Author: tirana

Alfred Rushaj dha dorëheqjen dje nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke shënuar kështu një tjetër largim nga radhët e mbështetësve të Lulzim Bashës. Largimi i tij mësohet se ka ardhur si shenjë pakënaqësie ndaj vendimeve të fundit të Lulzim Bashës për të përjashtuar një numër të madh deputetësh nga PD. E nëse kjo është e vërtetë, atëherë Basha, jo vetëm që ka humbur një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, por ka humbur edhe shumicën e deputetëve në Qarkun e Tiranës. Nga 15 deputetë që Partia Demokratike mori në zgjedhjet e 25 Prillit në Tiranë, tashmë…

Read More

Pas vendimit të gjykatës Federale për t’u dëbuar nga Australia, ka reaguar tenisti serb Novak Djokoviç, i cili tashmë do të heqë dorë nga “Australian Open”. Ai pohoi se ishte i zhgënjyer me vendimin e kësaj gjykate. “Do të marr pak kohë për të pushuar dhe rikuperuar, përpara se të bëj ndonjë koment të mëtejshëm përtej kësaj. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me vendimin që hodhi poshtë ankesën kundër anulimit të vizës sime. Kjo do të thotë që nuk mund të qëndroj në Australi dhe të marr pjesë në ‘Australian Open’. Unë respektoj vendimin e Gjykatës dhe do të bashkëpunoj me…

Read More

Plot angazhime do të jetë kjo e diel për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilët do të zbresin në terren për t’u takuar me mbështetës të tyre demokratë. Ashtu siç u paralajmërua edhe dje, krydemokrati Basha do të jetë ditën e sotme në Fier, ku do të takohet me mbështes të tij, ndërkohë që takimi është parashikuar që të nisë në orën 11:00. Nga ana tjetër, Berisha ka njoftuar prej disa ditësh se sot do të jetë në Shkodër. Teksa kanë zgjedhur qytete të ndryshme, orari është i njëjtë, pasi edhe Berisha ka përcaktuar që…

Read More

Me debate dhe diskutime ka kaluar pasditja në shtëpinë e Big Brother. Shkak është bërë sjellja që Beatrix pati kundrejt Egzonës për shkak të një misioni që i ishte ngarkuar nga ‘Vëllai i Madh’. Beatrix duhet të dramatizojë lidhur me çdo situatë që ndodh në shtëpi, sfidë për të cilën ‘’shigjetoi’’ Egzonën. Këngëtarja aludoi se Egzona ka një pëlqim për Donaldin dhe si rezultat ka ndërhyrë shpeshherë në debatet e çiftit. Kjo gjë e ka bërë Egzonën të përlotet dhe të shqetësohet për gjithë tensionin e krijuar. “Çfarë po kujton familja ime që po e sheh këtë? Unë jam future…

Read More

Sezonin e fundit Jonida Shehun e pamë në “ABC News”, me “Radari informativ”. Po ashtu, për një periudhë kohe ka drejtuar emisionon “Soiree”, një program që mbante autorësinë e saj.about:blank Por, në fund të 2021-shit, u mësua se moderatorja do të largohej nga ky televizion, për tu bërë pjesë e “Euronews”. Sakaq, Revista Who ka zbuluar detaje nga lëvizja e saj mediatike. Emisioni i Jonidës do të quhet “Sot” dhe do të transmetohet çdo ditë, nga ora 17:00 deri në 19:00, në Euronews Albania. Ai do të jetë një ndërthurje e aktualitetit me elementet e shout, për ta bërë programin…

Read More

Koronavirusi ka shkaktuar deri më tani 5 519 380 viktima në të gjithë botën që nga fundi i dhjetorit 2019. Këto janë të dhëna të përpiluara nga AFP. Padyshim që në këtë listë kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 849 061 të vdekur, të ndjekura nga Brazili me 620 796, India me 485 350 dhe Rusia me 319 911. OBSH vlerëson, duke marrë parasysh vdekshmërinë e tepërt të lidhur drejtpërdrejt dhe indirekt me Covid-19, se numri i të vdekurve nga pandemia mund të jetë dy deri në tre herë më i lartë se ai i regjistruar zyrtarisht.

