detyron të bëjnë antimitingjet si në kohën e Ramiz Alisë.…
IKMT ka nisur sot në mëngjes shembjen e disa ndërtesave në zonë e ‘5 Majit’ në kryeqytet, për ti hapur një projektit te procesit te rindërtimit ku është parashikuar ndërtimi i një lagje të re. Ndërkohë banorët ashtu siç edhe kanë paralajmëruar kanë protestuar ditën e sotme, kundër shembjes së banesave pa pasur një marrëveshje paraprake. Banorët janë shprehur se kundërshtojnë sepse sipas tyre nuk specifikohet vendi dhe koha ku do të ekzekutohet rikompensimi përmes shkëmbimit dhe as cilësohet përdorimi i pronës. Aksioni ka hasur në protestat e disa banoreve, ndërkohë që është tentuar bllokimi i fadromave. Polica e Tiranës…
Ky është kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme.
Dagz u eliminua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Banorët u vendosën përballë një zinxhiri shpëtimesh dhe në fund mbeti vetëm Dagz dhe Einxhel. Einxhel nuk e priste që banorët të linin për fund atë dhe Dagzin dhe u shpreh shumë e zhgënjyer, sidomos nga Trixa, të cilën Dagzi e ka shpëtuar herën e kaluar. “Që Trixa mos thoshte Dagzin, nuk e prisja. Mua mos ma thoshte kurrë, po Dagzin? Që ia tha emrin herën e kaluar”, tha Einxhel.
Gjermania ka regjistruar mbi 100,000 raste të reja me koronavirus, për herë të parë prej shpërthimit të pandemisë. Të dhënat nga Instituti Robert Koch, kanë treguar se 112,323 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit. Të premten, për herë të parë janë regjistruar mbi 90,000 raste të reja me koronavirus. Mesatarja e shtatë ditëve të fundit tregon se 584 persona janë infektuar për 100,000 banorë në këtë shtet. Në gjithë Gjermaninë, është raportuar për 239 viktima me koronavirus në periudhë njëditore. Sipas Institutit Robert Koch, Gjermania ka regjistruar mbi 8 milionë raste të infektimit me koronavirus, prej…
Këto janë faqet e para të gazetave për ditën e sotme.
Pandemia e koronavirusit nuk është “as afër fundit”, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ndërkohë që varianti Omicron i koronavirusit ka përballur shumë shtete me rekord të infektimeve me koronavirus. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje për kujdes ndaj pretendimeve se varianti Omicron përbën më pak rrezik, vetëm sepse duket se shkakton simptoma më të lehta. “Omicron mund të jetë më pak i ashpër, mirëpo narrativa se është sëmundje e lehtë, është mashtrim”, u ka thënë ai gazetarëve nga selia e OBSH-së në Gjenevë. “Mos u gaboni: Omicron është duke shkaktuar shtrirje në spital dhe vdekje,…
Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetin e tij social, pamje të qendrës shëndetësore të Përrenjasit, pas investimeve të bëra. “Me ndryshimin rrënjësor të qendrës shëndetësore 24 orëshe të Përrenjasit, që sot ofron shërbim mjekësor dinjitoz për 37 mijë banorë, ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan kryeministri Rama.
Ditën e sotme do të mbizotërojë moti i kthjellët por me temperature të ftohta. Në këtë të mërkurë termometri pritet të shënojë në vlerat -5 në zonat malore deri ne vlerat maksimale 12 gradë, në zonat bregdetare. Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet
DashiNë dashuri, përpiquni të mos e teproni shumë me zënkat. Periudha konflikti edhe në punë, kushtojini vëmendje marrëdhënieve me Peshoren dhe Gaforren. DemiPërpiquni të mos i acaroni marrëdhëniet e dashurisë që tashmë janë pjesërisht konfliktuale, të mërkurën do të ishte shumë e rëndë për t’u përballuar. Në punë nevojitet një ndryshim apo transformim rrënjësor. BinjakëtPajtimi në horizont për çiftet më pak të lumtur, por nuk përjashtohet dashuria e re gjatë ditëve të mbetura të javës. Në punë mund të jeni të pavendosur për diçka, merrni kohën tuaj. GaforrjaJini të kujdesshëm që të mos kujtoni fantazmat e së kaluarës, veçanërisht nuk…
Një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur, pas një shpërthimi të ndodhur në një ndërtesë në New York. Pesë prej personave që kanë mbetur të plagosur janë oficerë policie. Departamenti i Zjarrfikësve bëri me dije se ngjarja ndodhi në Bronx. Sipas raportimeve zjarrin e shkaktoi një shpërthim gazi në ndërtesë që solli edhe shembje të godinës.