Author: tirana

Shteti fqinj kërkon punonjës sezonal për punë të ndryshme, ku punonjësve do u afrohet edhe mundësia për leje pune. Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Brendshme italiane, ku thuhet se aplikimet do të hapen nga data 1 shkurt, ora 9:00. Kuota maksimale për vitin 2022 është 69,700 leje pune. Po ashtu bëhet e ditur se 20 mijë leje pune nga totali i kuotës janë rezervuar për arsye të punës vartëse josezonale në sektorët e transportit të mallrave për palët e treta, ndërtimit dhe turizmit hotelier për qytetarët për vendet e mëposhtme: Kosova Shqipëria Algjeria Bangladeshi Bosnje-Hercegovinë Etiopia Gambia…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e konsideron shembull vendimin e Australisë për të dëbuar kampionin e tenisit, Novak Gjokoviç. Ai shkruan se rregullat dhe ligji janë njësoj për të gjithë. “LIGJI DHE RREGULLAT JANË PËR TË GJITHË NJËLLOJ! Mund të jesh kampion bote, por nëse duhet të jesh i vaksinuar dhe nuk je, të deportojnë e të nisin për në shtëpi dhe i thu shnet turneut. Vendimi i Australisë me tenistin Djokovic ishte shembull”, shkruan Balla. Vendimi unanim nga tre gjykatës federalë i dha goditjen e fundit shpresave të Gjokoviçit për të marrë pjesë në turnen “Australian…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë foto nga takimi i sotëm me demokratët e Fierit. Basha shkruan se kjo ishte një ditë për t’u çliruar nga hijet e të shkuarës dhe dinozaurët e tranzicionit që i kanë mbajtur peng për shumë gjatë. Ai thekson se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen plot shpresë dhe besim përmes vlerave dhe vizionit të Partisë Demokratike. “Ditë e mrekullueshme mes demokratëve të Fierit, të çliruar nga hijet e të shkuarës dhe dinozaurët e tranzicionit që për shumë gjatë na kanë mbajtur peng. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, plot shpresë dhe besim se përmes vlerave dhe vizionit…

Read More

Sytë tanë vuajnë në varësi të kushteve sezonale që shkaktojnë konjuktivit alergjik. Majde ka simptoma për t’u kujdesur, por trajtimi ndryshon në varësi të ekzaminimit te okulisti. Kanceri i syve është po aq i rrezikshëm! Por ajo që duhet të dini është: Konjuktiviti alergjik është inflamacion dhe acarim i konjuktivës, pra membranës së hollë që mbulon bulën dhe pjesën e brendshme të qepallave. Kjo gjendje është shpesh sezonale (pranverë), por në disa raste shfaqet gjatë gjithë vitit. Lloji që ekziston gjatë gjithë vitit është zakonisht për shkak të ekspozimit ndaj antigjeneve të tjerë si marimangat e pluhurit, qimet e kafshëve…

Read More

“Antonela kundër të gjithëve” është tema e kësaj të diele në Trotuar në “E Diell”. Shqipja dhe Antonela Berisha u përfshinë në një debat të fortë që lidhet me veprimet e bujshme të saj në Big Brother Vip. Shqipja e ka akuzuar se ka hyrë me një strategji të qartë në mendjen e saj, ndërsa Antonela e ka mohuar. Ndërsa Antonela bëri një deklaratë të fortë duke i thënë Shqipes se ajo është frustruar seksualisht. Shqipe: Nuk jam dakord për shumë prej të cilave që tha Antonela. Ti po gënjen, the nuk kam hyrë me strategji, por hyre me strategji.…

Read More

Kryeministri Edi Rama duke folur për gazetën prestigjioze ‘Financial Times’ mbi strehimin e afganëve në Shqipëri, është pyetur edhe se cili do të preferonte të ishte epitafi mbi gurin e varrit të tij. Rama ka theksuar se nëse do të kishte një epitaf në gurin e varrit të tij, ajo do të ishte; “piktori më i mirë midis kryeministrave – dhe kryeministri më i mirë midis piktorëve”. ‘Financial Times’ veçon edhe zyrën e kryeministrit të mbuluar me stilolapsa, ku ai pikturon teksa dëgjon gazetarin i cili e pyet për strehimin e afganëve në Shqipëri por edhe për pasionin e tij…