Read More

Deri më tani, të gjithë kemi kujtuar se kolla, ethet, të fikët dhe dhimbjet e trupit janë shenja të zakonshme të COVID Por përveç këtyre shenjave tipike, disa njerëz kanë përjetuar edhe simptoma të pazakonta të një virusi për të cilin ende nuk dimë shumë. Studiuesit ende po mësojnë për simptomat e çuditshme që shfaqen te disa njerëz dhe jo te të tjerët. Humbja e nuhatjes dhe shijes Mjeku Ali Jamehdor thotë se humbja e shqisës së nuhatjes dhe shijes njihet tashmë si një shenjë e zakonshme e infeksionit nga lloji ‘origjinal’ i coronavirusit. Me infeksionin Delta, flitet më pak…

Read More

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, do të vijë në Tiranë ditën e hënë(nesër) për një vizitë zyrtare. Sipas agjendës së publikuar në media, pas pritjes në aeroportin “Nënë Tereza”, Erdogan do të vizitojë qytetin e Laçit, ku do të bëhet edhe dorëzimi i shtëpive të ndërtuara pas tërmetit. Ndërkohë pas Laçit, Erdogan do marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë të restauruar së fundmi. Presidenti turk tha për ADN se Turqia e sheh Shqipërinë edhe si mike edhe si aleate të natyrshme. Ai tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në periudhën e tyre…

Read More

Kthjellimet mbeten prezente deri në mesditë në të gjthë territorin shqiptar, ku më të dukshme janë paraqitur në zonat bregdetare. Ndërsa pasditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit por vranësira të shpeshta shfaqen në zonat malore por pa rrezikuar shira. Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –4°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veri-verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Read More

A nuk është vërtet shumë acaruese kur dikush thjesht refuzon të pranojë gabimet e tij? Mund të jetë shumë e vështirë t’i bësh njerëz të tillë të kuptojnë se ku kanë gabuar. Nga të qenurit shumë të sigurt për veten e tyre deri tek mospranimi i gabimeve, ata zakonisht kanë një qëndrim shumë egoist. Dhe kështu, është më mirë të mos debatoni me ta, nëse doni të shmangni drama. Yjet na tregojnë se cilat janë shenjat e horoskopit që duket se nuk i pranojnë kurrë gabimet e tyre. Virgjëresha Këta njerëz lindin perfeksionistë, kështu që vështirë se u pëlqen mënyra…

Read More

Kushtet minimale të punës, vonesat e pagave dhe mungesa e regjistrave në klasa kanë bërë që mësuesit të paralajmërojnë protesta në të gjitha shkollat e kryeqytetit. Kushtet minimale të punës, vonesat e pagave dhe mungesa e regjistrave në klasa kanë bërë që mësuesit të paralajmërojnë protesta në të gjitha shkollat e kryeqytetit. Mësuesit kanë vendosur që protesta të fillojë më 19 janar, duke pezulluar orën e parë të mësimit. Siç ka njoftuar Sindikata e Arsimit nëse nuk merren masa për plotësimin e kërkesave, protesta do të zhvendoset përpara Zyrës Arsimore më 26 janar në orën 14:30

Read More

Ndeshja e sotme mes Tiranës dhe Vllaznisë duhej të ishte një test para syve të inspektorëve të UEFA-s për finalen e Ligës së Konferencës, por gjithçka ka dështuar në mënyrë spektakolare. Në pushimin e ndeshjes, tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit të vendosura atje. Ata fillimisht i kanë hapur në tribunën qendrore, e më pas i kanë hapur mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit, Përgjigja e mbështetësve kuqeblu ka qenë duke thyer stolat e gjuajtur tifozët e Tiranës me ta, duke detyruar policinë…

Read More