Ish-konkurrentja e Për’puthen, Alvisa Qarri ka folur për opinionistin Arjan Konomi, me të cilin ka pasur shume debate në periudhën kur ishte në emision. Alvisa thotë se sjellja e Arjanit ndaj saj ka qenë shumë e ulët dhe ofenduese dhe se në këtë mënyrë opinionisti ka treguar edukatën e tij. “Ishte personale nga ana e tij mendoj unë, di që një opinionist vendoset në atë status sepse është me intelektual më i zgjuar, i kalon debatet me ato manipulimet e veta me zgjuarsi. Por Arjani ka bërë të kundërtën të paktën me mua, me ofendime. Me një nivel shumë të…
Author: tirana
Ekspozimi ndaj ‘hacker’-ave sa vjen e bëhet më i rrezikshëm. Ky problem është akoma më i theksuar te VIP-at e njohur, të cilët numërojnë shumë ndjekës dhe popullaritet në rrjetin social. Së fundmi, kjo ka ndodhur me këngëtaren e famshme Albërije Hadërgjonaj. Duket se asaj i është vjedhur llogaria e “Instagram”. Kjo gjë është dalluar nga emri i vendosur në llogari: Alejo Canova. Ndërkohë, të gjitha fotot e videot e publikuara më parë nga këngëtarja janë fshirë. Deri më tani, personi që ka ‘hack’-uar llogarinë nuk ka postuar ende asgjë, ndërkohë që nuk ka patur ndonjë reagim nga këngëtarja apo…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi sekuestron e pasurive të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Ky i fundit u arrestua për skemën e abuzimit me inceneratorët. NJOFTIMI I GJKKOKomunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 18.01.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shqyrtua çështja me nr. 13 akti, datë 07.01.2022 regjistrimi, mbi ankimin e të hetuarit (ankues) L.K., lidhur me “Heqjen e sekuestros preventive, të vendosur me vendimin nr. 484, datë 13.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë…
Një i ri i shpallur në kërkim për mashtrimin e kompanive të makinave me qira, është arrestuar nga policia në Kuçovë. Pas hekurave ra shtetasi Endri Koraqe, i cili akuzohet se merte makina me qira i kthente ato në pjesë këmbimi ose i braktiste në rrugë. Në kuadër të operacionit “Osumi” u sekuestrua dhe dy armë zjarri. Njoftimi i policisë:DVP Berat/Vijon kontrolli i territorit, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo me lëndë narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Osumi”. I shpallur në kërkim për mashtrim,…
Për Qeverinë e re gjermane nuk ka asnjë qëndrim të ndryshuar për Shqipërinë. Vendi ynë i ka plotësuar kushtet dhe duhet të hapen sa më parë negociatat me Bashkimin Evropian. Mesazhin e ka dhënë në Tiranë ministrja e re federale për Evropën, Anna Luhrmann. Pas takimit me zv. kryeministrin Ahmetaj, Luhrmann nënvizoi shpreson që ‘vetoja’ bullgare të marrë fund sa më shpejt, ndërkohë që nga ana e tij zv. kryeministri shqiptar tha se integrimi nuk mund t’i lihet lojërave të vendeve të treta. Ministrja gjermane mbështeti hapur edhe nismat si ‘Ballkani i Hapur’. Ajo tha se Procesi i Berlinit mbetet…
Një plagosje mes të rinjve ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se në pranga ka përfunduar një 25-vjeçar, me inicialet A.H, pasi ka goditur me mjet prerës personin me inicialet S.V. Policia informon se i riu, banues në fshatin Rromës, i ka thyer edhe xhamin e makinës të lënduarit. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 25-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi pronës”. NJOFTIMI I POLICISË: Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”…
Shqipëria ka mision kyç , jo vetëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, por edhe orientimit strategjik Euro-Atlantik në rajon. Kjo u konfirmua nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi gjatë vizitës së tij zyrtare në Romë, ku u takua me homologun e tij, Z.Lorenzo Guerini.Në qendër të diskutimit të dy ministrave të mbrojtjes ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në këtë fushë, i cili ndër vite rezulton shumë intensiv. Nga ana e tij, ministri Peleshi e falenderoi përzemërsisht homologun Guerini për mbështetjen e pakushtëzuar të Italisë për Shqipërinë, në rrugën drejt Bashkimit Europian. Duke folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, ministri…
Higjena dhe rregulli në shtëpi duket se është kthyer në një problem serioz. Për t’i nxitur drejt rregullit, pastërtisë dhe sistemimit ‘’Vëllai i Madh’’ ka vendosur të paralajmërojë banorët. Ata dënohen të lajnë me dorë të gjitha rrobat që ndodhen në lavanderi, gjithashtu të pastrojnë kuzhinën pas çdo vakti dhe verandën para së të shtrihen për të fjetur. Në rast shkelje të këtyre kërkesave ‘’Vëllai i Madh’’ lajmëron se do të merren masa.
Zv. kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministren Gjermane për Europën dhe Klimën, Anna Luhrmann. Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj tha se Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrat për hapjen e negociatave dhe shpreson që procesi të mos minohet nga aktorë të tretë. Sipas Ahmetajt, Shqipëria ka nevojë për hapjen formale të negociatave, për të treguar dhe te gjenerata e re se shpejt do të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane. “Vizita e ministres në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri është e treta pas Parisit dhe Brukselit, janë sinjal tejet…
Një debat i fortë është zhvilluar mes Einxhel dhe Donaldit mbrëmjen e djeshme. E gjitha ka nisur për punët e shtëpisë. Ka qenë Donaldi ai që ka thënë se vajzat kanë më shumë përgjegjësi në shtëpi. Mirëpo kjo nuk është pëlqyer nga Einxhel i cili i është kundërvënë dhe i ka thënë se nuk lan as ‘brekët’ e tij dhe ia ka larë ajo. Debati është agravuar aq sa dyshja janë kapur edhe për emrat e tyre. Donaldi: Moj Ëngjëll, kujdes moj Ëngjëll. Einxhel: Mos më thuaj mua Ëngjëll Donald, të të vijë zorë. Donaldi: Fjalë, fjalë, fjalë. Einxhel: Donaldi bën më pak punë…
Marash Kumbulla është një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve në Serie A. Situata e vështirë që po kalonte qendërmbrojtësi kuqezi, duke mos gjetur hapësira në formacionin e Romës, bëri që për Kumbullën të interesoheshin shumë klube. Nga Torino tek Fiorentina, ndërsa së fundmi në skenë doli dhe Napoli. Pavarësisht këtij fakti, drejtuesit e Romës kanë vendosur të mos pranojnë asnjë ofertë që vjen në drejtim të Kumbullës, duke e konsideruar të pashitshëm. Drejtuesit kanë besuar gjithnjë tek Kumbulla ndërsa së fundmi është bindur edhe Mourinho duke i kërkuar ndjesë publike pas ndeshjes me Cagliari. Vetë lojtari…
Prokuroria e Lezhës ka dërguar për gjykim dosjen e vrasjes se efektivit te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte te Shkodrës Xhuliano Prela ne muajin dhjetor te vitit 2020 ne Lezhes. Ne lidhje me kete ngjarje jane marre te pandehur dy persona Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku. Nga hetimet e kryera organi i akuzes ka dale ne konkluzionin se Redion Hysa eshte autori i dyshuar i vrasjes, ndërsa ndaj Nikoll Shernikut eshte ngritur akuza “Moskallezim Krimi”. Redion Hysa bashke me kusheririn e tij Sokol Hysa u arrestuan nga Policia e Lezhes me 28-dhjetor te vitit 2020, pasi kishin qëlluar me bresheri…