Aleatët e PD nuk janë të bindur se Lulzim Basha mund të sjellë opozitën në pushtet. Në një intervistë për Ora Neës, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se po të kenë pak më shumë sens komunikimi Basha dhe Berisha mund ta kalojnë këtë pjesë.
“Po të kenë pak më shumë sens komunikimi Basha dhe Berisha mund ta kalojnë këtë pjesë. Në fakt e kanë çuar gjuhën kaq larg sa e kanë të zorshme për t’u marrë vesh. Kjo është një periudhë e vështirë, sepse në historinë tonë 30-vjeçare, një parti dhe një person rri më tepër në pushtet se sa 2 mandate.
Nuk jemi mësuar me këtë punë ne, pasi ishim mësuar me rrotacion. Rama është një njeri në mandatin e tretë, me disa vota të vjedhura, me disa të fituara e sajuara, ndërsa nga krahu tjetër kemi një hallakatje prej 5-6 muajsh që dominon politikën. Një person që mund të mundë Ramën mund të dalë nga PD ose nga një parti tjetër, sepse PD-ja nuk është kisha e politikës. Brenda dhe jashtë PD-së ka forca dhe ide, apo njerëz e propozime për t’u përballur me Ramën. Unë shpresoj që të kalojë kjo periudhë krize, pasi ky është një debat i munguar dhe duhet të ishte konsumuar prej vitesh. Unë them që duhet gjetur një rrugë bashkëpunimi”, tha Shehi.
Shehi shtoi se protestën e 8 janarit nuk e konsideron fare normale, si në raport me ata që vijnë me shkallë, po ashtu edhe ata që mbërthehen me trapan e fikse zjarri.