Author: tirana

Dashi: Bëni kujdes nga xhelozia. Ndërsa në punë shmangni lodhjen e tepërt. Keni shumë projekte, por është mirë që të organizoheni vetë. Demi: Dita do të jetë tepër interesante nga pikëpamja e dashurisë. Ndërkohë në punë do të jetë një rënie e vogël dhe pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten. Kërkesat që keni në mendje duhet t’i bëni që sot. Binjakët: Në dashuri duket se është një atmosferë e qetë. Ndërsa në punë duket ka shumë mundësi për personat e vetëpunësuar. Nëse gjërat shkojnë keq, pranvera mund të sjellë një ndryshim. Gaforrja: Falë ndikimit të Hënës, do të…

Read More

Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është kapur me kanabis. Policia bën me dije se i riu R.L u arrestuar pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.”- njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë,…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit, Agron Kapllanaj gjatë takimit të kryedemokratit Basha me simpatizantët e kësaj force politike në këtë qytet ka treguar një histori që lidhet me kohën e dikurshme të ish-kryeministrit Berisha kur ishte mjek dhe profesor në universitet. Kapllnaj solli në vëmendje një vizitë që kishte kryer tek një mjeke e cila kishte qenë studente e Berishës. Në rrëfimin e saj të cilin Kapllanaj e solli për demokratët e Fierit, ajo i theksonte atij se është turp për një parti të djathtë që është drejtuar nga një ish-komunist si Berisha. Ndërsa ajo ka treguar…

Read More

Reperi i njohur Noizy ishte së fundmi i ftuar në “Why Not” në RTV Ora. Moderatorja Roza Lati i drejtoi një pyetje rreth Bora Zemanit, e cila është padyshim një ndër personazhet më të pëlqyera nga publiku. ‘T’i bëjmë qejfin shqiptarëve se e kanë merak. Nëse do jetoje në një shtëpi me Bora Zemanin, cfarë do të bëje? U izoluat, ra karantina, u mbyllët”, e pyeti Roza. Noizy tha se nuk e njeh personalisht Borën, por ndoshta do kishin gatuar dhe do kishin biseduar rreth emisionit të saj. “Nuk e di se nuk e njoh personalisht. Gatimin që do gatuaja…

Read More

Një qytezë e largët në Antarktidë është shumë mikpritëse për të gjithë, por për të jetuar aty ka vetëm një kusht: duhet të kesh hequr apendicitin. Kjo vlen edhe për fëmijët që shkojnë për të jetuar në ishullin Villas Las Estrellas, një ishull i vogël, pjesë e kontinentit të ngrirë, ku në verë raportohet se jetojnë deri në 150 persona, ndërsa në dimër vetëm 80. Qyteza, që është njëkohësisht edhe një bazë kërkimore, ndodhet në ishullin “King George” është zyrtarisht pjesë e territorit kilian në Antarktidë. Është vetëm një nga dy vendbanimet civile atje, ku njerëzit mund të jetojnë me…

Read More

Aurora ishte vetëm 16 vjeçe kur u njoh me ish-bashkëhsortin e saj i cili ishte 19 vjet më i madh se ajo. Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” të “E diela shqiptare”, ajo ka rrëfyer historinë e trishtë kur si pasojë e dhunës fizike nga ish-partneri i saj, ka humbur fëmijën e tyre. Aurora: Vinin djem të rinj të më kërkonin, por unë isha e tmerruar. Më thoshte mami: Si të duken, por unë i thoja që nuk dua sepse dua të bëhem murgeshë. Kisha frikë se mos e zbulonin ato se unë nuk isha më vajzë, do të më…

Read More

Pasditen e djeshme një mision që i ishte ngarkuar nga ‘Vëllai i Madh’ Beatrix dhe Donaldit shkaktoi debate dhe diskutime të shumta në shtëpi. Në një bisedë me Donaldin, Einxhel u shpreh se kjo gjë ishte pak e tepruar nga ana e çiftit. “Nga ana njerëzore kjo nuk bëhet si shaka fare, me e katandis tjetrën në atë farë feje. Nuk ka faj Arjola që nuk shkoi ta ngushëlloj se nuk e mërziti ajo. Nga ana njerëzore zgjidh një shaka tjetër”,i tha Einxhel e revoluar. “Unë po e qetësoja ti çfarë po bëje?”, i tha Donaldi. “Ti duhet të shkoje…

Read More

Ky është rrëfimi i një emigranti të paligjshëm të kapur në Shqipëri, në tentativë për ta përdorur vendin tonë si urë kalimi drejt BE. Është i moshës 20 vjeç dhe quhet Rida A. I riu tregon se hyri në Shqipëri nga Greqia në dosjen që Gazeta Si disponon. Mbasi iu është përgjigjur oficerëve dhe ka këmbëngulur se nuk është pjesë e një trafiku klandestinësh dhe se ka udhëtuar i vetëm, i riu nga Palestina ka kërkuar strehë, ushqime dhe veshje. “Jam refugjat nga Palestina dhe për një jetesë më të mirë u nisa drejt Perëndimit. Kur hyra nga Greqia vetëm…

Read More

Një tjetër tërmet i fortë është regjistruar në Greqi. Mësohet se lëkundjet me magnitudë 5.3 të shkallës rihter janë ndjerë 137 km në juglindje të Selanikut, në zonën detare në jug të Halkidikit. Thellësia ka qenë prej 5 km dhe deri më tani në mediat vendase nuk ka raportime për dëme në njerëz apo në ndërtesa. Kujtojmë se ditët e fundit në Greqi kanë qenë të shpeshta tërmetet, që kanë sjellë panik tek njerëzit, por për fat të mirë jo dëme në njerëz.

Read More

Në një apartament ne katin e 10 në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan pranë shkollës “Sulë Harri” ka rënë zjarr duke shkaktuar panik te banorët e të gjithë pallatit. Shkak është bërë një defekt në automat . Në momentin e zjarrit në banesë kanë qënë dy persona një i moshuar dhe një grua. Mbërritja e zjarrfikëses në kohë ka bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe shuarjen e flakëve. Vec dëmeve materiale fatmiresisht nuk ka patur persona të lënduar. Vec dy mjeteve të zjarrfikeses në vendngjarje mbërriti dhe policia e cila nisi hetimet për këtë rast. Duket se shkëndijat elektrike…

Read More

“Nëse e humb atë top, unë do të të vras”. Kjo ka qenë deklarata kërcënuese e trajneri Maksimiliano Algeri ndaj mesfushorit francez, Rabio, gjatë ndeshjes Juventus-Udineze. Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të “Zonjës së Vjetër”. Deklarata në fjalë bëri bujë në mediat italiane. Mediat italiane qartësojnë se Rabio ishe shumë pranë teknikut italian në momentin që po ndjente presionin e dy lojtarëve të Udinezes nga pas.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në homazhet e zhvilluara sot për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit shkodran, Ramazan Rragami. Në një prononcim për mediat, Meta tha se Rragami do të kujtohet si një emër i madh për kontributin që ka dhënë për futbollin shqiptar. Meta shprehet se Rragami nuk ishte vetëm një kampion në futboll, por edhe kampion në jetën e përditshme si qytetar. “Nuk mund të mos vija në Shkodër për t’i dhënë lamtumirën një futbollisti legjendë. Një emër që bëri historinë siç ishte Ramazan Rragami. Sa herë të kujtojmë atë barazim historik me Gjermaninë në vitin…

Read More