Author: tirana

Thellimi i përplasjes mes partive brenda opozitës ka çuar në ngërç dhe një pjesë të veprimtarisë parlamentare e që lidhet me diplomacinë. Në procesverbalin e siguruar nga Tirananews.al zbulohet se përplasja e thellë në lidershipin e opozitës mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit është transferuar edhe në Kuvend. Një prej tyre është dhe dakordësia për t’i dhënë një përfaqësues LSI në delegacionin e Parlamentit Europian. Ka qenë republikani Fatmir Mediu që ka ngritur në fakt  i pari shqetësimin se në NATO nuk janë plotësuar vendet për anëtarët e delegacionit shqiptar, duke bërë që në Asamble të udhëtojë vetëm Mimi Kodheli.…

Read More

Ndoshta pak e dinë, por konkurrentja e “Big Brother VIP” Beniada Nishani ka luajtur dikur në një film me regji të Paolo Sorrentinos, ku ishte një prej femrave të shumta të Berlusconi-t. Ndonëse në një rol episodik dhe jo shumë të njohur, Beniada do të jepte një intervistë për mediat italiane në vitin 2018, fill pas daljes së filmit “Loro”. Filmi flet për grupin e biznesmenëve dhe politikanëve “Loro” (Ata), që jetojnë dhe veprojnë pranë manjatit dhe politikanit të medias Silvio Berlusconi. Sergio Morra është një biznesmen i ri nga Taranto, i cili menaxhon trafikimin në shkallë të vogël të…

Read More

Presidenti Ilir Meta pritet që shumë shpejt të shpallë zgjedhje të pjesshme në 6 bashki. Aldo Bumçi ka bërë me dije se kandidatët e PD, mbështetës të Berishës do të futen si kandidatë ta pavarur, në zgjedhjet për kryetar bashkie. “Pa dyshim që do futemi në zgjedhje. Ne jemi PD. Shumica e anëtarëve të PD ka vendosur me votë në Kuvend dhe në referendum se kush e drejton PD. Ka një përpjekje për të emëruar opozitën nga Rama. Kjo është shumë e rëndë. Kemi ndërhyrjen e policisë së shtetit dhe mbrojtjen që iu dha Bashës për të mbrojtur selinë, që…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër.1 të qytetit të Durrësit. Sipas informacioneve, një person ka mbetur i plagosur me armë të ftohtë. Raportohet se gjendja e tij është e rëndë ndërsa në vendngjarje është paraqitur urgjenca për të bërë transportimin e të lënduarit në spitalin rajonal. I lënduari është plagosur në kokë dhe në këmbë me një thikë. Policia ka rrethuar zonën dhe po bën mbikëqyrjen e provave për të shpjeguar ngjarjen e rëndë. Ndërkohë që sipas informacioneve të përditësuara, autori i ngjarjes së rëndë është arrestuar nga forcat e rendit.

Read More

Ka shenja të kancerit të mushkërive që mund të na bëjnë të kuptojmë se ndoshta diçka nuk shkon, por janë edhe disa të tjera të padyshimta që të gjitha gratë duhet t’i dinë. Një diagnozë e hershme, në fakt, mund të shpëtojë një jetë! Vështirësi në frymëmarrje Një nga simptomat e kancerit të mushkërive është mosngopja me frymë. Mund të ndodhë shpesh kryesisht në momentet e një aktiviteti fizik, por nëse e ndjeni në mëngjes sapo zgjoheni ose ndërsa nuk po lodheni, ky është një sinjal i problemeve me frymëmarrjen. Ndjeheni e lodhur Ndjesia gjithmonë e lodhur, mospasja e forcës…

Read More

Nga Lorenc Vangjeli At Joani është Metropolit i Korçës dhe një nga shqiptarët më të mençur që e ka shqipen gjuhë të nënës. Nëse një ditë, si shenjë e mrekullisë që Zoti e do Shqipërinë, ai do të bëhej kryeministër i Shqipërisë, Presidenti turk Erdogan do t’i hidhte krahun në sup dhe do ta quante “Byrazer!”. Kush e ka dëgjuar të flasë Dom Gjergj Metën, nuk ka mundur të dyshojë në peshën e mençur të fjalës së tij. Dhe nëse ndonjëherë mençuria do të ishte testi i vetëm për të qenë kryeministër i vendit, ai do të ishte një nga…

