Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Siguria në stadiume, ekspertët e UEFA-s vizitë inspektuese në Tiranë

13:50 / January 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
air albania stadium albania poland 696x464 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përgatitjet për finalen e madhe të UEFA Europa Conference League, që luhet në Tiranë më 25 maj 2022, kanë sjellë në Tiranë këto ditë një grup ekspertësh të UEFA-s, që janë përgjegjës për çështjet e sigurisë.

Në përbërje të delegacionit janë ekspertët e UEFA-s për sigurinë, Lukasz Nalewaj dhe Stephen Thomas si edhe Adrian Dinca, Kryetar i Grupit të Ekspertëve të Sigurisë në Këshillin e Evropës.

Qëllimi i vizitës disa ditore është takimi me drejtuesit e disa institucioneve kyçe për rendin dhe sigurinë, roli i të cilave do të jetë themelor në organizimin e finales së majit të UEFA Conference League.

Ky grup ekspertët do të organizojë në vazhdim tre nivele trajnimesh gjatë kësaj vizite inspektuese. Trajnimi i parë është për steward-ët, trajnimi i dytë është për shërbimet e përbashkëta ku përfshihen FSHF, klubet, stadiumi, policia, shërbimi zjarrfikësve dhe shërbimi mjekësor, ndërsa trajnimi i tretë është trajnimi për policinë e shtetit.

Pasi ka zhvilluar takimet me drejtuesit e kompanisë së sigurisë, delegacioni ka zhvilluar ndërkohë edhe një takim me drejtorin e Departamentit për Sigurinë Publike dhe Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dhe Drejtorin e Rendit Publik, Ylli Vasili.

Në bashkëpunim me drejtues të Policinë së Shtetit do të shikohen dhe analizohen me shumë kujdes i gjithë procesi i aksesit në stadium, hyrje-daljet dhe kontrollet që bëhen për tifozët. Procesi i organizimit të finales së Conference League është kompleks dhe siguria është një ndër pikat më themelore të mbarëvajtjes së këtij eventi madhor për futbollin europian dhe atë shqiptar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.