Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë fjalimit të përbashkët me presidentin turk Erdogan ka folur edhe pë referendumin në Serbi. Sipas mediave të huaja, Vuçiç është shprehur se ka njerëz që e njohin më mirë se ai politikën dhe për këtë arsye ai nuk do kandidojë në zgjedhjet presidenciale në datën 3 prill. “Në ato 39 për qind, pjesa më e madhe është SNS. Disa njerëz e dinë politikën më mirë se unë dhe duhet ta drejtojnë atë. Unë nuk do të kandidoj për kryetar partie”, thotë Vuçiç.
Author: tirana
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan Lulzim Bashën. Shëmtijë dhe turp e cilëson Bardhi, ndërsa shton se është prova se e shkauar duhet lënë pas përgjithmonë. Në një postim në rrjetet sociale, numri dy i demokratëve shkruan se Berisha po keqpërdoron gratë dhe të rinjtë si mjet dhune. “Çfarë shëmtije, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetëruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë. Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda…
Shqipëria është përfshirë nga një mot i ftohtë gjatë ditëve të fundit dhe pritet që ekstremi i temperaturave të ulta për këtëjavë të arrihet gjatë mbrëmjes së sotme dhe mëngjesit të së mërkurës. Stacionet meteorologjike rajonale raportojnë për ulje të temperaturëve deri në -4 gradë Celsius gjatë mëngjesit të sotëm në kryeqytet si edhe zonat malore të vendit. Temperaturat e ulta nga -4 deri në 2 gradë Celsius do të përfshijnë thuajse 80% të territorit të Shqipërisë duke përjashtuar vetëm zonat bregdetare, të cilat do të kenë temperature disi më të larta krahasuar me pjesën tjetër. Temperatura më e ulët…
Agjencia Europiane e Barnave ka dalë me një njoftim të rendësishëm sa i përket ndikimit te vaksinave me teknologjinë mARN te gratë shtatëzëna. Pas studimit të kryera nga EMA rezulton se këto vaksina nuk kanë asnjë efekt negative të fetuesi apo shëndeti i nënës. Analiza e agjencisë u bazua në shumë studime ku përfshiheshin rreth 65 mijë gra shtatzëna në disa faza të ndryshme. Kjo analizë nuk zbuloi asnjë shenjë rreziku të ndonjë komplikacioni, aborti apo lindje të parakohshme që mund të shkaktohej nga vaksina. “Gratë shtatzëna mund të përdorin vaksinat kundër Covid-19 që janë prodhuar nga teknologjia mARN, pasi…
Seksi është një ushtrim i shkëlqyer fizik, i cili rrit ndjeshëm metabolizmin dhe humbjen e kalorive. Disa pozicione madje kontribuojnë në mënyrë efektive në humbjen e peshës. Të paktën kështu thonë ekspertët. Edhe pse stërvitja përmes seksit nuk është qëllim në vetvete, seksi i rregullt ka efekte pozitive të ngjashme me ushtrimet konvencionale: mobilizon të gjithë sistemin muskulor, zemrën dhe mushkëritë, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin e indeve, redukton stresin dhe relakson, ka veprim antidepresiv, kontribuon në rregullimi i duhur i hormoneve, forcon sistemin imunitar, i jep shkëlqim lëkurës, ndihmon në kontrollin e oreksit dhe peshës trupore. Kaloritë që djegim në…
Ka mjaft aplikacione jo-publike te cilat “shesin” idenë e “komunikimit të sigurt” e që praktika ka treguar që nuk janë. Si rasti i fundit i shënuar me aplikacionin ANOM, i krijuar nga FBI dhe i shitur ne DarkWeb si zgjidhje e përsosur për komunikim të sigurtë. Pajisjet ANOM përbëheshin nga një aplikacion mesazhesh që funksiononte në telefonat inteligjentë Android që ishin modifikuar posaçërisht për të deaktivizuar funksionet normale si komunikimet me zë, posta elektronike ose shërbimet e vendndodhjes-geolocation. Te gjitha te dhënat mund te shkatërroheshin me vendosjen e një PIN-i te caktuar, gjersa te dhënat vet-shkatërroheshin pas një periudhe të…
