Author: tirana

“Përqafime dhe dorështrëngime Rama me Erdogan  në Tiranë, ndërkohë që Meta bën rebelin”, është titulli i artikullit të gazetës Naftemporiki që thekson se nuk është rastësi që ndërsa Erdogan iaguronte qindra shtëpi për të dëmtuarit nga tërmeti i 2019, disa kilometra më larg, në qytetin e Lezhës, presidenti Ilir Meta bënte homazhe tek monumenti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti në përvjetorin e vdekjes së tij. Për një vizitë simbolike në Shqipëri në një atmosferë tepër të ngrohtë ku presidenti turk ka përuruar projekte të financuara nga Turqia, bën fjalë artikulli i të përditshmes Kathimerini. Theksohet fakti që është vizita e parë zyrtare…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vizitën e presidentit turk në Shqipëri, Rexhep Taip Erdogan, e cila përkonte në të njëjtën ditë me 554 vjetorin e vdekjes së Skëndërbeut. Rama ka shkruar se data ka qenë rastësi dhe se në drejtim të tij ka pasur sharje e mallkime në emër të Skënderbeut. Postimi i Ramës: Dje, duke komentuar vizitën e presidentit të Republikës së Turqisë, disa miq këtu nuk u kursyen në sharje e në mallkime “në emër të Skënderbeut”! Rastësia e desh që vizita e djeshme të përkonte me ditën e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, çka…

Read More

Një nga çështjet më të përfolura në media dhe një nga diskutimet më të komentuara për të gjithë shqiptarët ka qenë pikërisht trekëndëshi i dashurisë Donald-Bora-Beatrix. Puthja e Donaldit me Borën “live”, si dhe lidhja e tij me Beatrix bëri një bujë të jashtëzakonshme, ndërkohë që reagimet kanë qenë të pakta, dhe nuk ka patur asnjë përballje.Mesa duket, për këtë është kujdesur vetë “Top Channel”, ku, sipas burimeve për “Pamfleti” po planifikohet hyrja e Bora Zemanit në “Big Brother VIP Albania” pikërisht natën e finales. Burimet thanë se një ide e tillë është hedhur në tavolinën e mbledhjes së produksionit.…

Read More

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga një person, i akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”. Policia ka mundur të arrestojë Vasil Priftin, rezident në SHBA teksa ka hyrë në Republikën e Shqipërisë përmes Rinasit. Prifti ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar me 6 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda. Ai dyshohet se ka shitur një apartament banimi, duke përdorur dokumente të falsifikuara. Njoftimi i Policisë: Tiranë/ Vijon puna për kapjen e personave në kërkim. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda. Në vijim të punës…

Read More

Janë ndarë pas 10 vjetësh bashkë, çifti i famshëm Michelle Hunziker dhe Tomaso Trussardi. Ata e zyrtarizuan ndarjen e tyre përmes një deklarate për shtyp, duke konfirmuar atë që thuhej prej disa kohësh. “Pas 10 vitesh bashkë, kemi vendosur të ndryshojmë planin tonë të jetës. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë rrugën e rritjes së vajzave tona të mrekullueshme me dashuri dhe miqësi. Ndarja jonë do të mbetet një rrugë e përbashkët dhe private. Nuk do të ketë komente të mëtejshme në lidhje me privatësinë e familjes sonë”, -thuhej në deklaratë. Kriza e çiftit ishte një nga thashethemet më të…

Read More

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka publikuar në rrjete sociale një fotogaleri nga vizita e tij në Shqipëri. Mbi fotot e publikuar, ku është kolazh e të gjitha momenteve që lideri turk kaloi në vendin tonë, ai shkruan: “Faleminderit Shqipëri, ju duam juve!”. Kujtojmë që presidenti turk, e nisi vizitën e tij në Shqipëri në qytetin e Laçit, ku inauguroi 522 banesat e ndërtuara me financim turk.Ai dënoj më tej organizatën FETO, tentakulat e së cilës sipas tij janë shtirë edhe në Shqipëri. Këtë vizitë zyrtare, presidenti turk e përmbylli me vizitën në përurimin e Xhamisë së Et’hem Beut, të…

Read More

Elena Curti, vajza biologjike e Benito Musolinit, është ndarë nga jeta. Huffington post shkruan se ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Acquapendente në moshën 100-vjeçare. Elena Curti lindi më 19 tetor 1922, ndërkohë që ajo ishte e bija e rrobaqepëses milaneze, por me origjinë nga Lodi, Angela Cucciati, që kishte një lidhje me Benito Musolinin, në vitin 1921.Angela Cucciati u takua me Musolinin në Milano për t’i kërkuar lirimin e bashkëshortit të saj, fashistit Bruno Curti, i arrestuar për një zënke me disa shokë, njëri prej të cilëve kishte qëlluar me armë. Benito Musolini në vitet në vijim…

Read More

Policia e Elbasanit ka arrestuar pronarin e një lokali pasi organizonte lojëra fati në lokal Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasi M. Q., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një aparat celular me programe që përdoren për vendosjen e basteve sportive.

Read More

Nga Brian Mcculloch/ “Connexion” Na ndajnë vetëm disa muaj nga zgjedhjet presidenciale në Francë. Raundi i parë do të mbahet më 10 prill, dhe i dyti, nëse do të jetë i nevojshëm, më 24 prill. Presidenti aktual, Emmanuel Macron, shpreson të jetë i pari që do të rizgjidhet në detyrë qëkur nisi praktika e mandateve5-vjeçare në vitin 2000. Por të paktën 6 kandidatë me peshë, dhe 9 të tjerë që kanë deklaruar synimin e tyre për të kandiduar, synojnë që ta mposhtin atë. Deklarimi i aspiratës nuk do të thotë se ata do të kandidojnë realisht. Kjo pasi që të…

Read More

Nënkryetarja e PD Grida Duma iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha duke iu referuar protestës së zhvilluar para nisjes së takimit të kreut të PD Lulzim Basha me gratë demokrate. Duma deklaroi se nuk ka mjerim më të madh për Berishën se të mbledhë 5 njerëz për bërë skena të tilla. “Shumë nuk e dinë se çfarë ka ndodhur atë ditë se ne e kemi zgjedhur një strategji, nuk e di sa na kuptohet nga jashtë , të durimit, përmbajtjes. Nuk kam dëgjuar një zonjë, apo një grua demokrate, apo një vajzë të re që na ndjek, që mos të thotë,…

Read More

29 pasagjerë nga Kosova, gjashtë prej të cilëve fëmijë kanë përfunduar në spital në Bullgari pasi autobusi me të cilin po udhëtonin mëngjesin e sotëm u aksidentua në qytetin e Kyustendilit, raporton media bullgare Struma.Sipas mediumit bullgar, aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30, kur autobusi me pasagjerë nga Kosova e ka goditur një kamion të ndaluar që transportonte dru. Drejtuesi i kamionit raportohet se po përpiqej t’u tregonte të tjerëve në trafik se një pemë kishte rënë në rrugë. Autobusi e goditi kamionin dhe ai doli nga rruga. Vendi i ngjarjes është ekzaminuar nga Policia, ndërkohë që për aksidentin ka nisur procedimi…

Read More

Një 27-vjeçar me iniciale Xh.K. është arrestuar nga policia pasi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e Bashkisë. Policia bën me dije se i riu është kapur në flagrancë dhe tashmë ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale të vjedhjes. Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. “Tentoi të hynte për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 27-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën…

Read More