Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Po kërkonte ulje dënimi, i burgosuri nga Durrësi ndërron jetë nga Covid-19

18:06 / January 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
duu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Andrea Berberi, 76-vjeçari i burgosur nga Durrësi, kishte kërkuar uljen e dënimit të mbetur pa vuajtur dhe më 18 janar ishte caktuar dita e shqyrtimit të kërkesës së tij.

Berberi ka ndërruar jetë, po pavarësisht kësaj rrethane gjyqtarja Besiana Gërxanaj ka vendosur të pushojë çështjen për moskompetencë territoriale, pasi kërkuesi e vuante dënimin në IEVP Rrogozhinë, ku ishte transferuar, ndaj kërkesa për uljen e dënimit duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Kavajës.

76-vjeçari vuante në burgun e Peqinit dënimin e marrë 10 vjet më parë, kur u shpall fajtor për vrasjen me paramendim të një 42-vjeçari, fqinj i tij.

Krimi me motiv hakmarrjen ndodhi më 21 nëntor të vitit 2011 në Spitallë të Durrësit. Berberi qëlloi me breshëri plumbash, duke zbrazur dy karikatorë me fishekë mbi 42-vjeçarin Luan Puja.

Ngjarja ndodhi për motive hakmarrjeje. Disa muaj para vrasjes, në mars të atij viti, Berberi ishte dhunuar me grushte dhe levë hekuri nga viktima për një konflikt banal mes tyre.

E klasifikuar si plagosje e lehtë çështja pati përfunduar në gjykatë, po më 9 nëntor 2011, 12 ditë para vrasjes, gjykata e Durrësit kishte vendosur të pezullonte dënimin me burg të Pujës dhe ta linte atë në periudhë prove për 18 muaj.

I pakënaqur dhe me bindjen, siç pati deklaruar në gjykatë, se Puja donte ta vriste, Berberi vendosi të bënte drejtësi vetë. Pas vrasjes në mes të rrugës dhe hedhjes së armës në mënyrë demonstrative mbi trupin e viktimës, Berberi u arrestua disa minuta më pas në shtëpinë e vet.

Më 18 shtator 2012, gjykata e Durrësit e shpall fajtor dhe e dënon me 25 vjet burgim dhe 500 mijë lekë gjobë. Teksa vuante dënimin me burg, Berberi nuk kishte reshtur së kërkuari ulje të dënimit.

Më 18 nëntor të 2019, Berberi kishte përfituar një ulje dënimi prej 90 ditësh dhe pas kësaj kishte kërkuar sërish ulje dënimi.

Pas vendimit të gjykatës, për shpalljen e moskompetencës duket se mbetet e hapur kërkesa e të vdekurit për uljen e dënimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

09:43 / September 30, 2026

Rama publikon pamje nga stadiumi i Gramshit: Rilindja drejt përfundimit

08:49 / September 30, 2026

Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen dy shtetasit nga Bangladeshi

21:41 / September 29, 2026

Veliaj jep një pagë shpërblim për zjarrfikësit e Tiranës, 189 efektivë përfitues

21:11 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.