Author: tirana

Dy vajza të reja, kushërira mes tyre e kanë pësuar keq pasi kanë vjedhur dajën e tyre. Dy vajzat 23 dhe 16 vjeçe kishin shkuar si mysafire tek daja e tyre, por i kanë vjedhur. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetaset E. D., 23 vjeçe dhe A. M., 16 vjeçe (kushërira), pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e dajës së tyre, shtetasit A. S., 37 vjeç”, deklaron policia.

Read More

Auron Tare Dokumenti i siguruar në arkivat e deklasifikuara amerikane, sjell informacion mbi bashkëpunimin e ish-Mbretit Zog me liderin e njohur komunist jugosllav, Tito, duke zbuluar detaje të reja mbi bisedimet që bëheshin në pranverën e 1952-it. Memorandumi i 28 majit 1952 është një raport ditor i hartuar për drejtuesit e lartë të OPC, drejtoria e famshme që merrej me operacionet klandestine, një organizatë e cila operonte në zonat gri të spiunazhit amerikan. Fatkeqësisht, ashtu si edhe në dokumente të tjera të dala nga ky arkiv, emrat e personazheve amerikane të OPC janë të fshira dhe në këtë mënyrë është…

Read More

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Lezha, se Lulzim Basha ka ne pronesi nje kompani bastesh ne emer te bashkeshortes. PD e cilëson Berishën mashtrues kronik dhe thekson se demokratët dhe Shqiptarët e panë me 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës “I braktisur nga demokratët, me hallin që sa vjen dhe i rritet, Sali Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra. Demokratët dhe Shqiptarët e panë me 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, urdhëruesit të dhunës mbi PD. Demokratët dhe Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me një mashtrues…

Read More

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti është ndalur tek përhapja e Omicron dhe rreziku i tij ndaj fëmijëve. Alimehmeti shpjegon se pavarësisht se Omicron ka një përhapje të lartë, ai nuk është më i rëndë sa Delta. Në njëfarë mënyrë epidemiologu hedh poshtë mitit se fëmijët janë ata që e vuajnë më shumë variantin e ri. Analiza: “Nëse duhet të ketë shqetësime, ato m’i lini mua, në mënyrë që fëmija im të ketë paqe.” Cit.: Thomas Paine Miti që qarkullon aktualisht është se: “fëmijët e vuajnë më shumë variantin Omicron”! Fakti është se: “SARS-CoV-2 gjithnjë i ka prekur shumë më lehtë fëmijët dhe…

Read More

Aktori i njohur, Ermal Mamaqi, ka bërë njoftimin zyrtar në Instagram ku shkruan se të martën do t’i bashkohet Big Brother-it. Teksa ndan një foto me Arbanën, ai kërkon mbështetje nga ndjekësit e tij. Nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë një shaka e Ermalit, i cili njihet për batutat e tij, por kjo nuk i pengon fansat që të mendojnë se ai do t’i bashkohet realisht shtëpisë më të famshme në Shqipëri. “Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë. Thank you”, shkruan Ermali në postimin…

Read More

Sërish lëkundje tërmeti në Veri të Shqipërisë. Tërmeti sipas IGJEUM u regjistrua 3 km në Juglindje të Fushë-Arrëzit në orën13:41, me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter. Kjo është lëkundja e disatë pas tërmetit të fortë 4.3 që tronditi dje jo vetëm rrethin e Pukës, por u ndje dhe në disa qytete të tjera dhe Tiranë.

