Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, komentoi vendimet e Këshillit Kombëtar të PD, për zëvendësimin e disa aktorëve politikë me të tjerë. Një prej ndryshimeve ishte dhe ndryshimi i kryetarit të grupit parlamentar, Alfred Rushaj me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj. Sipas Bardhit, ky ndryshim është bërë me konsensus të plotë dhe është vendosur që në këtë situatë që po kalon PD sot, ky vendim do të ishte i duhuri. Po ashtu ai foli dhe për të pezulluarit e përjashtuarit në parti. Për të përjashtuarit, Bardhi tha se nuk do…
Author: tirana
Lulzim Basha tha se 8 janari është vija e kuqe për ndarjen nga dhunuesit dhe organizatorët e saj. Kryedemokrati Basha tha se ka dorën e shtrirë ndaj çdo demokrati që do të forcojë PD. “Dua tju falenderoj të gjithë që krah për krah me njëri tjetrin vazhdojmë të jemi bashkë, për demokratët, për Partinë Demokratike. Në këtë sallë janë burrat dhe gratë, vajzat dhe djemtë e Partisë Demokratike, që me përgjegjshmërinë që i kanë ngarkuar demokratët, kanë si mision të mbrojnë Partinë Demokratike dhe të luftojnë të vetmin kundërshtar që kemi Edi Ramën. Për fat të keq, një pakicë brenda…
Ministria e Shëndetësisë, ka bërë publike personat e infektuar dhe viktimat nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur të infektuar 2.163 persona të infektuar me sëmundjen. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 3 qytetarë. Sa i përket të shëruarve në 24 orë, ato janë 882.Sakaq,inistria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në…
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha largoi nga postet drejtuese në komisionet parlamentare, mbështetësit e ish kryeministrit Berisha, të cilët i përjashtoi dhe disa prej tyre i pezulloi nga partia. Propozimet e Kreut të PD, Lulzim Basha këshillin Kombëtar, për komisionet parlamentare dhe Byronë e Kuvendit, emrat që vijnë e ikin: Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma – zëvendëson Albana Vokshin, e përjashtuar nga Partia Demokratike me vendim të kryesisë së PD. Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka – zëvendëson Agron Gjekmarkaj, i cili u miratua në postin e nënkryetarit të parlamentit. Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:…
Lulzim Basha tha se kreu i grupit parlamentar të PD do të jetë Enkelejd Alibeaj dhe jo më Alfred Rushaj. Ai tha se ky vendim u mor në bashkëpunim me Rushaj dhe kjo në kuadër të riorganizimit të PD. “Në zbatim të vendimit të Kryesisë, ku është vendosur që organizatorët e dhunës të mos mbajnë pozicione drejtuese në Grup Parlamentar, dua t’ju njoftoj ndryshimet që do ti propozoj Grupit Parlamentar. Kam vendosur që këtë ta ndajë më së pari me Këshillin Kombëtar të PD, ku është prezent e gjithë trupa drejtuese e partisë. Fillimisht dua tju informoj se me një…
Një fëmijë i vogël është trembur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Me siguri ky ka qenë qëllimi i Ramës mirëpo ai shihet që hap gojën sapo i vogli afrohet pranë tij. Në një video të shpërndarë në rrjet, Rama ulet dhe hap krahët drejt të miturit mirëpo kjo e ka frikësuar atë. ‘Hajde këtu, hajde këtu’-thotë Rama. ‘Shko te xhaxhi’- i thotë nëna fëmijës mirëpo as kjo thirrje e saj nuk funksionoi. Vogëlushi kthehet menjëherë dhe ikën me vrap i alarmuar pranë nënës së tij.
Kreu i PD Lulzim Basha, në një komunikim me demokratët bëri me dije se sot është pakica po pasurohet në kurriz të shumicës. Ai gjithashtu u shpreh se janë oligarkët ata që kërkojnë largimin e tij, por kjo u shpreh Basha nuk do të ndodhë, pasi thekoi se është i vendosur për të luftuar të keqen që ka pushtuar vendin. ‘Asnjë demokrat, në veçanti lidershipi demokrat nuk ka detyrë më të rëndësishme sot se sa ta kuptojë se nuk është ulur në karrige pushteti, por është mbi një piedestal përgjegjësie të jashtëzakonshme në kohë të jashtëzakonshme që nuk është thirrur…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD, në kuadër të zhvillimit të zgjedhjeve për kryetarin e ri. Në fjalën e tij para të rinjve, Basha tha se koncepti i politikës është ndryshimi dhe përmirësimi. Ai tha se ka ardhur koha t’i jepet fund tranzicionit 30-vjeçar dhe se të hiqet dorë, siç e quan ai të konceptit të “karrigeve të salduara”. “Dhe një herë faleminderit të gjithëve që jeni mbledhur në një ditë kaq të bukur, e bëni edhe më të bukur, në këtë takim tuajin, në…
Ramazan Rragami (lindur më 3 Prill 1944 në Shkodër, Shqipëri) është një ish-futbollist i kombëtares dhe trajner i Shqipërisë. Ai është gjithashtu një nga lojtarët më të shquar të të gjitha kohërave të KS Vllaznia Shkodër. Së fundmi ka qenë anëtar i Komisionit Disiplinor të Federatës Shqiptare të Futbollit Ramazan Rragami ka pasur një karrierë të shkëlqyer si lojtar dhe si trajner në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai filloi të luante me Vllazninë e Shkodrës, vendlindjen e tij në moshën 16 vjeçare. Kjo karrierë vazhdoi deri në vitin 1967, ku u rekrutua nga skuadra Partizani i Tiranës duke luajtur atje…
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Dunavat në Gjirokastër. Forcat e zjarrëfikse, kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët të cilat kanë depërtuar në ambientet e katit të parë dhe të dytë të banesës së Edmond Xhikut. Flakët po avancojnë në drejtim të banesave përreth, çka është krijuar një situatë shumë e vështirë për zjarrfikësit. Nuk dihen ende detajet e zjarrit të rënë, ndërkohë veç dëmeve materiale nuk ka lëndime në njerëz. Policia po punon për shkaqet.
Policia ka reaguar për kamionin e mbushur me drogë që është kapur në kufirin shqiptaro-malazez. Policia e Shtetit-Informacion- Në Malin e Zi është kapur një kamion, brenda të cilit, autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi, kanë gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Nga veprimet e para hetimore të përbashkëta të kryera nga autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi dhe të Policisë së Shtetit, paraprakisht rezulton se kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër. Grupi hetimor i ngritur në Policinë e Shtetit po vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale në territorin e…
Banori që la shtëpinë e “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme ishte Eltioni Ky i fundit doli në nominim nga Iliri, me të cilin kanë pasur debate të vazhdueshme, madje debatet kanë agravuar deri edhe në ofendime. Ajo që është vënë re pasi Arbana shqiptoi emrin e Eltionit si banor i eleminuar, është fakti se Iliri nuk u çua fare që ta takonte balerinin, duke qëndruar i vetëm në dhomën e ndenjes, ndërkohë që të tjerët përcollën banorin. Vetë Eltioni tha se ishte i vetëdijshëm që debati me Ilirin e kishte penalizuar dhe i kishte sjellë edhe eleminimin. ”Historia me…