Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 554-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, kreu i shtetit shkruan se vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane. MESAZHI I METËS 🇦🇱 Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh! Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar.
Author: tirana
Dje Donalidit i është dërguar edhe një tjetër parashutë surprizë, por këtë herë nga mbështetësit e lidhjes së tij me Trixën. Sipër shtëpisë së “Big Brother VIP” ka fluturuar një parashutë në të cilën shkruhet: “Mbaje premtimin dem. Fito! Ëe love you Trixa, Donald & Fifi. Team Donald and Nanushat. Filoqyl”. Ky mesazh mesa duket është bërë nga fansat e tre personazheve, Donaldit, Beatriksës dhe Fifit, që la lojën disa javë më parë.
Sot bëhen 554 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ai vdiq më 17 janar 1468 në Lezhë. Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Mat. Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e…
Ky është kursi zyrtar i këmbimit valutor për ditën e sotme.
Këto janë faqet e para të gazetave për ditën e sotme.
Kuvendi në Maqedoninë e Veriut i ka dhënë mbështetjen e tij qeverisë së propozuar nga Dimitar Kovaçevski. Gjysmë ose para mesnate, 62 deputetë votuan pro qeverisë së re, 46 kundër, ndërsa nuk kishte abstenime. Kovaçevski është zotuar për zbutjen e krizës ekonomike dhe energjetike që e kanë burimin, sipas tij, tek pandemia e koronavirusit. Përparësi e qeverisë së re do të mbetet procesi i integrimit dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, që e ka bllokuar procesin për Shkupin. “Qeveria ka legjitimitet të pakontestueshëm sidomos me zgjerimin e deputetëve shumica është e sigurt. Zgjedhe do të ketë por në vitin 2024.…
Presidenti turk Recep Tajip Erdogan mbërrin sot në Tiranë, në një vizitë që ai do të zhvillojë në vendin tonë dhe që pritet të zgjasë rreth 13 orë. Erdogan nuk do të jetë vetëm në kryeqytetin shqiptar, por edhe në Laç, ku do të inspektojë nga afër punimet e bëra në zonën e Kurbinit në kuadër të procesit të Rindërtimit. Kjo vizitë e Erdogan në këtë 17 janar përkon pikërisht me 554-vjetorin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), simbolin e rezistencës shqiptare ndaj pushtimit të Perandorisë Osmane në trojet shqoptare dhe më gjerë në Ballkan. Madje dhe investimi i…
Java nis me reshje! Ditën e sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 8 / 12 °C, në vendet e ulëta: 6 / 12 °C, në vendet malore: -1 / 7 °C Era pritet të fryjë e lehtë.
Një banesë është përfshirë nga zjarri në Korçë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 06:15 në fshatin Dishnicë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se si pasojë e flakëve në banesën e shtetasit me inicialet I.B., ka marrë djegie trupore vajza e tij, shtetasja K.B, e cila ndodhet në spitalin rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, po punon për zbardhjen e rrethanave të saj dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Dashi Këtë javë, Marsi do ju bëjë më dyshues dhe nuk do e lini veten plotësisht të lirë. Nëse jeni në çift ka rrezik të keni probleme dhe debate të forta me partnerin tuaj për shkak të një keqmenaxhimi të financave të përbashkëta. Ju beqarët do dini si të veproni në çdo moment dhe jeta do ju marre një tjetër drejtim. Zemra do fillojë t’iu rrahë edhe më fort. Në planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin se gjithçka do rregullohet, vetëm se duhet të bëni edhe ju më shumë përpjekje. Për shëndetin do jetë periudhë goxha e vështirë. Do…
Me rastin e vizitës së presidentit turk Recep Tayip Erdogan përgjatë ditës së nesërme do të bllokohen disa akse rrugore. Për të rritur masat e sigurisë, policia ka njoftuar bllokimin e disa prej akseve më të rëndësishme si autostrada Tiranë-Durrës si dhe aksi Vorë-Rinas, përgjatë që nga ora 11:00 deri në 13:00 të ditës së nesërme. Ndërkaq, presidenti turk pritet të mbërrijë ditën e nesërme në Shqipëri rreth orës 09:00 teksa ceremonia e pritjes do të zhvillohet në 09:25. Më pas, kreu i shtetit turk do të niset drejt Laçit në një prej shtëpive të rindërtuara nga tërmeti i 26…
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSHMS informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 5280 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1697 qytetarë, në këto bashki: 745 në Tiranë, 89 në Durrës, 86 në Shkodër, 67 në Gjirokastër, 63 në Vlorë, 51 në Elbasan, 45 në Kamëz, nga 44 qytetarë në Lushnje, Fier, 34 në Lezhë, 31 në Berat, 29 në Sarandë, 27 në Mallakastër, 26 në Mat, 25 në Korçë, 24 në Dimal, 23 në Krujë, 20 në Vorë,…