Read More

Një diskutim i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes Ilirit dhe Donaldit. “I dole kundër sepse nuk të zgjodhi, ja pra që ajo të zgjodhi dhe ta mbylli gojën’’,- tha Donaldi. Kaq mjaftoi që Iliri të revoltohej dhe t’i shprehte aktorit se është i vetëdijshëm që po përpiqet të afrojë Monikën në grupin e tij. ‘’Unë e di shumë mirë se çfarë po përpiqesh të bësh. Ke dashur ta afrosh Monikën me lojrat e tua dhe ta bësh pjesë të grupit tënd. Unë kam qenë i pari që kam qeshur me to por qëllimi juaj ka qenë tjetër gjë’’,-…

Read More

Një grup studiuesish në një spital të Izraelit thanë se gjetjet paraprake të një studimi sugjerojnë se doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19-s, nuk ndihmon për të shmangur infeksionin nga varianti Omicron. Mjekët e spitalit ‘Sheba’ thanë se u kishin dhënë një dozë të katërt të vaksinës Pfizer-BioNtech apo Moderna, 274 punonjësve të shërbimit shëndetësor dhe se kishin zbuluar se megjithëse përforcuesi rriste nivelin e antitrupave, ai nuk e parandalonte përhapjen e Omicron-it. Izraeli ka ofruar një dozë të katërt të vaksinës për personat mbi 60 vjeç. Ky vend ka qenë ndër të parët që ka vaksinuar popullatën dhe…

Read More

Një histori përverse u detajua kësaj jave dje në gjykatën e lartë të Singaporit, ku një burrë pranoi tentativën e përdhunimit të gruas së një kolegut të tij, pasi ishte ftuar ta bënte këtë nga bashkëshorti i saj. Asnjë nga personat e përfshirë në çështjen e rëndë nuk janë emëruar publikisht për arsye të “natyrës së krimeve të kryera”, shkruanin mediat vendase. Në vitin 2017, 47-vjeçari i akuzuar pranoi ftesën e kolegut të tij të punës për të shkuar në shtëpinë e tij për të bërë seks me gruan e tij që “kishte humbur ndjenjat”, shkruan rrjeti vendas Channel News…

Read More

Para disa ditëve, Rafael Benitez u shkarkua nga klubi i Everton si pasojë e rezultateve të dobta, me skuadrën që tashmë është e përfshirë në duelin e mbijetesës. Mbi shkarkimin e spanjollit, ka komentuar edhe tekniku i Watford, Claudio Ranieri i cili thekson se ai që e pëson kur ekipi nuk ecën në rrugën e duhur është trajneri. “Asgjë nuk ka ndryshuar, kur një skuadër nuk ka ecuri të mirë atëherë ai që e pëson është trajneri. Kështu është në të gjithë botën, në Itali është edhe më e theksuar kjo pjesë, por edhe në Spanjë apo Francë. Benitez nuk…

Read More

Disafishimi i rasteve me coronavirus gjate janarit i atribuohet qarkullimit të variantit Omicron. Nga qendra shëndetësore e Borizanës, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se tashme ky variant është bërë mbizotërues dhe pse ende ka prani të Deltës. “Kemi një situatë që paraqitet me një rritje të incidencës sa i përket rasteve Covid-19. Është vënë re qe ka një përqindje të lartë të qarkullimit Omicron dhe nga informacionet që vijnë nga ISHP ka një përqindje të theksuar të qarkullimit të Omicron kundrejt variantit Delta që ka qenë më parë. Kjo do të thotë që duhet të jemi të kujdesshëm sepse…

Read More

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një urim presidentes së re të Parlamentit Europian Roberta Metsola. Meta thotë se mirëpret bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Ai thekson se është besimplotë për vendosmërinë e saj në mbrojtje të vlerave europiane. “Urime të përzemërta Roberta Metsola për zgjedhjen si Presidente e Parlamentit Europian! Mirëpres bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, me shpresën për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit. Jam besimplotë për vendosmërinë e saj në mbrojtje të vlerave europiane dhe forcimit të demokracisë, përfshirë dhe në të gjitha vendet e…

Read More