Read More

Përfitimi i pagesave të paaftësisë së përkohëshme në punë (për shkak të sëmundjeve) që mbulohen nga sigurimet shoqërore mund të vijojë deri në gjashtë muaj, teksa për raste të caktuara kjo periudhë mund të shtyhet edhe me tre muaj më shumë. Të drejtën për të siguruar këto të ardhura për sëmundje e përfiton çdo person i siguruar, që përkohësisht vlerësohet nëpërmjet raporteve mjekësore si i paaftë për punë. Por kjo lloj paaftësie në asnjë rast nuk duhet të jetë si rezultat i ndonjë aksidenti të mundëshëm në punë, apo i ndonjë sëmundjeje profesionale. Për raste të tilla nuk mund të…

Read More

Studimet kanë treguar se një shëtitje pas një vakti është një nga gjërat më të mira që mund të bëjmë për shëndetin por ndonjëherë duket e pamundur, sidomos kur nxitojmë për në punë. Një hulumtim tregoi se ecja pasi keni ngrënë është gjithashtu e dobishme për parandalimin e diabetit të tipit 2. Studimi përfshiu njerëz të moshuar që ecnin 15 minuta pas një vakti, gjë që ndikoi në luhatje të vogla të sheqerit në gjak në orët në vijim. Gjithashtu, u zbulua se këto shëtitje të shkurtra pas darkës janë më të dobishme në uljen e niveleve të sheqerit në…

Read More

Përgatitjet për finalen e madhe të UEFA Europa Conference League, që luhet në Tiranë më 25 maj 2022, kanë sjellë në Tiranë këto ditë një grup ekspertësh të UEFA-s, që janë përgjegjës për çështjet e sigurisë. Në përbërje të delegacionit janë ekspertët e UEFA-s për sigurinë, Lukasz Nalewaj dhe Stephen Thomas si edhe Adrian Dinca, Kryetar i Grupit të Ekspertëve të Sigurisë në Këshillin e Evropës. Qëllimi i vizitës disa ditore është takimi me drejtuesit e disa institucioneve kyçe për rendin dhe sigurinë, roli i të cilave do të jetë themelor në organizimin e finales së majit të UEFA Conference…

Read More

Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, ambasadori William Walker ka kujtuar viktimat e Reçakut 23 vjet më parë, duke thënë se çdo vit nga 1999, është rritur rëndësia për atë çfarë ka ndodhur në Reçak. Në një video-mesazh në akademinë kushtuar masakrës në Reçak, Walker ka thënë se ai nuk do të harrojë kurrë atë që ndodhi 23 vjet më parë. Në 23-vjetorin e masakrës në Reçak, tre liderët e shtetit kanë deklaruar se masakra ne këtë fshat është data vendimtare për historinë e Kosovës. “Çdo vit nga 1999, është rritur rëndësia për atë që ka ndodhur…

Read More

Në aktivitetin për 30-vjetorin e FRESSH-it, kryeministri Edi Rama ka ftuar të rinjtë që të angazhohen në politikë për të mbushur në mënyrë cilësore kohën mes shkollës apo punës dhe gjumit. “Ne na ka këtu dhe mua më ka me vete”, theksoi kryeministri teksa nënvizoi se apeli dhe mesazhi i tij ishte për “ata këtu që nuk duan që fjalimi im të mbarojë”. “Këtu ka nga ata që mezi presin të shkojnë të hanë, ka nga ata që duan që fjalimi im të mos mbarojë se janë të tërhequr nga kjo punë, jo nga fjalimi im. Atyre u them besoni…

Read More

Nuk ka zgjatur më shumë se dy muaj aventura e Andriy Shevchenko në stolin e Genoas. Ish-trajneri i kombëtares së Ukrainës firmosi më datë shtatë nëntor të vitit 2021 duke zëvendësuar Ballardinin, megjithatë në fund nuk ia doli të merrte më të mirën prej skuadrës. Tekniku ukrainas drejtoi Genoan për 10 ndeshje nga të cilat fitoi vetëm një, por ajo ishte në Kupë ndaj Salernitanës. Sa i takon kampionatit, Shevchenko grumbulloi vetëm tre pikë si pasojë e tre barazimeve. Kështu, drejtuesit e Genoas duke parë gjendjen e skuadrës e cila renditet në vendin e parafundit dhe rrezikon mbijetesën në elitë,…

Read More