Ditën e sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 5 / 14 °C, në vendet e ulëta: 3 / 12 °C, në vendet malore: -1 / 6 °C. Era pritet të fryjë e lehtë, mesatare deri e fortë në bregdet
Author: tirana
Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka folur për situatën në Partinë Demokratike pas përplasjes Berisha-Basha. Haklaj deklaroi se pamjet e 8 janarit ishin të rënda, duke shtuar se kjo tentative ishte e njejtë si dikur në kohën e “Mehmet pushtuesit”. “Janë pamje shumë të rënda ato të datës 8 janar. Ne paralajmëruam çfarë do të ndodhë. Njoftuam opinionin publik, SHBA-të, qeverinë shqiptare. Grupe kriminale ishin përgatitur për grusht shteti, do të sulmonin Selinë. I pamë me shkallë si në kohën e Mehmet pushtuesit. Si në kohën e lashtë të Romës. Një numër i konsiderueshëm funksionarësh të PD-së ndodheshin…
Varianti Omicron i koronavirusit ka “mbërthyer” vendin tonë gjatë javëve të fundit. Lajmin e bëri të ditur mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti. Por, sipas Alimehmetit, varianti Delta vijon që të qarkullojë ende. Ai vijon të qarkullojë deri sa gradualisht do të “asimilohet” tërësisht. Nga fundi i janarit, në vendin tonë do të mbizotërojë tërësisht Omicroni. “Omicronit iu deshën 4 javë nga fillimi i ngritjes së rasteve. Javët e para të janarit këtu….diku nga fundit i janarit do të jetë 95 për qind. Delta do të jetë në qarkullim edhe për dy javë, por nuk ka gjasë që të kthehet më.” Mjeku…
Nga nënkryetar i Kuvendit, Alibeaj është tashmë kryetari i ri i grupit parlamentar të PD, duke zëvendësuar Alfred Rushajn. Pikërisht largimi i këtij të fundit u shoqërua me mister dhe shumë pikëpyetje. Alibeaj nuk e cilësoi si dramë kalimin e tij në këtë post, ndërsa tha se Basha dhe Rushaj janë marrë vesh për largimin e tij. “Nuk është dramë. Është bërë kalimi i një prej nënkryetarëve nga një pozicion në postin e kryetarit të grupit parlamentar. Në një konsent mes zotit Rushaj dhe Basha u bë ky kalim. Për mua ishte surprizë sepse unë besoj për këdo që është…
Në ceremonitë e inaugurimit, ndodh që gërshërët me të cilat pritet shiriti, rikthehen në tabakanë pa pasur një rëndësi specifike, por në rastin konkret, në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë Et’hem Beu, presidenti turk, Erdogan ka zgjedhur që t’i mbajë me vete.“Për hir të kësaj dite, gërshërët do i mbajmë për vete, nuk do i kthejmë mbrapsht, lutjet u bën”, tha Erdogan.
Një i ri shqiptar është arratisur nga rajoni i policisë së Akropolit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 me orën lokale, teksa i riu shqiptar, 18 vjeç ishte arrestuar me akuzën për vjedhje. I riu ishte shoqëruar sot në Gjykatë ku kishte marrë dënimin. Ai nuk kishte bërë apelim kështu që do të dërgohej në burg, ndërsa arratisja ka ndodhur në rrethana të paqarta. Policia ka publikuar fotot e tij, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve.
Evi Reçi është këngëtarja e talentuar dhe e dashur për publikun. Ajo ka bërë një sërë bashkëpunimesh me këngëtarin e njohur Flori Mumajesi. Ato kanë realizuar shumë këngë të suksesshme së bashku përfshirë kështu hitin “I ngjan asaj”, që dëgjohet ende, edhe pse pas 7 vjetësh. Ndërkohë, raporti i tyre është përfolur gjatë nga mediat rozë dhe portalet, të cilët kanë vënë re marrëdhenien e ngushtë midis dy artistëve, duke krijuar kështu dyshime për diçka më shumë midis tyre. Prej kohësh nuk ka patur ndonjë reagim nga dyshja, të cilët janë mjaft të rezervuar për jetën private, por së fundmim…
Eltion Merja, balerini i njohur që përfundoi eksperiencën në “Big Brother Vip” spektaklin e kaluar rikomentoi debatin e bujshëm të 11 viteve më parë me Ilirin, ndërsa zbuloi edhe detaje që nuk mundi t’i tregonte gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. I pyetur nga Bieta për jetën personale, veçanërisht për historinë e dashurisë me Rovena Dilon për të cilën u shkruajt nëpër portale, Tokja refuzoi të fliste. “Është diçka që i përket të shkuarës dhe nuk kam dëshirë ta komentoj”, u shpreh ai. Bieta: Kujtim i bukur? Eltioni: Unë gjithnjë kam kujtime të bukura, nuk kam kujtime…
Një asteroid, potencialisht i rrezikshëm për planetin tonë, do të kalojë pranë Tokës, duke shkaktuar, qoftë edhe përkohësisht, një alarm. Asteroidi i madh quhet “7482 (1994 PC1)” dhe diametri i tij kalon një kilometër. Shpejtësia me të cilën do të kalojë llogaritet në 70,415 kilometra në orë. Trupi qiellor do të jetë i vendosur në një distancë prej 2 milionë kilometrash nga Toka. Asteroidi që u gjet në vitin 1994 e bën shpesh këtë “udhëtim” dhe ka kaluar sërish nëpër tokë dhe akoma më afër atij që do të kalojë tani. Herën tjetër që do të jetë shumë pranë Tokës…
U inaugurua sot në Tiranë Xhamia e Et’hem Beut pas një restaurimi që iu bë me një investim të qeverisë turke.Presidenti i Turqisë uroi që faljet në xhami të dëgjohen nga zoti, duke premtuar vepra të tjera të tilla në shërbim të qytetarëve.“E lus zotin tim mos na le pa atdhe, pa fe, pa xhami, pa minare, pa dashuri, pa ujë dhe pa ajër” tha Erdoan në fjalën e tij.Në mesin e qytetarëve që kishin dalë në shesh, ishte edhe një vajzë që duket se është përlotur nga emocionet e fjalimit të Erdogan.
Nesër do të jepet edicioni i radhës i Big Brother VIP. Si çdo të martë dhe të premte në lidhje direkte me banorët do të zhvillohen ngjarje mjaft interesante ashtu siç ka ndodhur tani e më shumë se 100 ditë qëndrimi brenda shtëpisë së famshme të Shqipërisë. Por Vëllai i Madh për spektaklin e nesërm ka marrë një vendim të papritur që do të ndodhë për herë të parë. Përmes faqes zyrtare të Big Brother Vip në Instagram është dhënë lajmi se për herë të parë brenda shtëpisë do të eliminohen dy banorë brenda një nate. Në anën e kujt…
Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së xhamisë Et’hem Beut, pas restaurimi, kryeministri Edi Rama pati një moment të sikletshëm, pasi përkthyesi i ndërpreu fjalën pa e përfunduar. Rama nuk nguroi që t’ia thoshte këtë. Rama: Mos ma prit fjalën menjëherë, më lër të mbaroj fjalinë! Përkthyesi: Ju kërkoj ndjesë