Read More

Turqia ka nisur që ta trajtojë formalisht Covid-19 si një grip të thjeshtë dhe të lehtësojë masat kufizuese në disa rajone dhe sektorë. Sipas agjencisë shtetërore të lajme, Anadolu, autoritetet nuk do t’u kërkojë më individëve të pavaksinuar që të bëjnë një test PCR për COVID-19 përpara se të përdorin aeroplanë, autobusë ose mjete të tjera transporti, ose përpara se të ndjekin ngjarje të tilla si koncerte, shfaqje ose filma. Duke cituar ministrinë e brendshme, Anadolu tha se nëpunësit civilë të pavaksinuar, punonjësit e sektorit privat dhe personeli i shkollës gjithashtu nuk do t’u kërkohet të bëjnë më një test…

Read More

Ditën e sotme policia në Tiranë ka vënë në pranga shtatë qytetarë dhe ka proceduar penalisht pesë të tjerë për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është edhe një 32-vjeçar në Tiranë i cili është vënë në pranga pasi ka përndjekur dhe kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme një 26-vjeçare. Po ashtu njoftohet se një 28-vjeçar ka kallëzuar se bashkëjetuesja e tij me iniciale A.D. është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Read More

Një shqiptar, i cili punonte si menaxher në një dyqan lulesh, ka përfunduar në prangat e policisë së Mestres në Itali, pasi akuzohet për trafik droge. I arrestuari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, kishte krijuar një sistem të posaçëm për shpërndarjen e lëndës narkotike te blerësit. Ai ishte vënë nën shënjestrën e agjentëve antidrogë pas sinjalizimeve në zonën mes Via Carducci dhe Via Piave se kryhej shpërndarje të lëndëve narkotike. Autoritetet kanë ushtruar kontroll në banesën e shqiptarit, ku është gjetur materiali i përdorur për ambalazhim, një shufër metalike, 20 gramë kokainë në disa doza të paketuara,…

Read More

Vitamina D rezulton të ketë një rol të rëndësishëm në pasojat e infektimit me koronavirus. Në këtë përfundim arrin një studim i kryer në Izrael, nga ekspertë të organizatës Klalit, ndër më të mëdhatë në fushën e shëndetësisë në këtë vend. Analizat e gjakut të më shumë se 40 mijë personave të rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 nga 1 Marsi deri më 31 Tetor, treguan se shumica e pacientëve me simptoma më të rënda infektimi i kishin nën normë nivelet e vitaminës D në gjak. Nivelet më të ulëta i kishin pacientët që patën nevojë të shtroheshin në spital për t’u…

Read More

Konfuzioni mendor është një gjendje në të cilën subjekti nuk është në gjendje të arsyetojë qartë, shkruan pazienti.it. Karakterizohet nga një ndjenjë çorientimi, paaftësi për t’u përqendruar, humbje e kujtesës dhe vështirësi në marrjen e vendimeve. Në varësi të shkakut themelor, problemi mund të zhvillohet papritur ose gradualisht. Në disa, konfuzioni është jetëshkurtër, në të tjerët është i përhershëm, siç është rasti me disa forma të demencës. Shkaqet e konfuzionit mendor përfshijnë: Pleqërinë, intoksikimin nga alkooli, traumat e kokës, mosbalancimi i ujit ose elektrolitit, demenca, infeksionet, mungesa e gjumit, nivele të ulëta të sheqerit ose oksigjenit në gjak si dhe…

Read More

Cikli “Mehmeti” ka nisur me sukses për Partizanin. Në Rrogozhinë, skuadra e kryeqytetit ka marrë një fitore me vlera duke mundur 0-3 Egnatian. Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë, pasi e para ishte më shumë një dominim steril i “demave të kuq” pa rrezikuar edhe aq serziosht portën kundërshtare. Në pjesën e dytë, menjëherë Esat Mala ka zhbllokuar rezultatin me një goditje të bukur me të djathtën në hyrje të zonës. Më pas ka ardhur goli i Skuka që është nisur në pozicion të rregullt dhe i pasuar nga Sota, ka mposhtur portierin Puja. Partizani ka trefishuar…

Read More