Kryeministri Edi Rama ka zbuluar mesazhin e parë që i ka dhënë Presidenti i Turqisë, Erdogan, në takimin e parë që kanë zhvilluar së bashku, kur ky i fundit ishte akoma Kryeministër i Turqisë. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit të shtëpive të ndërtuara nga qeveria turke në Laç, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Rama tha se në takimin e parë fare me Erdogan, ky i fundit i ka thënë se Shqipërinë dhe Kosovën i ka në zemrën e tij. Më tej, Rama theksoi se kur një gazetar gjerman e ka pyetur nëse e ka vërtet mik…
Author: tirana
Plakja dhe moti i ftohtë janë një kombinim jo dhe aq i mirë. Temperaturat e ulëta lënë gjurmë në shëndet dhe zmadhojnë shenjat fillestare të plakjes. Në këtë artikull të AgroËeb.org do të mësoni për 8 arsyet përse njeriu plaket më shpejt në dimër. Mungesa e lagështisë në ajër I ftohti dhe thatësia e ajrit nuk janë miqësore me lëkurën. Dimri arrin të prishë ekuilibrat e lëkurës duke shkaktuar skuqje dhe ndjeshmëri të lartë të saj. Kjo e fundit e bën lëkurën më të brishtë dhe rrit predispozitat për një plakje të parakohshme të saj. Nga ana tjetër, përdorimi i…
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz po shijojnë momente romantike brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Moderatorja dhe Dj kosovar kanë thyer akujt dhe tashmë flasin edhe për të ardhmen e tyre si çift. Por a po e pengon marrëdhënia Einxhelin sa i përket lojës? Në suitë, ku disa nga banorët po shijonin një mbrëmje meksikane, Iliri e pyeti nëse është më e fortë me Dagzin apo vetëm. Pasi u mendua për disa çaste ajo deklaroi se Dagzi nuk ka ndikuar në lojën e saj, përveçse e ka bërë më të lumtur. “Unë lojën time e kam bërë njësoj, si me…
ILD ka pranuar kërkesën e gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani për arritjen e një marrëveshjeje, ku pranonte shkeljen disiplinore në këmbim të një mase disiplinore më të butë. Gjyqtarja që u pa teksa sfilonte në Gjykatën e Elbasanit me në sfond këngë të fortësh. ILD thotë se vendosi të pranojë marrëveshjen bazuar në rrethanat e reja të krijuara: “Magjistratja ndryshe nga qëndrimi mohues lidhur me shkeljen disiplinore gjatë procedimit fillestar disiplinor ka marrë përsipër peshën e përgjegjësisë morale, ka kërkuar ndjesë, si dhe ka shfaqur pendesë lidhur me aktet e kryera nga ana e saj”.
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në lagjen nr.13 në Durrës. Shtetasi A. Ll ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë drejtuesi i automjetit është plagosur dhe është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor. Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 11:15, në lagjen nr. 13 Durrës, sipër urës së Dajlanit, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll. ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e…
Fundjava që sapo lamë pas ka qenë mjaft pozitive për një pjesë të madhe të legjionarëve kuqezi në Europë. Gola, paraqitje mjaft të mira e vlerësime të larta kanë marrë disa prej lojtarëve shqiptarë që luajnë në kampionatet e huaja. Klaus Gjasula ka qenë pa diskutim lojtari i ndeshjes në sfidën që Darmstadi i tij zhvilloi kundër Karlsruher-it në shtëpi. Mesfushori shqiptar gaboi në minutën e 22-të, teksa i dhuroi një gol kundërshtarëve, por ishte vetë ai që e korigjoi gabimin duke i dhuruar skuadrës së tij golin e barazimit pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë të lojës.…
Disa prej banorëve të Big Brother VIP janë akoma brenda shtëpisë që nga hyrja e tyre, pretendentët për çmimin e madh tani kanë kaluar 100 ditëshin. Mes tyre ndodhet dhe aktorja me prejardhje nga Tropoja, Arjola Demiri. Në një diskutim të radhës mes Einxhel dhe DJ Dagz, ky i fundit thotë se ajo nuk ka bërë asgjë, nuk ka qenë e përfshirë në asnjë debat përveç atij me aktorin Donald Veshaj. “Arjola këtu brenda nuk ka bërë asgjë, prej se kam hyrë kurrë në jetë një debat se ka bërë me askënd përveç atij me Donaldin”, tha ai. Kjo ka…
Është pritur me muzikë tradicionale turke presidenti Erdogan në Laç, ku do të përurohen 525 apartamente, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit Pasi të pranishmit e pritën përzemërsisht, Erdogan u ul pranë kryeministrit shqiptar, Edi Rama. E para që nisi fjalën në këtë ceremoni, ishte kryebashiakja e Kurbinit, Majlinda Cara. Kjo e fundit pohoi se është krenare për të gjithë punën që po bëhet në Laç dhe në të gjithë Kurbinin. “Laçi po ngrihet më i bukur se sa ishte. Por pse jo, do të jetë edhe shembull për qytete të tjera…
Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se në pranga ra shtetasi me inicialet D. U. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë ndalimi i shtetasit në kërkim Adem Shabani, banues në Elbasan, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj është larguar përfundimisht nga skuadra ruse e Nizhni Novgorodit. Balaj ka zhgënjyer me paraqitjet e tij, ku në 15 ndeshje të aktivizuara nuk ka arritur të dërgojë asnjëherë topin në fundin e rrjetës, duke detyruar kështu drejtuesit e skuadrës ruse ta largojnë. Klubi rus vendosi të ndajë rrugët me Balaj, duke e zyrtarizuar largimin përmes faqes së vetë zyrtare. Lojtari shkodran ka dhënë një prononcim të shkurtët për Nizhni Novgorodin, ku shprehet se tashmë është koha për të ndryshuar diçka në karrierën e tij. “Isha i lumtur që u ktheva në Rusi për të…
Barcelona mbetet në kërkim të një sulmuesi. Pista Morata ra përfundimisht me Juventus që e konsideron të pashitshëm, për këtë arsye, Xavi i ka propozuar drejtuesve të klubit një tjetër emër. Sipas “El National”, tekniku blaugrana kërkon në “Camp Nou” sulmuesin e Liverpool, Roberto Firmino. Brazilianit i skadon kontrata në verën e vitin 2023 por në përfundim të këtij sezoni të kuqtë mund të futen në negociata me çdo klub që kërkon shërbimet e tij pasi në të kundërt mund ta humbasin falas. Barcelona është e gatshme të investojë 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e Firmino.
Është vetëm 9 vjeç, por është një talent i vërtetë në matematikë. Bëhet fjalë për djaloshin e quajtur Leonardo, një 9-vjeçar nga Mostyn, Flintshire në Britani, i cili mori notën C në Matematikë të Mesme, lëndë që studiohet zakonisht nga nxënës 6-7 vite më të mëdhenj. Ai iu nënshtrua provimit në nëntor të vitit të kaluar, ku edhe doli fitues, duke marrë certifikatën përkatëse, ndërkohë që prindërit e tij, Emma dhe Michael thanë se ndihen tepër krenarë dhe të gëzuar për të birin. Ata thanë se pas marrjes së këtij provimi, po shikojnë mundësinë që në verën e këtij viti…