Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ndarja nga jeta e futbollistit, Meta: Rragami ishte kampion në sport dhe në jetë

14:01 / January 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta ne pogradec 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në homazhet e zhvilluara sot për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit shkodran, Ramazan Rragami.

Në një prononcim për mediat, Meta tha se Rragami do të kujtohet si një emër i madh për kontributin që ka dhënë për futbollin shqiptar.

Meta shprehet se Rragami nuk ishte vetëm një kampion në futboll, por edhe kampion në jetën e përditshme si qytetar.

“Nuk mund të mos vija në Shkodër për t’i dhënë lamtumirën një futbollisti legjendë. Një emër që bëri historinë siç ishte Ramazan Rragami. Sa herë të kujtojmë atë barazim historik me Gjermaninë në vitin 67’ që skualifikoi nënkampionët e botës, do kujtojmë Ramazan Rragamin. Sa herë të kujtojmë arritjet më të mëdha të futbollit tonë, në mënyrë të veçantë kualifikimin e shpresës sonë në vitin 83, në 8 më të mirat e Evropës, pasi skualifikoi dhe ajo Gjermaninë, do kujtojmë arkitektin e atij ekipi që ishte Ramazan Rragami.

Jam i bindur që të gjithë do ta kujtojmë gjithmonë, njeriun që vendosi rekord në historinë dhe që ndryshpoi rregulloren e UEFA-s, Ramazan Rragamin që ngriti kupën pasi goditi 7 herë nga pika e 11 metërshit dhe shënoi të shtatën herë. Njeri me kontribute të jashtëzakonshme për futbollin shkodran dhe shqiptarë. Ngushëllime më të sinqerta dhe të ndjera jo vetëm familjarëve, por bashkëpunëtorëve dhe komunitetit shkodran. Ramazan Rragami nuk ishte vetëm një kampion i zakonshëm në fushën e blertë, por kampion si qytetar në jetën e përditshme”, deklaroi Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

San Marino-Shqipëri/ Vendasit përpiqen të reagojnë, portieri Sherri shpëton kuadratin

22:22 / September 29, 2026

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

21:24 / September 29, 2026

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, katër ish-drejtuesit e UÇK-së “Qytetarë Nderi” të Tiranës

20:49 / September 29, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.