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 8,746 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2832 qytetarë, në këto bashki: 1,156 në Tiranë, 183 në Shkodër, 133 në Durrës, 130 në Fier, 107 Vlorë, 96 në Gjirokastër, 90 në Elbasan, 78 në Lushnje, 56 në Pogradec, 54 në Lezhë, 52 në Korçë, 50 në Berat, 47 në Sarandë, 46 në Kamëz, 33 në Vorë, 31 Krujë, 30 në Kurbin, 28 në Tepelenë, Kuçovë, 27…
Lulzim Basha ka zhvilluar një takim pasditen e së martës me një grup banorësh të njësisë numër 7 në Tiranë, ku është pritur sërish me protesta nga një grup personash. “Ik, ik. O hajdut, o kriminel”, ishin disa nga thirrjet e këtyre personave ndaj Bashës. Paradite ndaj Bashës u qëllua edhe me vezë, ndërsa nuk munguan edhe ofendimet. “Kam bërë burg për ty”, u dëgjua të bërtiste një i ri që tentoi t’i afrohej kreut të PD, kur zbriti nga makina. Ky i fundit, i përshëndeti protestuesit teksa u fut në lokal dhe i ftoi të hynin brenda për të…
Një aksident fatal sapo ka ndodhur në segmentin e autostradës Mamurras – Fushë Krujë pranë Thumanës. Viktima ende e paidentifikuar po levizte me motoçiklete kur është perplasur nga një mjet, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë së qarkullimit rrugor. Ende nuk dihen rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.
Andrea Berberi, 76-vjeçari i burgosur nga Durrësi, kishte kërkuar uljen e dënimit të mbetur pa vuajtur dhe më 18 janar ishte caktuar dita e shqyrtimit të kërkesës së tij. Berberi ka ndërruar jetë, po pavarësisht kësaj rrethane gjyqtarja Besiana Gërxanaj ka vendosur të pushojë çështjen për moskompetencë territoriale, pasi kërkuesi e vuante dënimin në IEVP Rrogozhinë, ku ishte transferuar, ndaj kërkesa për uljen e dënimit duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Kavajës. 76-vjeçari vuante në burgun e Peqinit dënimin e marrë 10 vjet më parë, kur u shpall fajtor për vrasjen me paramendim të një 42-vjeçari, fqinj i tij. Krimi…
Është zbardhur anketa me 12 pyetje që Kryeministri Edi Rama do t’i shpërndajë qytetarëve shqiptarë në të gjithë vendin, për t’i marrë mendim në lidhje me çështje të rëndësishme për vendin. Këto pyetje kanë të bëjnë me legalizimin e kanabisit, çështjen e Ballkanit të Hapur, ndihmës ekonomike, dënimeve për krimet e rënda, vetingun e gjyqtarëve, etj. Pyetësori shoqërohet edhe me një mesazh nga kryeministri, ku shprehet se shqiptarët mund të ecin shumë përpara duke dëgjuar njëri tjetrin. “Unë besoj se ne shqiptarët kemi mundësinë të shkojmë shumë me shpejt përpara duke e dëgjuar njëri-tjetrin pa u ndarë më në llogoret…
Aleatët e PD nuk janë të bindur se Lulzim Basha mund të sjellë opozitën në pushtet. Në një intervistë për Ora Neës, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se po të kenë pak më shumë sens komunikimi Basha dhe Berisha mund ta kalojnë këtë pjesë. “Po të kenë pak më shumë sens komunikimi Basha dhe Berisha mund ta kalojnë këtë pjesë. Në fakt e kanë çuar gjuhën kaq larg sa e kanë të zorshme për t’u marrë vesh. Kjo është një periudhë e vështirë, sepse në historinë tonë 30-vjeçare, një parti dhe një person rri më tepër në pushtet…